Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se propozimi i Presidentit Joe Biden për t'i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit është ende i arritshëm, ndërsa i ka kërkuar Hamasit që ta pranojë atë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, kryediplomati amerikan ka theksuar gjithashtu edhe rëndësinë e planeve të pasluftës, për të rindërtuar Gazën dhe parandaluar një vakum sigurie atje.
Ndërsa trupat izraelite vazhdojnë të thellojnë depërtimin në Gazë në ndjekje të militantëve, kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi të hënën se aftësitë ushtarake të Hamasit pothuajse janë eliminuar.
"Po i afrohemi fundit të fazës së eliminimit të ushtrisë terroriste të Hamasit dhe do të vazhdojmë të godasim mbetjet e saj”, tha zoti Netanyahu.
Njoftimi erdhi ndërsa shefi i diplomacisë amerikane, Antony Blinken, i bëri thirrje Hamasit që të pranojë propozimin për paqe me disa faza. Ai foli gjatë një takimi në Institutin Brookings.
“Mendoj se propozimi i Presidentit Biden është i arritshëm. Do të ishte mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për t'i dhënë fund konfliktit në Gazë, për të ndaluar dhunën dhe rritur masivisht ndihmën, për t'i kthyer të gjithë në shtëpi, përfshirë pengjet amerikane”, tha zoti Blinken.
Sekretari amerikan i Shtetit tha se nuk duhet të ketë një vakum sigurie në Gazë pas përfundimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit
“Duhet të ketë plane të qarta, koherente dhe të arritshme për qeverisjen e Gazës, për sigurinë dhe natyrisht, për të ndihmuar njerëzit që të rindërtojnë jetët e tyre të shkatërruara”, tha zoti Blinken.
Një nga palestinezët, jeta e të cilit ka ndryshuar rrënjësisht dhe kërkon llogaridhënie, është Dr. Mohammed Abu Selmia, drejtor i spitalit Al Shifa. Ai u lirua të hënën nga një burg izraelit ku mbahej që nga nëntori.
“Na kanë torturuar keq, kam një gisht të thyer. Më goditën vazhdimisht në kokë, duke shkaktuar gjakderdhje disa herë. Torturat janë pothuajse të përditshme në burgjet izraelite”, tha Dr. Mohammed Abu Selmia, drejtor i spitalit Al Shifa.
Zyrtarët e burgut izraelit i thanë gazetës “Washington Post” se nuk ishin në dijeni të pretendimeve për tortura, duke shtuar se të burgosurit kanë të drejtë të paraqesin ankesa që do të shqyrtohen plotësisht.
Trupat izraelite bastisën vitin e kaluar spitalin Al Shifa, nën pretendimet se militantët e Hamasit po e përdornin atë si qendër komandimi. Zyrtarët e spitalit i mohuan akuzat.
Abu Selmia u lirua së bashku me rreth pesëdhjetë palestinezë të cilët u kthyen në Gazë për trajtim mjekësor./VOA
Foto nga vendi i ngjarjes INDIA- Së paku 105 njerëz, shumë prej të cilëve gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën ng...
MALI I ZI- Mali i Zi është goditur nga një stuhi e fuqishme ditën e sotme, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Si&cc...
IZRAEL- Të paktën tetë palestinezë u vranë gjatë sulmeve ajrore izraelitete ndaj qytetit të Khan Younisit, bënë t...
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orbán vizitoi Kievin të martën për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Kjo ë...
BRUKSEL- Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të In...
GJILAN-Një 61-vjeçar që rezultonte i zhdukur prej të enjtes së javës së kaluar është gjetur pa shenja jete. Vik...
NEW YORK- Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i qytetit të New York dhe këshilltar i Donald Trump, është përjashtuar në New York p&...
KOSOVË-Gjykata Themelore në Prishtinë, dega Podujevë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarës...
Vladimir Putin KAZAKISTAN- Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë takime me presidentin kinez Xi Jinping dhe pre...
SHBA- Ish guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley vazhdoi të tërhiqte mb&eu...