BOTA

Biznesmeni u gjet i vdekur në Milano, djali arrestohet në Barcelonë. Si e tërhoqi babanë në kurthin vdekjeprurës për 250 mijë euro

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2026, 18:44
Biznesmeni u gjet i vdekur në Milano, djali arrestohet në

Policia italiane, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Milanos, ekzekutoi të premten në Barcelonë, Spanjë, një mandat-arresti europian për rrëmbim personi të rënduar me pasojë vdekjen ndaj djalit 34-vjeçar të Alexandru Adarici.

54-vjeçari, me shtetësi ukrainase dhe rumune, ish-bankier dhe menaxher biznesi ra më 23 janar nga një B&B në Milano.

Djali 34-vjeçar dyshohet se ka “bashkëpunuar” në rrëmbimin e të atit për ta detyruar “të transferonte 250 mijë euro në kriptovaluta”.

Për ngjarjen, po kërkohen të paktën edhe katër persona të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në rrëmbim. Ka qenë djali ai që e tërhoqi të atin në kurth së bashku me persona të tjerë, mbi të cilët tani përqendrohen hetimet e Policisë.

Këta persona mund të kenë qenë prej kohësh aktivë në këtë lloj zhvatjeje parash në kriptovaluta. Po verifikohet nëse 54-vjeçari është vrarë dhe më pas është hedhur nga dritarja.

Dinamika

Hetimet e Policisë së Milanos dhe të prokurorit Rosario Ferracane, siç thuhet në një njoftim të shpërndarë, “kanë bërë të mundur të vërtetohet se i dyshuari, pasi e ka bindur të atin, një ish-bankier dhe biznesmen aktiv, së bashku me të, në sektorin e financës dhe investimeve, të shkonte në Milano për të marrë pjesë në një ‘takim’ pune” në atë pallat, “ka bashkëpunuar në rrëmbimin e tij me qëllim detyrimin për të transferuar 250 mijë euro në kriptovaluta.”

Sipas hetimeve, 34-vjeçarit i “ngarkohet edhe rënia nga dritarja e apartamentit” e ish-bankierit, edhe për faktin se djali ishte i vetmi “person i pranishëm në dhomë në momentin” e atij fluturimi nga kati i katërt. Ekspertizat teknike ka rindërtuar “historinë” e 54-vjeçarit dhe “lëvizjet e tij” dhe, “përmes analizës së kamerave dhe tabulateve telefonike, ka qenë e mundur të rikonstruktohen lëvizjet” e djalit, “duke vërtetuar rolin e tij në vdekjen e të atit”.

Në hetime, në bashkëpunim me Europol dhe Eurojust, morën pjesë edhe forcat e policisë spanjolle, në veçanti ato të Barcelonës, të cilat të premten në mëngjes ekzekutuan mandatin e arrestit.

Në misterin rreth vdekjes së ish-bankierit ukrainas, pas disa ditësh dyshimet u përqendruan pikërisht te djali, i cili ishte marrë në pyetje nga hetuesit spanjollë. Ai kishte rrëfyer një version pak të besueshëm, duke pretenduar se ai dhe i ati ishin rrëmbyer në atë apartament nga disa persona dhe se atij, megjithatë, i ishte thënë të kthehej në Spanjë, por pa e denoncuar ngjarjen.

Trupi i të atit, sipas ekzaminimeve mjeko-ligjore, kishte shenja dhune në qafë dhe në kyçe, të përputhshme me faktin se mund të ketë qenë i lidhur dhe i rrahur. Një burrë ishte parë atë pasdite të dilte në dritaren nga ku kishte rënë ish-bankieri dhe më pas i njëjti person, ishte parë duke dalë nga ndërtesa. Ai ishte kryqëzuar me kujdestaren, së cilës në anglisht e  kishte pyetur se çfarë kishte ndodhur. /PiranjatNews/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?