Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë të shtunën se bombardimet vdekjeprurëse të Rusisë në ditët e fundit, tregojnë se synimet e luftës së Moskës “nuk kanë ndryshuar”, prandaj bëri thirrje për sanksione të reja.
"Sulmet e tilla tregojnë se synimet e Rusisë janë të pandryshuara", shkroi Zelenskyy në Telegram të shtunën.
"Prandaj, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur jetën, për ta forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për t’i rritur sanksionet kundër Rusisë", shtoi ai.
Të paktën 20 njerëz u vranë si pasojë e sulmeve ajrore ruse gjatë natës në Ukrainën lindore, sipas zyrtarëve ukrainas. Një ditë më herët, Rusia kreu një sulm masiv me raketa dhe dronë ndaj infrastrukturës energjetike dhe gazin në disa rajone të Ukrainës.
Pas sulmit ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi se do të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë, e cila e nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.
Sulmi masiv, i 30-ti ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të gjerë nga Rusia në vitin 2022, është pjesë e një strategjie më të gjerë të Rusisë për ta goditur sektorin jetik energjetik të Ukrainës. Në dy javët e fundit, sulmet ruse kanë goditur në mënyrë të përsëritur objektet energjetike në rajonin e Odesës.
Pavarësisht mohimeve të përsëritura të Moskës se nuk e sulmon infrastrukturën civile, Ukraina dhe organizatat ndërkombëtare i kanë quajtur këto sulme krime lufte. Zelenskyy u ka kërkuar ditëve të fundit aleatëve të tij që t’i bëjnë trysni Rusisë për ta përfunduar luftën, me një armëpushim ajror dhe detar si hapi i parë.
Në një fjalim më 7 mars para sulmeve të fundit të Rusisë, Zelenskyy tha se Ukraina dëshiron paqe "sa më shpejt që është e mundur dhe është e vendosur të jetë shumë konstruktive".
"Tema është e qartë: paqe sa më shpejt, siguri sa më të besueshme", tha ai.
Trump nuk dha hollësi rreth masave të mundshme ndaj Rusisë. Ai kishte folur disa ditë pas inaugurimit të tij më 20 janar për mundësinë e përdorimit të "taksave, tarifave dhe sanksioneve" për ta shtyrë Rusinë të ulet në tryezën e bisedimeve, por nuk janë ndërmarrë masa të reja.
Duk folur në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë më 7 mars, Trump tha se ai beson se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron paqe, por sugjeroi se ai do të donte garanci më të forta nga Kievi.
"Mendoj se të dyja palët duan që kjo të zgjidhet", tha ai, por "e shoh më të vështirë, sinqerisht, të bashkëpunoj me Ukrainën, dhe ata nuk janë në pozitë të fuqishme".
Trump e mbrojti vendimin e tij këtë javë për ta pezulluar ndihmën ushtarake për Kievin dhe për të kufizuar ndarjen e informatave të inteligjent me Ukrainën, duke thënë: "Duhet të di se ata duan ta zgjidhin këtë. Nëse nuk duan ta zgjidhin, ne largohemi".
"Ukraina duhet të veprojë dhe ta bëjë punën e vet", tha ai.
Pavarësisht tensioneve, një delegacion nga Ukraina do të udhëtojë në Arabi Saudite javën e ardhshme për t’i takuar zyrtarët amerikanë me qëllimin për ta gjetur një kornizë për një marrëveshje paqeje.
Në ngjarjen e Shtëpisë së Bardhë me Trump më 7 mars, këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, tha se ai dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të takohen me delegacionin ukrainas në Arabi Saudite. Waltz tha se mendon se Shtetet e Bashkuara "do t’i kthejnë gjërat në binarë me Ukrainën"./REL
BOSNJE- Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se do të dërgojë trupa shtesë në misionin e vet paqeruajtës në Bosnje e H...
KORE- Presidenti i rrëzuar i Koresë së Jugut, Yun Suk-yeol është liruar nga burgu pasi prokurorët vendosën të...
presidenti gjerman GJERMANI- Ka përsëri më shumë armiqësi ndaj gruas, tërheq vëmendjen presidenti i Gjermanisë Fran...
sekuestrimet KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfiskuar granata dore, municion dhe pajisje të tjera ushtarake të premten mbrëma n&eum...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, ka thënë se veprimet e presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, p&eum...
SHBA- Një 67-vjeçar u vra nga skuadra e pushkatimit të premten në SHBA. I ekzekutuari, Brad Sigmon ishte dënuar me vdekje...
SHBA- Qeveria amerikane ka filluar kontaktet me Republikën Demokratike të Kongos në lidhje me mundësinë për ...
SHBA- Presidentit amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë pretendimet për një konfrontim mes Elon Musk dhe Sekretarit të Sh...
SHBA- Më shumë se gjashtë vjet pasi Donald Trump nisi një luftë tregtare kundër Kinës që në mandatin e parë ...
rubio, musk SHBA- Një përplasje dhe debat i tensionuar shpërtheu midis miliarderit, Elon Musk dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-s&...