Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
BERLIN- Koalicioni qeverisës i Gjermanisë ra të mërkurën pasi Kancelari Olaf Scholz shkarkoi ministrin e tij të financave dhe u hapi rrugën zgjedhjeve të parakohëshme, duke shkaktuar kaos politik në ekonominë më të madhe të Evropës, disa orë pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Pas shkarkimit të Ministrit të Financave Christian Lindner të partisë “Demokratët e Lirë” (FDP), zoti Scholz pritet të kryesojë një qeveri të pakicës me Social Demokratët e tij dhe të Gjelbërit, partia e dytë më e madhe e vendit.
Atij do t’i duhet të mbështetet në një shumicë parlamentare të forcave të ndryshme politike për të miratuar ligje dhe ka në plan të thërrasë një votëbesim në qeverinë e tij më 15 janar, gjë që mund të shkaktojë zgjedhje të parakohëshme deri në fund të marsit.
Kancelari Scholz tha se do t'i kërkonte kreut të konservatorëve të opozitës Friedrich Merz, që është shumë përpara në sondazhe, mbështetjen për miratimin e buxhetit dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake.
Zoti Merz do ta japë përgjigjen në një konferencë për shtyp të enjten në mëngjes. Rënia e aleancës prej tre partish të zotit Scholz është pika kulmore e muajve të tërë mosmarrëveshjesh mbi politikën buxhetore dhe drejtimin ekonomik të Gjermanisë, ndërsa popullariteti i qeverisë ka rënë dhe forcat e ekstremit të djathtë dhe të majtë janë në rritje.
"Ne kemi nevojë për një qeveri që është në gjendje të veprojë, që ka forcën për të marrë vendimet e nevojshme për vendin tonë," u tha zoti Scholz gazetarëve.
Kancelari Scholz tha se e shkarkoi zotn Lindner për shkak të pengesave shkaktuar prej tij lidhur me mosmarrëveshjet buxhetore, duke akuzuar ministrin se ka vendosur partinë para vendit dhe ka bllokuar legjislacione pa baza.
Veprimi i tij vjen një ditë pas zgjedhjes së republikanit Donald Trump si president në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Evropa përpiqet të dalë me një qëndrim të bashkuar për çështje që nga tarifat e reja të mundshme nga SHBA deri te lufta e Rusisë në Ukrainë dhe e ardhmja e aleancës së NATO-s.
Kriza në qeverisje vjen në një pikë kritike për Gjermaninë, me një ekonomi në rënie, infrastrukturë të vjetëruar dhe një ushtri të papërgatitur.
Një tronditje politike mund të nxisë zhgënjimin në rritje me partitë kryesore të Gjermanisë në favor të lëvizjeve më të reja populiste, përfshirë Alternativën për Gjermaninë, (AfD) kundër emigrantëve.
Në kushtet kur Franca po përballet gjithashtu me pasiguri politike pas zgjedhjeve të parakohëshme këtë vit, problemet në dy ekonomitë më të mëdha të Bashkimit Evropian mund të pengojnë përpjekjet për të çuar më tej integrimin e bllokut në një kohë kur po përballet me sfida nga lindja dhe perëndimi./VOA
jack smith SHBA- Prokurori i posaçëm Jack Smith po peshon alternativat e mundshme për mbylljen e dy çështjeve federale kund&eu...
donald trump SHBA- Donald Trump bëri një fushatë që kishte në qendër maskilizmin e theksuar, duke u përpjekur në m&...
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris u përpoq të ngushëllonte mbështetësit e saj, veçanëris...
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkarkuar ministrin e tij të Financave Christian Lindner pas disa javësh grindje mbi drejtimin e ardhsh&e...
Republikani Donald Trump shënoi një fitore vendimtare mes ndasive të thella në vend. Fitorja e zotit Trump ekspozoi një dobësi t...
SHBA- Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris ka reaguar për herë të parë pas...
SHBA- Kamala Harris ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale kundrejt Donald Trump. Harris gjatë fjal...
SHBA- Presidenti Joe Biden foli sot me Presidentin e zgjedhur Donald Trump për ta uruar atë për fitoren e tij dhe e ftoi atë në ...
“Ti do të fitosh”, i thashë Donald Trumpit në telefon kur folëm për herë të fundit dhjetë ditë më...
SHBA- Donald Trump ka fituar edhe Michiganin. Siç raportohet nga 99 përqind e votave të numëruara, Trump ka marrë 49.75 përqin...