Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Pamela Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme, u përball për dy ditë me pyetjet e senatorëve amerikanë. Kronika në vijim e korrespondentes së Zërit të Amerikës Katherine Gypson sjell qëndrimet e analistëve dhe dëshmitarëve gjatë seancës së konfirmimit në Senat mbi karakterin dhe integritetin e saj për të shërbyer në një nga postet më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara.
Gjatë një seance që zgjati dy ditë në Kapitol, Pamela Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme u zotua se do të ishte e paanshme, nëse konfirmohej nga Senati.
“Ndasitë partiake dhe shfrytëzimi i drejtësisë për qëllime politike do të marrin fund. Amerika do të ketë një shkallë drejtësie për të gjithë”, tha zonja Bondi.
Ajo ka shërbyer më parë si prokurore e përgjithshme e Floridas, si lobiste dhe ka qënë për një kohë të gjatë këshilltare e zotit Trump.
“Tetë vjet si prokurore e përgjithshme e shtetit të tretë më të madh në vend është një përgatitje e shkëlqyer për rolin e prokurorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara”, tha senatori republikan Chuck Grassley, kryetar i Komisionit të Senatit për Drejtësinë.
Senatorët demokratë janë të shqetësuar se ajo do të përndjekë kundërshtarët politikë të zotit Trump.
“Presidenti i zgjedhur Trump është zotuar jo vetëm të përdorë Departamentin e Drejtësisë për të avancuar interesat e tij politike, por dhe të kërkojë, siç ka thënë vetë ai, ndëshkimin e armikut nga brenda. Unë dua të di nëse ju do t'i thoni presidentit ‘jo’, nëse ju kërkohet të bëni diçka që është e gabuar, e paligjshme, apo antikushtetuese”, tha senatori i partisë demokratike Dick Durbin.
Zonja Bondi nuk përjashtoi hetimet ndaj kundërshtarëve të zotit Trump. Megjithatë, ajo siguroi senatorët se do të mbante qëndrim të paanashëm.
“Nuk do të punoja në një firmë avokatësh, apo si prokurore e përgjithshme (në Florida), nëse dikush do të më kërkonte të bëja diçka të padrejtë dhe unë të sillesha sikur e kam detyrim ta miratojë kërkesën”, tha e emëruara për postin e Prokurores së Përgjithshme, Pamela Bondi.
Një analiste i tha Zërit të Amerikës se zonja Bondi mund të vihet në pozitë të vështirë si prokurore e përgjithshme.
“Departamenti i Drejtësisë ka ruajtur historikisht një lloj pavarësie nga Shtëpia e Bardhë. Donald Trumpi nuk e vlerësonte këtë pavarësi. Ne e dimë këtë nga marrëdhënia që ai donte të kishte me ish Prokurorin e Përgjithshëm Barr dhe me të tjerët para tij; e dimë nga zhgënjimi që pati kur prokurorët e tij të përgjithshëm nuk e mbështetën”, thotë Claire Finkelstein nga Universiteti i Pensilvanisë.
Të enjten, gjatë seancës në Senat, dëshmitarët folën për karakterin e zonjës Bondi.
“Detyra e një prokurori është të ndjekë provat dhe ligjin pa frikë, apo favore. Pamela Bondi është prokurore me përvojë 20-vjeçare, që e kupton këtë. Edhe nëse ajo do të bënte diçka si prokurore e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara me të cilën unë nuk jam dakord, unë besoj se ajo gjithmonë do të respektojë ligjin. Ka disa çështje të rëndësishme ku unë dhe ajo jemi plotësisht dakord, siç është nevoja për të ndaluar hyrjen e drogës fentanil që është bërë deri më tani vrasësi më i madh brenda epidemisë së vazhdueshme të opioideve”, tha Dave Aronberg, ish ligjvënës shtetëror në Florida.
Një dëshmitare tjetër ngriti shqetësimin se përvoja e zonjës Bondi si lobiste e korporatave mund të rezultonte në konflikt interesi.
“Lista e saj e klientëve është e mbushur me klientë të diskutueshëm, disa prej të cilëve do të përfitojnë drejtpërdrejt nga fakti që ish-lobistja e tyre do të vihet në krye të Departamentit të Drejtësisë. Gjatë pesë viteve të fundit, ajo përfaqësoi 30 klientë nga korporatat e mëdha dhe kontraktorët e deri te një qeveri e huaj. Gjatë kohës së saj si prokurore e përgjithshme e Floridës, një hulumtim i fundit i gazetës ‘New York Times’ gjeti prova që dukej se demonstronin prirjen e saj të përgjithshme për të ndihmuar aleatët dhe lobistët e korporatave”, tha Lisa Gilbert, Presidente e organizatës joqeveritare 'Public Citizen’.
Nëse konfirmohet nga Senati, zonja Bondi do të ishte gruaja e tretë që mban postin e Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara./VOA
Biden SHBA- Presidenti Joe Biden njoftoi të premten vendimin për uljen e masës së dënimit për thuajse 2500 persona, të c...
Avioni i rrezuar KORE- Pupla zogjsh u gjetën në dy motorët e Jeju Air Boeing që u rrëzua në fund të ...
kabineti IZRAEL- Kabineti i sigurisë i Izraelit e ka rekomanduar miratimin e një armëpushimi, i cili do t’i jepte fund luftimeve n&eu...
Meteori KANADA- Një video është publikuar së fundmi ku duket momenti kur një meteori bie në pragun e një shtëp...
Foto GJERMANI- Tre deri në katër milionë gjermanë jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë të marrin pje...
Biden SHBA- Presidenti në largim i SHBA-ve, Joe Biden ka zhvilluar së fundmi një shëtitje në Shtëpinë e Bardh&...
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pasi miratoi armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve,...
Banjo ne Pompei ITALI- Një banjë ultra-luksoze është zbuluar si pjesë e një gërmimi të madh në qytetin e lasht...
Foto ilustruese KOSOVË- Valicon, agjencia lider e hulumtimit në rajonin Adria, në bashkëpunim me panelin e saj online Opinia.Club, ka p...
Foto ilustruese KINË- Epoka e kontrollit të lindjeve për shkak të mbipopullimit duket se ka përfunduar për mirë për...