Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...

LAS VEGAS- Ekspozita e përvitshme e teknologjisë, CES, hapet të martën, më 7 janar. Shtypi u lejua aty gjatë dy ditëve të mëparshme.
E njohur më parë si Consumer Electronics Show, CES sjell pjesëmarrës dhe ekspozues nga e gjithë bota.
Në vitin 2024, ekspozita pati mbi 138,000 pjesëmarrës. Organizatorët, Shoqata e Konsumatorëve të Elektronikës, presin të shohin një pjesëmarrje edhe më të madhe në ekspozitën e këtij viti.
Mbi 4,500 kompani pjesëmarrëse, përfshirë 1,400 kompani të reja, pritet të vendosen në një sipërfaqe prej 232 mijë metrash katrorë.
"Panairi CES nuk është vetëm i rëndësishëm në kalendarin e konventave, por është edhe një ngjarje e madhe për Las Vegasin. Është vërtet konventa jonë e parë e madhe e vitit kalendarik. Dhe ne e presim me padurim çdo vit, jo vetëm nga pikëpamja e konventës, por edhe nga pikëpamja e vizitorëve nga jashtë vendit. Hapësira që zë është mbi 232 mijë metra katrorë. Për fat të mirë, Vegasi e ka këtë hapësirë. Ky panair zhvillohet në tre qendra të ndryshme në të gjithë qytetin”, thotë Molly Castano, nga Autoriteti i Konventave të Las Vegasit.
Ndër kompanitë e mëdha që marrin pjesë këtë vit janë Nvidia, Sony, Samsung, LG dhe L'Oréal.
Dhe teknologjia për të cilën do të interesohen të gjithë do të jetë inteligjenca artificiale.
Nëse viti 2023 ishte një vit befasish në lidhje me inteligjencën artificiale, 2024 ishte viti për t'u përpjekur për ta përdorur inteligjencën artificiale për funksione të dobishme, pa kosto të larta.
Teknologjia e inteligjencës artificiale është futur në një numër në rritje shërbimesh teknologjike, pavarësisht nëse e dëshirojmë apo jo - për shembull, nëpërmjet përgjigjeve të hartuara nga inteligjenca artificiale në rezultatet e kërkimit në internet, ose teknikave të reja të inteligjencës artificiale për përpunimin e fotografive.
Produktet me inteligjencë artificiale pritet të dominojnë në panairin CES 2025.
Nvidia, në veçanti, pritet të tërheqë vëmendje të lartë me kartën e saj të re grafike për lojërat elektronike, të shumëpriturën GeForce RTX 50.
"Mendoj se ky mund të jetë viti që inteligjenca artificiale fillon të përmbushë potencialin e saj. Mendoj se pati disa vite kur kompanitë nxituan ta vendosin inteligjencën artificiale kudo dhe thjesht provuan shumë gjëra për të parë se çfarë qëndron. Shpresoj se do të jetë më e përhapur, se nuk do të jenë vetëm disa veçori që mezi i gjeni, por do të jenë të vërteta. Gjëra që do të jenë thelbësore për produktet që njerëzit përdorin çdo ditë”, thotë Anyron Copeman, redaktor në faqen e teknologjisë “Tech Advisor”.
Do të ketë gjithashtu pajisje për teknologjinë personale, transportin, klimën dhe të tjera.
Në panairin CES do të jenë të pranishëm edhe kompanitë më të mira të prodhimit të automjeteve, duke zbuluar gjithçka, që nga sistemet informuese dhe argëtuese të fuqizuara nga inteligjenca artificiale, projektimin holografik në të gjithë xhamin e përparmë të makinës, apo deri tek taksitë fluturuese dhe automjetet elektrike më të fundit.
Shumë nga pajisjet e paraqitura në panairin e Las Vegasit nuk do të dalin dot ndonjëherë në treg, por eksperti Copeman thotë se është një lloj "vështrimi në të ardhmen".
"Do të thoja se panairi CES vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për të parë se si do të jetë e ardhmja. Mendoj se shohim shumë pajisje konceptuale dhe gjëra që ndoshta nuk do të dalin domosdoshmërisht në treg. Por ajo që shihni janë shumë gjëra që më pas do të përfshihen në produktet në vazhdim, megjithëse ndoshta jo në të njëjtën formë. Do të shihni gjëra për të cilat nuk e kishit menduar më parë, diçka të ndryshme, që mund të ketë sukses”, thotë eksperti Copeman.
Panairi CES hapet të martën, më 7 janar, pas dy ditësh fushatash informimi në media./VOA
justin trudeau KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka shpallur pak më herët dorëheqjen e tij nga posti si lider i shtetit dhe i Part...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi të hënën Elon Musk, pronarin e platformës së mediave sociale X, për nd&eu...
SIRI- Kamel Saqr, ish-drejtor i zyrës së mediave në presidencën siriane ka zbuluar informacione të reja rreth orëve të fund...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti se fundmi ka folur në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit të vend. Gjatë fjalë...
Foto KINË- Rritja e rasteve me virusin metapneumovirus (HMPV) në Kinë ka ngjallur frikë për përhapjen e këtij virusi edh...
Foto ilustruese BRUKSEL- Një person i armatosur me thikë u arrestua të hënën në mëngjes në Bruksel pasi u përp...
Foto KOSOVË- Të hënën, subjektet politike në Kosovë janë pajisur me numra, me të cilët do të garojnë...
SHBA- Donald Trump ka kërkuar që të shtyhet dënimi i së premtes për çështjen e tij të shantazhit me a...
Mgdeburg GJERMANI- Numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg është rritur në gjasht&eum...
Kursk RUSI- Luftimet e ashpra po zhvillohen për të dytën ditë në rajonin Kursk të Rusisë pasi Ukraina nisi një...