I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
VATIKAN- Ka ndërruar sot jetë në moshën 88-vjeçare Papa Françesku. Vatikani tha vetëm se Papa ndërroi jetë në rezidencën e tij. Ai qëndroi kohët e fundit rreth 2 muaj i shtruar në spital për shkak të një pneumonie të dyfishtë. Ati i Shenjtë ishte i pari papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit.
Kush ishte Papa Françesku?
Papa Françesku lindi në Buenos Aires në 17 Dhjetor 1936, me emrin e origjinës Jorge Mario Bergoglio. Prej 13 Marsit 2013 ishte Papë i Kishës Katolike dhe peshkop i Romës, Sovran i Tetë i Shtetit të Vatikanit, dhe papa i 266 në histori.
Ai ishte i pari papë nga kontinenti i Amerikës së Jugut, pavarësisht se me origjine italiane, prindërit nga rajonet e Piemonte dhe Liguria. Ai shërbeu si klerik gjithë jetën e tij, si Jezuit, dhe njëkohësisht ishte i pari që mbërrinte në majën e hierarkisë nga ky urdhër religjioz.
Kohët e fundit shëndeti i tij u përkeqësua shumë si pasojë e pneumonisë, sëmundje që shënjoi jetën e tij që në moshën 21-vjecare, ku si pasojë e pneumonisë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku ju hoq pjesa e sipërme e mushkërisë së djathtë.
Sikurse ka rrëfyer edhe vetë, në moshë fare të re, puna e tij e parë ishte pastrami në një fabrikë, më pas roje jashtë një lokali në një lagje problematike në Cordoba dhe ka patur edhe një të fejuar, para se të ndërmerrte rrugëtimin e tij në religjioz që pati zanafillën në vitin 1958.
Pas shumë eksperiencave u emërua në poste të larta episkopale në Argjentinë dhe shërbeu edhe si rektor i Fakultetit të Teologjisë dhe filozofisë në San Miguel. Më pas ndoqi studime të mëtejshme në Gjermani për të përfunduar doktoraturën, por nuk arriti të merrte titullin.
Pas rikthimit në atdhe, ngjitja e tij vijoi, deri në vitin 1997 që u emërua Arqipeshkv i Buenos Aires e një vit më pas, i Argjentinës. Gjatë viteve të diktaturës ushtarake në Argjentinë, Bergoglio ndihmoi kundërshtarët e regjimit. Bergoglio ishte i pari Papë që zgjodhi emrin Françesku pas 11 shekujsh. Gjatë një bisede me gazetarët, shpjegoi arsyet e zgjedhjes së këtij emri që askush nga paraardhësit nuk e kishte patur.
Ai shpjegoi se emri papal i erdhi në mendje në momentin që u zgjodh Papë, pasi kardinali Claudio Hummes e kishte përgëzuar menjëherë dhe i kishte thënë: Mos harro të varfrit! Ai shpjegoi se ajo fjali i mbeti në mendje dhe në lidhje me të varfrit, kishte menduar menjëherë për Francesco D’Assisi, njeriu i të varfërve, i paqes, njeriu që deshi dhe mbrojti krijesat dhe krijimin. Dhe e zgjodhi sepse Françesku është emblemë e mbrojtjes së të varfërve dhe shenjti mbrojtës i Italisë.
Gjatë Papatit, Françesku ndërmori një sërë reformash, ndër to edhe Kodin Penal të Vatikanit, ku përafroi dënimet me ato të ligjeve ndërkombëtare. Gjithashtu reformoi sistemin ekonomik të Selisë së Shenjtë, ashpërsoi ligjet e korrupsionit dhe krimet kundër të miturve duke i dënuar ashpër, edhe skandalet që kishin përfshirë me herët Kishën Katolike.
Gjatë Papatit të tij vizitoi 66 vende të botës, me 47 udhëtime episkopale dhe udhëtimi i parë i tij në Evropë si Papë ka qenë pikërisht në Shqipëri në 21 Shtator 2014.
Ky udhëtim i la mbresa të jashtëzakonshme, pasi takoi dhe dëgjoi rrëfimet e klerikëve që kishin vuajtur në kohën e diktaturës komuniste.
Papa Françesku qëndroi në krye të Selisë së Shenjte, me ide të forta, u shpreh shpeshherë kundër ideologjisë “Gender”, që e etiketoi “të rrezikshme, anulon diferencat dhe rreziku më i shëmtuar i epokës sonë”. Ka përdorur shpesh konceptin “popull”, jo pa një domethënie. Më këtë shprehi i drejtohej jo vetëm besimtarëve katolikë, por përgjithësoi dhe solli me pranë të gjithë komunitetet, duke nisur nga bërthama, familja, për të e shenjtë.
Mbi të gjitha, ndjekur edhe nga motoja e tij “Një Kishë e të varfërve për të varfrit”, në respekt te dinjitetit njerëzor, respektit human dhe vlerave të dashurisë, mirësisë e mëshirës.
GJERMANI- Qeveria e ardhshme e koalicionit ka plane për të nxitur ndërtimin e banesave për të zbutur situatën nga mungesa e...
papa francesku VATIKAN- Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte...
pete hegseth SHBA- Një tjetër skandal ka përfshirë, sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth lidhur me bisedat e tij n&...
foto ilustruese GJERMANI- Ed Arnold, ekspert ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara (RUSI) tha n...
foto ilustruese EL SALVADOR- Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele është ofruar të riatdhesojë 252 venezuelianë të d...
ANGLI- Mbreti Charles ka ftuar presidentin francez Emmanuel Macron për një vizitë zyrtare në maj, katër muaj p&eu...
UKRAINË- Megjithë armëpushimin 30-orësh për Pashkët, që shpalli presidenti rus Putin, Ukrania dhe Rusia akuzuan njëra-...
GREQI- Festa e Pashkës u kthye këtë vit në makth, Pashkët e këtij viti u shënuan nga një sërë incidentesh ng...
Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite më 20 prill janë vrarë të paktën 25 persona në m...
UKRAINË- Televizioni amerikan Fox News, gjatë transmetimit të liturgjisë së Pashkës nga e gjithë bota e tregoi Kievin ...