Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

KOSOVË- Vendosja e çmimit prej 5 centë për qeset plastike ka sjellë rezultate të prekshme: importi ka rënë nga 1 milion kg në 2021 në vetëm 250 mijë kg në 2024. Që prej vendosjes së çmimit prej 5 centë për qeset plastike në vitin 2023, importi i tyre ka rënë ndjeshëm, ka njoftuar instituti Atlas përmes disa grafikëve të publikuara.
Sipas tyre, nga një milion kg në vitin 2021, importi i tyre ka rënë në 250 mijë kg në vitin 2024, duke rezultuar me rreth 1 milion euro kursime në vit.
“Vendosja e çmimit prej 5 centë për qeset plastike në tetor 2023 ka sjellë rezultate të prekshme: importi ka rënë nga 1 milion kg në 2021 në vetëm 250 mijë kg në 2024 – një kursim prej rreth 1 milion eurosh në vit. Kjo dëshmon se politikat fiskale mund të ndikojnë realisht në uljen e ndotjes mjedisore”, është thënë në postimin e institutit.
Atlasi ka bërë thirrje që qeset plastike njëpërdorimshe të ndalohen tërësisht. Tutje thuhet se Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit nuk ka publikuar ende të dhënat për prodhimin vendor, siç kërkohet me ligj, deri me 31 mars të çdo viti.
Në tetor të 2023-tës ka filluar zbatimi i Udhëzimit Administrativ për qeset e plastikës, i cili i ndalon tërësisht disa, e disa të tjera i bën me pagesë. Përdorimi i qeseve të plastikës falas është i mundur vetëm për qeset që përdoren për fruta nga 0 deri në 25 mikronë. Ndërkohë, qeset nga 25 deri në 50 mikronë kushtojnë 5 centë.
“Nga zero deri në 25 mikron do të lejohen vetëm qeset të cilat përdoren për fruta, të cilat nuk do t’i kenë mbajtëset. Ndërsa për qeset nga 25 deri në 50 mikron do të lejohet përdorimi i tyre, do të kushtojnë pesë centë, por nuk do të lejohen që të kenë logo të prodhuesve, apo logo reklamuese”, pati thënë ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu.
Përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit, kanë shprehur shqetësimin se qeset e plastikës, që shfrytëzohen për mbajtjen e produkteve ushqimore, hidhen më pas në çdo vend – në rrugë, në parqe, në lumenj.
“Ne, si qytetarë, jemi shumë pak të kujdesshëm. Ne shohim se për çdo blerje, marrim qese plastike në dyqane dhe pastaj ato qese i përdorim në shtëpitë tona për hedhjen e mbeturinave apo nevoja të tjera”, thotë Luan Hasanaj nga Organizata “Ta pastrojmë Kosovën”.
Kosova ka qenë vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor në të cilin qeset e plastikës për një përdorim ofrohen falas për konsumatorët.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2021 janë grumbulluar 485 mijë tonë mbeturina komunale – ku përfshihen edhe qeset e plastikës.
Gjatë një viti, mesatarja e mbeturinave për kokë banori është 273 kilogramë apo 0.75 kilogram në ditë. Për natyrën qeset e plastikës janë të dëmshme dhe atyre u duhen shumë vite të dekompozohen.
Përveç kësaj, kur qeset e plastikës shkatërrohen nën rrezet e diellit, në tokë lëshohen substanca toksike. Nga korriku i vitit 2021, Bashkimi Evropian ka fuqizuar direktivën që ndalon plastikën për një përdorim.
Produktet e plastikës për një përdorim përfshijnë: pjatat, gotat, shkopinjtë për pirje dhe ato qese që, sipas BE-së, shndërrohen në mikroplastikë dhe mbeten gjatë në mjedis. Qëllimi përfundimtar i BE-së është që deri në vitin 2030, çdo plastikë e mbetur të jetë e ripërdorshme ose e riciklueshme./ Monitor
ITALI- Qeveria italiane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut. 5 ditët e zisë u vendos&e...
pete hegseth SHBA- Pete Hegseth nuk u bë sekretar i mbrojtjes në SHBA sepse kishte rezymenë e një burri të madh shteti. Por presid...
SHBA- Çmimi i arit ka kapur një nivel rekord prej 3,500 dollarësh për onz gjatë javës së fundit të prillit 2025, duk...
SHBA- Pas një pauze prej shumë vitesh, qeveria amerikane njoftoi se do të fillojë mbledhjen e kredive studentore të pa pagu...
KOSOVË- Prokuroria e Ferizajt i ka kërkuar të martën gjykatës të urdhërojë një muaj paraburgim për gjasht&eu...
SUEDI- Tre flamuj të Gjermanisë Naziste janë varur ditën e dielë mbi një autostradë në Suedi. Policia u njoftua p...
GJERMANI- Më 22 prill 1945 u çlirua kampi i përqendrimit Sachsenhausen, ku vdiqën dhjetëra mijëra të burgosur. Të bu...
LONDËR- Raundi i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimorë për një armëpush...
UKRAINË- Vladyslav Rudenko ishte 16-vjeçar kur u kap nga forcat ruse dhe u mbajt për nëntë muaj në kampet për fëmij&...
VATIKAN- Presidenti i SHBA, Donald Trump ishte ndër liderët e parë që njoftoi se do të merrnin pjesë në funeralin e Pa...