BOTA

BIRN: Radoiçiç blen prona të reja në pjesën elitare të Beogradit

n.f Përditësimi i fundit 31 Maj 2024, 16:20
BIRN: Radoiçiç blen prona të reja në pjesën elitare
Radoiçiç

SERBI- Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, ka blerë pasuri të re të paluajtshme në një lokacion prestigjioz në Beograd, shkruan Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN). Prokuroria e Lartë Publike në kryeqytetin serb e akuzon Radoiçiçin për disa vepra penale në lidhje me sulmin kundër Policisë së Kosovës në fshatit Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues serbë.

Radoiçiçi e mori publikisht përgjegjësinë për atë sulm dhe pranoi se ai ishte organizatori dhe udhëheqësi i grupit të armatosur. Nikolla Petroviç, kumbara i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, si dhe bashkëshortja e kumbarës së Radoiçiçit dhe partneri i tij në biznes, Zvonko Veselinoviç, blenë patundshmëri në lagjen e tij Dedinja, e cila është një nga lagjet më të shtrenjta të Beogradit.

Sipas BIRN, emëruesi i përbashkët për të gjitha këto prona është Davor Macura, pronari i Alta Bank, i cili përmendet në media si një biznesmen i afërt me regjimin e Partisë Progresive Serbe. Pronat në pronësi të Millan Radoiçiçit, sipas këtij portali hulumtues, ndodhen ndërmjet bulevardit “Princi Aleksandar Karagjorgjeviç” në njërën anë dhe rrugës “Užička” në anën tjetër.

Parcelat, të cilat ndodhen pranë njëra-tjetrës, kanë një sipërfaqe totale prej më shumë se 12.000 metra katrorë. BIRN zbulon se në dy parcela toke në bulevardin “Princi Aleksandar Karagjorgjeviç”, njëra prej të cilave i përket Radoiçiçit dhe gruas së tij, dhe tjetra Ljiljana Bozhoviçit, gruas së Zvonk Veselinoviçit, po ndërtohen ndërtesa, të cilat i kalojnë 1.500 metra katrorë.

Më tej BIRN zbulon se investitor në ndërtimin e objektit të Radoiçiqit është kompania “Danica Park” nga Beogradi. Deri më 21 maj të këtij viti, kjo kompani ishte investitore e objektit që po ndërtohet në parcelën e gruas së Veselinoviçit, kur ajo u bë investitore, sipas dokumenteve zyrtare. Vlera totale e parashikuar e punimeve në të dyja godinat është rreth 5.6 milionë euro.

Kompania “Danica Park” është në pronësi të Davor Macura, dikur pronar i këmbimores Alta, e cila më vonë bleu bankën Jubmes, e njohur sot si “Alta banka”. Vitet e fundit, disa media e kanë cilësuar Matsurun si një biznesmen të afërt me Qeverinë.

Këto nuk janë pronat e para në Dedinje në pronësi të Radoiçiqit, Petroviqit dhe Veselinoviqit. Ata janë gjithashtu fqinjë në një pjesë tjetër të Dedinjes, për të cilat BIRN shkroi më parë. Pas sulmit kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator, Radoiçiçi dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Paralelisht me politikën, ai zhvilloi edhe biznesin në Serbi në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë, duke fituar miliona të ardhura. Sipas një sondazhi të Radio Evropa e Lirë (REL), tri kompanitë e ndërtimit të udhëhequra nga Radoiçiç deri në vitin e kaluar kanë fituar më shumë se 23.5 milionë euro në vitin 2023. Siç shihet në raportet financiare, tenderë dhe dokumente të tjetra, të ardhurat në llogaritë e kompanive “Inkop”, "Novi Pazar-put" dhe "Betonjerka", janë fituar nga punët që paguhen nga thesari i shtetit.

Ndërtimi i autostradave të shpejta, mirëmbajtja e rrugëve lokale dhe ndërtimi i shtyllave për linjat e transmetimit ishin vetëm disa nga punët prej milionash të këtyre kompanive. Radoiçiç la punën ish-partnerëve të tij të biznesit, vëllezërve Zharko dhe Zvonko Vesellinoviç, biznesmenë nga veriu i Kosovës, të cilët - ashtu sikurse Radoiçiç - janë në listën e sanksioneve të SHBA-së që nga viti 2021, për shkak të dyshimeve për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.

Që nga vendosja e Radoiçiçit dhe Veselinoviqit dhe kompanive të tyre të ndërlidhura në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Beogradi zyrtar nuk i ka zbatuar ato sanksione, sepse nuk ka detyrime ndërkombëtare për këtë. REL-i gjithashtu shkroi në korrik 2022 se shteti i Serbisë u dha miliona vende pune kompanive të Radoiçiçit.

"Novi Pazar put" fitoi pesë kontrata për rehabilitimin e rrugëve lokale në jugperëndim të vendit, ndërsa "Betonjerka Aleksinac" prodhon shtylla për linjat e transmetimit për ndërmarrjen shtetërore të Energjisë Elektrike të Serbisë.

Edhe para sulmit në Banjskë, Radoiçiç ishte në arrati nga autoritetet e Kosovës, por për shkak të akuzave për korrupsion. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e cilësoi atë si një nga udhëheqësit e strukturave kriminale në veri të Kosovës. Prokuroria e Kosovës i lidh Vesellinoviqin dhe Radoiçiqin me vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç.

Ata përmenden si organizatorë të dyshuar të grupit kriminal, por ndaj tyre nuk u ngrit asnjë akuzë, pasi atëkohë ishin në arrati. Ligji i Kosovës nuk e lejon ngritjen e aktakuzave kundër të arratisurve, përveç nëse ato janë hetuar më parë.

Lista Serbe hodhi poshtë të gjitha akuzat për Radoiçiçin dhe vetë Radoiçiç foli për rastin Ivanoviç një kohë, duke thënë se ai "nuk ishte shoku më i ngushtë" i Oliver Ivanoviçit, por se ai "nuk ishte vrasës" dhe se ai " nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen” e politikanit.

Marrë nga REL

millan radoiçiç prona beograd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë