Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
LINDJA E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përfundoi një udhëtim në Lindjen e Mesme, ndërkohë që nuk ka njoftime për një armëpushim apo marrëveshje për pengjet mes Izraelit dhe Hamasit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, kryeministri Benjamin Netanyahu i tha zotit Blinken gjatë takimit të mërkurën se nuk do të pranonte asnjë marrëveshje që kushtëzonte lirimin e pengjeve me përfundimin e luftës në Gazë.
Kryeministri izraelit i tha Sekretarit Blinken se operacioni i planifikuar në qytetin Rafah do të vazhdojë me ose pa arritjen e një armëpushimi.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua të mërkurën në Tel Aviv me të afërmit dhe mbështetësit e pengjeve izraelitë që ende mbahen nga Hamasi, një grup militant që cilësohet si terrorist nga Shtetet e Bashkuara.
Zoti Blinken e ka vizituar rajonin shtatë herë që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit të nxitur nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Ai po synon arritjen e një armëpushimi që do të çonte në lirimin e pengjeve dhe do të sillte një pauzë të luftës që ka lënë të vrarë rreth 35,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës që kontrollohet nga Hamasi.
Kryediplomati amerikan dhe shefi i ushtrisë izraelite vizituan të mërkurën kalimin “Kerem Shalom” në kufi me Gazën. Zoti Blinken tha se Izraeli kishte bërë lëshime të dukshme për të lejuar më shumë ndihma për palestinezët dhe arritjen e një armëpushimi. Ai tha se bota po pret që Hamasi ta pranojë marrëveshjen e ofruar.
“Hamasi duhet të vendosë nëse do ta pranojë këtë marrëveshje dhe të përmirësojë situatën për njerëzit në Gaza, për të cilët pretendon se kujdeset. Nuk ka kohë për vonesa”, tha zoti Blinken.
Por zoti Blinken i dha fund turneut në Izrael, Jordani dhe Arabinë Saudite pa njoftime për një armëpushim.
Vëzhguesit kanë pritur arritjen e një marrëveshje më të gjerë, që do të përfshinte normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, ndoshta në këmbim të një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës në Gazë.
Kryeministri Netanyahu tha se nuk është i gatshëm t'i japë fund luftës për të arritur një marrëveshje për pengjet. Ai tha se sulmi i planifikuar ndaj qytetit Rafah, ku po strehohen të paktën 1 milion palestinezë, do të kryhet pavarësisht arritjes së një armëpushimi apo jo. Analisti Brian Katulis i tha Zërit të Amerikës se zoti Blinken nuk ka qenë në gjendje të bëjë përparime.
“Pengesa e vërtetë janë zërat brenda qeverisë së kryeministrit Netanyahu, që kundërshtojnë fuqishëm një shtet palestinez. Sauditët e kanë bërë të qartë se duan të shohin sa më parë arritjen e një armëpushimi në Gazë dhe angazhimin drejt ndërtimit të një shteti palestinez”.
Analisti Katulis tha se ishte në Arabinë Saudite javën e kaluar dhe se ka pasur shumë përparime për një marrëveshje ushtarake apo marrëveshje të tjera dypalëshe midis Uashingtonit dhe Riadit, por jo për një marrëveshje më të gjerë me Izraelin./VOA
MBRETËRI E BASHKUAR- Shkencëtarët kanë bërë një rindërtim të jashtëzakonshëm të asaj se si do...
Dorante-Day AUSTRALI- Në një kërkim të vazhdueshëm për të provuar pretendimet e tij, Simon Charles Dorante-Day, i c...
KOREJA E JUGUT- Parlamenti i Koresë së Jugut miratoi të enjten një ligj për të nisur një hetim mbi trazirat në rrug&eu...
foto ilustruese GAZA- Rindërtimi i shtëpive në Rripin e Gazës mund të zvarritet në shekullin e ardhshëm nëse ritmi ...
Emmanuel Macron FRANCA- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përsëriti të enjten se nuk e përjashton mundësinë e d&e...
Flamuj të BE-së të vendosur në selinë e bllokut evropian në Bruksel BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, P...
up SHBA- Nëse keni dashur ndonjëherë të qëndroni dhe të kaloni kohë në shtëpinë e filmit vizatimor "...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Është shoqëruar nga tensionet seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ku deputeti i PDK-së, Ferat...
Foto ilustruese KOSOVË- Deputetët e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albi...
Foto ilustruese RUSI- Nga një sulm me raketa të kryer nga Rusia më 2 maj në qytetin-port të Odesës janë plagosur 14...