
NEW YORK- Zyrtarët e qytetit të New York po përballen me një rritje të numrit të dyqaneve të paligjshme që shesin marijuanë që janë shfaqur në pothuajse në çdo cep të qytetit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen numri i tyre u rrit tejmase pas legalizimit të kanabisit. Tregu i kanabisit në New York vlerësohet të jetë rreth 4 miliardë dollarë. Por, pronarja e një dyqani të licencuar i tha Zërit të Amerikës se vitin e kaluar bizneset e ligjshme në Nju Jork siguruan një fitim prej vetëm rreth 40 milionë dollarësh.
Në një festival të marijuanës që u mbajt së fundmi në New York, të pranishmit tymosën hapur kanabis në publik, falë ligjeve që lejojnë qytetarët ta bëjnë këtë kudo ku lejohet pirja e duhanit. Kjo përfshin edhe rrugët e qytetit.
“Kjo të jep ndjesinë e lirisë. Në këtë shoqëri dhe në këtë botë ndihesh kaq e kufizuar, por në New York, në këtë moment, kemi mundësinë të jemi të lirë”, thotë Siddy Static, përdoruese e marijuanës.
Pavarësisht lejimit të konsumit publik të marijuanës, burimi i produktit mbetet një çështje e rëndësishme. Në shtetin e Nju Jorkut, mbi 100 dyqane të ligjshme po konkurrojnë me mijëra dyqane të paligjshme që u shfaqën shpejt pas legalizimit. Ligji fillimisht parashikonte vetëm gjoba për këto dyqane, duke bërë që shumë pronarë të dyqaneve të paligjshme të vazhdonin punën pa frikë.
Ky çekuilibër ka shtuar trysninë financiare mbi bizneset e licencuara siç është "The Travel Agency", një dyqan i ligjshëm i marijuanës në zemër të Manhatanit.
“Në shtetin e Nju Jorkut ky treg besohet të ketë një vlerë prej rreth 4 miliardë dollarësh. Vitin e kaluar, dyqanet e licencuara siguruan përfitim rreth 40 milionë dollarë. Pra, ka një hendek të madh dhe shpresa është që do të jemi në gjendje të hapim më shumë dyqane të ligjshme pasi të mbyllim të paligjshmet”, thotë për Zërin e Amerikës Arana Hankin Biggers, Drejtoreshë e dyqanit “The Travel Agency”.
Për të frenuar rritjen e dyqaneve të paligjshme, legjislatura e shtetit kohët e fundit u dha më shumë autoritet zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë për t'i mbyllur ato.
“Gjatë katër javëve të fundit, sipas ligjit të ri që është miratuar, në Nju Jork janë mbyllur gati 500 dyqane të paligjshme. Më parë autoriteti për të trajtuar këtë problem ishte i kufizuar.Tani që kemi kompetenca të reja shteti po vepron shumë më ashpër”, tha për Zërin e Amerikës John Kagia, Drejtor Politik i Zyrës së Nju Jorkut për menaxhimin e kanabisit.
Megjithatë, pronarët e dyqaneve të palicencuara argumentojnë se ato janë të nevojshme. Billy Bashkëpronar i një biznesi të paligjshëm të kanabasit
“Mbyllja e të gjitha dyqaneve është gjëja më e keqe që mund të bësh. Ka mbi tre mijë dyqane të palicencuara në Nju Jork dhe në tërësi vetëm 55 të ligjshme. Askush nuk do të dojë të presë në radhë për të blerë kanabis”, thotë për Zërin e Amerikës Billy, bashkëpronar i një dyqani të palicensuar të kanabisit.
John Kagia nga zyra e Menaxhimit të Kanabisit në Nju Jork e kundërshton këtë qëndrim, duke thënë se ka rreziqe shëndetësore që lidhen me dyqanet e paligjshme.
“Ne nuk e dimë prejardhjen e produkteve të tyre. Ato nuk testohen Konsumatorët nuk e kanë idenë se çfarë po konsumojnë në krahasim me dyqanet e ligjshme ku produktet janë të rregulluara, testuara dhe rriten në shtetin e Nju Jorkut”, thotë zoti Kagia.
Pas legalizimit të marijuanës, New York i është bashkuar 24 shteteve të tjera amerikane që e kanë bërë të njejtën gjë. Marijuana është legalizuar edhe në kryeqytetin amerikan, Uashington.
Veprimet e fundit në nivel federal mund të hapin rrugën për legalizim në mbarë vendin, duke çuar potencialisht në hapjen e mijëra dyqaneve të reja jo vetëm në New York, por në të gjithë Shtetet e Bashkuara./VOA
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
17 Korrik20:18
Usha, gruaja e JD Vance i vodhi shfaqjen Melanias/ A po e zbeh plotësisht çiftin Trump, kandidati për zëvendëspresident dhe gruaja e tij?
SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe gruaja e tij Usha duket se po zbeh poltësisht çiftin Trump. Në ditën e parë...
E.D
BOTA
17 Korrik19:29
E rëndë në Itali/ Humbin jetën 2 zjarrfikës, tentuan të shpëtonin një familje nga flakët
ITALI- Dy zjarrfikës kanë humbur jetën në itali teksa po shuanin një zjarr. Aksidenti ndodhi pasditen e së mërkurë...
E.D
BOTA
17 Korrik19:11
SHBA furnizon me armatime Tajvanin/ Kina ngrin bisedimet me Washingtonin për kontrollin e armëve
KINA- Kina ka ngrirë bisedimet për kontrollin e armëve me SHBA-në në përgjigje të shitjeve të vazhdueshme të arm&...
E.D
BOTA
17 Korrik18:07
Shkaku i zjarreve, Mbyllet një pikë kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë
MAQDONIA E VERIUT- Një pikëkalim i rëndësishëm kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, që shfrytëzohet...
E.D
BOTA
17 Korrik18:03
Osmani do të marrë pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, që mba...
E.D
BOTA
17 Korrik17:54
Një zëvendëspresident me mjekër? JD Vance do të ishte i pari që nga viti 1933
SHBA- Nuk është sekret që Donald Trump ka një neveri ndaj qimeve në fytyrë. I përshtatur në mënyrë të f...
S.B
BOTA
17 Korrik17:40
VIDEO/ Zjarr masiv në një qendër tregtare në Kinë, humbin jetën gjashtë persona, qindra të tjerë mbeten të bllokuar
pamje nga ngjarja
KINË- Të paktën gjashtë persona humbën jetën në një zjarr në qendrën tregtare t&eu...
S.B
BOTA
17 Korrik17:38
VIDEO/ Zero kontakt me botën, pamje të rralla nga jetesa e fisit të izoluar Mashco Piro në Peru
Mashco Piro
PERU- Një video e re dhe e pabesueshme tregon një fis gjuetarësh të cilët nuk kanë kontakt me botën, n&...
E.D
BOTA
17 Korrik17:34
Orban propozon rezolutë për atentatin ndaj Trump/ Parlamenti Evropian e kundërshton: Nuk do tu japim platformë armiqve të demokracisë
SHBA- Parlamenti Evropian ka hedhur poshtë një propozim të së djathtës ekstreme për të diskutuar për tentativën p...
M.B.
BOTA
17 Korrik16:21
Ekspertët analizojnë vendimin për Senatorin Menendez në SHBA: Nuk është dënuar vetëm për korrupsion, por edhe si agjent i një qeverie të huaj
Bob Menendez
SHBA- Në Shtetet e Bashkuara, Senatori demokrat Bob Menendez u shpall fajtor nga një gjykatë në Nju Jork për mar...