I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
SHBA- Presidenti Joe Biden është zotuar se tranzicioni i pushtetit nga ai te Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të jetë i rregullt, ndryshe nga katër vjet më parë. Gjatë një fjalimi që mbajti mbrëmë para ligjvënësve demokratë në Shtëpinë e Bardhë, Biden kundërshtoi atë që ai e quan “përpjekje të pandërprerë” për të nënvlerësuar sulmin e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol nga një turmë mbështetësish të zotit Donald Trump. Turma bëri përpjekje të pengojë certifikimin e fitores së zotit Biden ndaj rivalit Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020
Presidenti Joe Biden tha se pas asaj që ndodhi në vitin 2021, 6 janari, dita kur sipas kushtetutës Kongresi çdo katër vjet certifikon rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, nuk mund të meret më si e mirëqenë që gjithshka do të shkojë qetë.
“Shpresoj që të mos e marrim më kurrë si të mirëqenë. Para katër vjetësh, më 6 janar, Kapitoli u sulmua nga një turmë e dhunshme. Nëse vini në zyrën ovale përpara se të largohem, do t'ju tregoj dhomën ngjitur në të cilën ish-presidenti, për tre orë e gjysmë po shihte çfarë po ndodhte në televizor. Demokracia jonë u vu vërtet në sprovë, por fatmirësisht, ajo mbijetoi. Arsyeja kryesore është guximi i policisë së Kapitolit dhe të njerëzve që qëndruan me ne. Mos i harroni kurrë”, tha Presidenti Biden.
Procesi i certifikimit, zakonisht një formalitet, u përmbys katër vjet më parë kur mbështetësit e Presidentit Donald Trump sulmuan dhunshëm Kapitolin. Ata bënë përpjekje për të ndaluar transferimin e pushtetit te demokrati Joe Biden, i cili kishte fituar zgjedhjet.
Shumica e protestuesve shkuan drejt Kongresit nga një tubim aty pranë ku Trump u kërkoi të “luftonin fuqishëm” kundër asaj që ai e quan “manipulim i zgjedhjeve”. Një mbështetëse e Trump, Ashli Babbitt, u qëllua për vdekje nga një oficer teksa u përpoq të hynte me forcë në ndërtesën e Kongresit. Oficeri i policisë së Kapitolit, Brian Sicknick, i plagosur ndërsa u përball me turmën, pësoi infarkt të nesërmen dhe sipas mjekëve vdiq nga shkaqe natyrore. Kongresi u mblodh disa orë më vonë më 6 janar për të përfunduar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë ai u kërkoi ligjvënësve demokratë të “thonin të vërtetën” për sulmin e 6 janarit dhe të mos lejojnin që historia e asaj që ndodhi të “rishkruhej apo edhe të fshihej”.
“Tani është detyra juaj të thoni të vërtetën, të mbani në mend atë që ndodhi dhe të mos lejoni që 6 janari të rishkruhet dhe as të fshihet. Duhet nderuar Kushtetutën, jo vetëm në ditët më të jashtëzakonshme dhe gjashtë janari është një nga ditët më të vështira të historisë amerikane, por çdo ditë. Tani, katër vjet më vonë, po largohem nga posti i presidentit dhe jam i vendosur të bëj gjithçka në fuqinë time për të respektuar transferimin paqësor të pushtetit”, tha Presidenti Biden.
Presidenti Biden kaloi pjesën më të madhe të vitit 2024 duke paralajmëruar votuesit se Trump është një kërcënim serioz për demokracinë e vendit. Javën e kaluar, presidenti i dha Medaljen Presidenciale të Qytetarisë Liz Cheney dhe ligjvënësit demokrat Bennie Thompson, udhëheqësit e hetimit të Kongresit për sulmin e 6 janarit në Kapitol.
Kongresi do të mblidhet të hënën në Uashington për të certifikuar fitoren e Trump në një seancë, që do të drejtohet nga rivalja që ai mposhti, Nënpresidentja Kamala Harris. Këtë herë nuk pritet dhunë, madje as kundërshtime procedurale, duke shënuar një rikthim në traditën amerikane që të transferimit paqësor të pushtetit presidencial. Presidenti Biden sqaroi se arsyeja pse ai do të veprojë ndryshe nga Presidenti i zgjedhur Trump dhe republikanët është se “rregullat dhe institucionet kanë rëndësi”.
“Traditat thelbësore që kemi respektuar prej kohësh në Amerikë përfshijnë certifikimin e zgjedhjeve dhe duke marrë pjesë në inaugurimin e një presidenti të ardhshëm”, tha Presidenti Biden. Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë të vogël me katër vende më shumë se demokratët, si dhe Senatin me gjashtë vende më shumë./ VOA
foto ilustruese KOSOVË- Të hënën u hodh shorti për renditjen e partive politike në fletëvotimet e zgjedhjeve parlamentar...
justin trudeau KANADA- Kreyministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka njoftuar në një konferencë për mediat dorëheqjen nga posti ...
justin trudeau KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka thënë se parlamenti i vendit do të shpërndahet deri më 24 mars, deri...
LAS VEGAS- Ekspozita e përvitshme e teknologjisë, CES, hapet të martën, më 7 janar. Shtypi u lejua aty gjatë dy ditëve t&eu...
justin trudeau KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka shpallur pak më herët dorëheqjen e tij nga posti si lider i shtetit dhe i Part...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi të hënën Elon Musk, pronarin e platformës së mediave sociale X, për nd&eu...
SIRI- Kamel Saqr, ish-drejtor i zyrës së mediave në presidencën siriane ka zbuluar informacione të reja rreth orëve të fund...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti se fundmi ka folur në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit të vend. Gjatë fjalë...
Foto KINË- Rritja e rasteve me virusin metapneumovirus (HMPV) në Kinë ka ngjallur frikë për përhapjen e këtij virusi edh...
Foto ilustruese BRUKSEL- Një person i armatosur me thikë u arrestua të hënën në mëngjes në Bruksel pasi u përp...