Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi se ambiciet për anëtarësim në bllok dhe raportet e ngushta me Moskën nuk shkojnë së bashku.
“Harmonizimi me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe atë të sigurisë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen një zgjerim i zgjedhjes së tyre strategjike dhe përkushtim për anëtarësim. Mbajtja e raporteve të ngushta me regjimin e [presidentit rus, Vladimir] Putinit nuk është në përputhje me ndërtimin e të ardhmes së përbashkët me dhe brenda BE-së”, tha shefi i diplomacisë evropiane pas përfundimit të takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së që u mbajt në Luksemburg.
Si pjesë e takimit ministror, krerët e diplomacisë evropiane zhvilluan një drekë pune me homologët e tyre nga Ballkanit Perëndimor. Përshtatja me politikën e jashtme evropiane përfshin edhe sanksionet ndaj Rusisë dhe kjo ishte ndër temat kyçe të diskutimeve gjatë kësaj dreke pune.
Sipas Borrellit, BE-ja është e gatshme që gradualisht të thellojë integrimin dhe të zgjerojë mbështetjen për partnerët nga Ballkani Perëndimor. Por, ai tha se Brukseli pret që këto shtetet qëndrojnë së bashku me evropianët në mbrojtje të rendit ndërkombëtar dhe veçmas për çështjen e Ukrainës dhe masave të ndërmarra për të kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, kanë harmonizuar vendimet me BE-në sa i përket sanksioneve kundër Rusisë. Që nga nisja e pushtimit më 2022, BE-ja ka vendosur 14 runde sanksionesh ndaj Rusisë në përgjigje të agresionit kundër Ukrainës.
Në këtë takim, Kosova u përfaqësua nga kryediplomatja Donika Gërvalla. Ajo kërkoi integrimin e mëtejmë të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Në kohën kur në Evropë po përballemi me agresionin rus kundër Ukrainës, një Bashkim Evropian më i fortë është një përgjigje më e mirë për t'iu përgjigjur sfidave të së sotmes dhe të së ardhmes”, tha ajo.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, la të kuptohet se vendi i tij do të harmonizojë politikën e jashtme kur të anëtarësohet në BE.
“Ne biseduam [për sanksionet]. Serbia sigurisht do të ketë një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë kur të anëtarësohet në BE dhe do të jetë në pozitë të ndikojë në politikën e përbashkët të jashtme dhe atë të sigurisë”, tha ai.
Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë të janë në faza të ndryshme në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në bllokun evropian.
Nga këto, Serbia dhe Mali i Zi janë dy shtetet që kanë bërë më shumë përparim drejt anëtarësimit në bllokun evropian, pasi që kanë hapur disa kapituj në bisedimet për anëtarësim. Kosova, ndërkaq, është e fundit në rrugën drejt BE-së, pasi shteti ende nuk ka as statusin e vendit kandidat./ REL
Foto ilustruese NJU JORK- Gratë në Shtetet e Bashkuara kanë kursyer vetëm një të tretën e shumës që burrat kan...
Foto ilustruese KOSOVË- Një armë, pak fishekë, një shok pranë krahut. Në mes të vitit 1998, Bekim Shala qëndro...
Foto ilustruese SPANJË- Parlamenti spanjoll do të diskutojë ditën e nesërne nismën e grupit parlamentar të separatist&eu...
HAMAS- Pamjet e reja që tregojnë rrëmbimin e tre burrave izraelitë më 7 tetor janë bërë publike nga familjet e ty...
MAQEDONIA E VEIUT- Greqia akuzoi të hënën qeverinë e re të qendrës së djathtë të Maqedonisë së Veriut p...
INDONEZI- Pamjet rrëqethëse nga kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur një 22-vjeçare gjatë palestrës në Indonezi, ...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se faza intensive e luftës me Hamasin në Gaza ë...
KOREJA E JUGUT- Zjarri i cili shpërtheu në një fabrikë në Korenë e Jugut ku dyshohet se është shkaktuar nga një s...
Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dje, iu ka bërë thirrje pjesëtarëve të polic...
Foto ilustruese SHBA- Gjetjet paraprake të hetimit të Komisionit Evropian tregojnë se Apple po shkel ligjet e reja të BE-s&eu...