Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug! Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
SHBA- Rreth 600 mijë shtetas nga Venezuela dhe më shumë se 230 mijë të tjerë nga El Salvadori që aktualisht jetojnë në Shtetet e Bashkuara mund të qëndrojnë në vend ligjërisht edhe për 18 muaj të tjerë, njoftoi të premten Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare, më shumë se një javë para se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën me premtimin për politika më të ashpra ndaj emigracionit.
Administrata e Presidentit Biden ka përkrahur fort Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme, përfitues të të cilit janë rreth 1 milionë njerëz nga 17 vende të ndyshme.
Statusi i Mbrojtjes së Përkohshme, i njohur me inicialet TPS, lejon individët që ndodhen aktualisht në Shtetet e Bashkuara që të qëndrojnë dhe punojnë në mënyrë të ligjshme në SHBA në rast se atdheu i tyre konsiderohet i pasigurtë, për shkak të fatkeqësive natyrore, konflikteve të armatosura apo ngjarjeve të tjera të jashtëzakonshme.
E ardhmja e programit të ‘Statusit të Mbrojtjes së Përkohshme’ është e pasigurt nën drejtimin e Presidentit Trump, i cili u përpoq të kufizonte ndjeshëm përdorimin e tij gjatë mandatit të parë si President.
Ekipi i tranzicionit të Presidentit të zgjedhur Trump nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia Reuters deri në publikimin e këtij lajmi.
Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare zgjati afatin e qëndrimit në SHBA edhe për 103 mijë shtetas nga Ukraina dhe 1900 nga Sudani, që tanimë jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Për José Palma, një 48-vjeçar nga El Salvadori, i cili jeton në SHBA që prejv itit 1998, vendimi do të thotë se të paktën tani për do të vazhdojë të punojë ligjërisht në Hjuston. Ai është i vetmi person në familjen e tij me status të përkohshëm; katër fëmijët e tij kanë lindur në SHBA dhe kanë shtetësi amerikane dhe bashkëshortja e tij ka marrë statusin e banores së përheshme në Shtetet e Bashkuara. Nëse afati i programit TPS nuk do të zgjatej, ai mund të dëbohej dhe ndahej nga pjesa tjetër e familjes. "Më sjell pak paqe. Më ofron pak qëndrueshmëri”, shprehet ai.
Ky status i lejon individët që të qëndrojnë ligjërisht në vend, por nuk u siguron atyre një rrugë afatgjatë drejt marrjes së shtetësisë. Ata varen nga qeveria, nëse do ta rinovojë statusin e tyre kur të skadojë. Kritikët konservatorë kanë thënë se me kalimin e kohës, rinovimi i ndodh automatikisht, pavarësisht gjendjes në vendin e origjinës së personit.
Njoftimi i së premtes, i cili erdhi pasi Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro mori detyrën për një mandat të tretë gjashtëvjeçar, "bazohet në emergjencën e rëndë humanitare me të cilën vazhdon të përballet vendi për shkak të krizave politike dhe ekonomike nën regjimin e Maduros", tha Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare
Ky Departament përmendi "kushtet mjedisore në El Salvador që pengojnë individët të kthehen", veçanërisht shirat e dendur dhe stuhitë në dy vitet e fundit.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe Nën Presidenti i zgjedhur, JD Vance kanë sugjeruar se do kufizojnë përdorimin e programit TPS dhe politikave që japin status të përkohshëm ndërsa zbatohet politika për dëbimet masive.
Në muajt e fundit, aktvitistët kanë shtuar trysninë ndaj administratës Biden për të kërkuar zgjatje të pragamit TPS për ata që tashmë janë përfitues si edhe për të mbrojtur njerëzit nga vende të tjera si Guatemala dhe Ekuadori./VOA
SHBA- Urdhrat e shumtë të evakuimit të dërguara gabimisht në celularët e banorëve shkaktuan panik dhe k...
Cetinje MAL I ZI- Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sigurinë në Malin ...
Foto ilustruese SLLOVAKI- Protestuesit u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë më 10 janar për ...
KOLUMBI- 10 persona, përfshir pesë anëtarë të së njëjtës familje kanë vdekur pasi një aeroplan i vog&eu...
LOS ANGELES- Të premten u shtua intensiteti i dy zjarreve më të mëdha që dëmtuan zonën përreth qytetit Los Anxhelos, n...
shtepia e bardhe UASHINGTON – Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesar...
SHBA- Një avion i Delta Air Lines me më shumë se 200 persona në bord u evakuua në pistën e asfaltit në aeroportin e Atlant&...
Foto ilustruese SHBA- Ndërsa Presidenti Joe Biden përgatitet të largohet nga posti, amerikanët kanë një pikëpamje më...
Verma KOSOVË- Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, tha se shpreson që procesi i normali...
Foto KOSOVË- Bashkimi Evropian ka deklaruar se është duke ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, q&eum...