Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
BRUKSEL- Shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka diskutuar në Bruksel me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe avancimit të rrugës së Beogradit drejt bllokut evropian. Sa i përket dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Borrell ka kërkuar angazhim në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese mes palëve për normalizimin e raporteve.
“Përfaqësuesi i lartë Borrell ka ritheksuar se BE pret si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit, dhe të arrijnë pa vonesa marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e marrëveshjeve në përputhje me bazën ligjore të BE-së dhe të drejtës ndërkombëtare. Prioriteti më i lartë është të lëvizjet përpara me zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve. Përfaqësuesi i lartë Borrell ka rikujtuar se rrugët respektive evropiane të Kosovës dhe Serbisë kalojnë përmes dialogut”, tha BE-ja përmes një njoftimi për media.
Palët, që dialogojnë nga viti 2011, vitin e kaluar arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve. Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Por, BE-ja ka thënë se kjo marrëveshja e cila nuk është nënshkruar për shkak të refuzimit të Serbisë, por vlerësohet obliguese për palët nuk ka nisur të zbatohet. Gjatë takimit në Bruksel më 17 korrik me Gjuriqin, Borrell ka biseduar edhe për avancimin e rrugës drejt BE-së dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.
“Përfaqësuesi i lartë Borrell nënvizoi rëndësinë e përshtatjes së Serbisë me qëndrimet dhe vendimet e BE-së në politikën e jashtme dhe sigurisë, përfshirë edhe në kontekstin e luftës së agresionit të vazhdueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës. Përfaqësuesi i lartë ka shprehur pritjet e fuqishme të BE-së që Serbia të rrisë përpjekjet e saja drejt përshtatjes së plotë të qëndrimeve, përfshirë edhe masat restriktive”, thuhet në komunikatën e BE-së.
Serbia është shteti i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka mbështetur qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme, të cilat kanë të bëjnë me sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës. Megjithatë, BE-ja ka falënderuar Serbinë për ndihmën ofruar Ukrainës, pa specifikuar se për çfarë ndihme bëhet fjalë.
“Përfaqësuesi i lartë është në dijeni për ndihmën që Serbia po i ofron Ukrainës dhe popullit të saj”, tha blloku evropian.
Serbia, aleate e Rusisë, pavarësisht se nuk i ka vendosur sanksione Moskës, ka mbështetur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës./ REL
NEW YORK- Zyrtarët e qytetit të New York po përballen me një rritje të numrit të dyqaneve të paligjshme që shesin mari...
SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe gruaja e tij Usha duket se po zbeh poltësisht çiftin Trump. Në ditën e parë...
ITALI- Dy zjarrfikës kanë humbur jetën në itali teksa po shuanin një zjarr. Aksidenti ndodhi pasditen e së mërkurë...
KINA- Kina ka ngrirë bisedimet për kontrollin e armëve me SHBA-në në përgjigje të shitjeve të vazhdueshme të arm&...
MAQDONIA E VERIUT- Një pikëkalim i rëndësishëm kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, që shfrytëzohet...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, që mba...
SHBA- Nuk është sekret që Donald Trump ka një neveri ndaj qimeve në fytyrë. I përshtatur në mënyrë të f...
pamje nga ngjarja KINË- Të paktën gjashtë persona humbën jetën në një zjarr në qendrën tregtare t&eu...
Mashco Piro PERU- Një video e re dhe e pabesueshme tregon një fis gjuetarësh të cilët nuk kanë kontakt me botën, n&...
SHBA- Parlamenti Evropian ka hedhur poshtë një propozim të së djathtës ekstreme për të diskutuar për tentativën p...