
Kryeministri Starmer e cilëson Ballkanin Perëndimor vendin ku vendoset siguria e kontinentit. Në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj bandave të trafikantëve nga Ballkani.
Britania e Madhe këtë vit është mikpritësja e Samitit të Procesit të Berlinit. Në Londër janë ftuar liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova. Ndërsa hapi të mërkurën, (22.10.) bisedimet me udhëheqësit ballkanikë në Londër, të cilat u përqendruan kryesisht në mënyrën si të përballohet sfida e migracionit, Kryeministri britanik Keir Starmer u shpreh për Ballkanin Perëndimor si "pika kritike" e Evropës, citon agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Rajoni është përshkruar si udhëkryqi i Evropës, por është edhe vendi ku "siguria e kontinentit tonë vihet në provë", tha Starmer.
Në bisedimet e Samitit të Ballkanit ishin gjithashtu edhe Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kancelari austriak Christian Stocker së bashku me ministrat e Jashtëm nga Franca, Greqia dhe Italia dhe e ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas nga Komisionit Evropian.
Starmer tha se bisedimet kësaj here përqendrohen tek siguria, migracioni dhe rritja ekonomike. Po ashtu liderët ballkanikë diskutojnë si të trajtojnë "ndikimin keqdashës" të Rusisë, çrrënjosjen e korrupsionit dhe çështjet e përbashkëta të migracionit, shkruan agjencia AFP.
Sanksione ndaj bandave nga Ballkani
Britania e Madhe të mërkurën vendosi sanksione ndaj bandave dhe financuesve me bazë në Ballkan që ndihmojnë në lehtësimin e kalimeve në det me anije të vogla, pasi mbërritjet e migrantëve këtë vit përmes Kanalit të La Manshës pritet të tejkalojnë totalin e vitit 2024. Sanksionet e fundit të Mbretërisë së Bashkuar, merren në një kohë, kur Kryeministri Keir Starmer përballet me presion të madh në vend për të ndaluar hyrjet ilegale në MB. Ato u bënë të ditura, ndërsa Starmer priste udhëheqësit evropianë në samitin e Ballkanit Perëndimor.
Duke detajuar masat e reja, Ministria e Jashtme britanike tha se ato godasin rrjetin Krasniqi dhe krerët e tij, të cilët i përshkroi si "një grup i krimit të organizuar me bazë në Kosovë, përgjegjës për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe furnizimin e tyre me bandat kriminale". Po ashtu sanksionohet Nusret Seferoviçin, udhëheqës i dyshuar i një bande kroate që furnizonte bandat ballkanike me pasaporta të falsifikuara kroate "për të lehtësuar hyrjen në vendet evropiane".
Lufta në Ukrainë përshpejtoi proceset integruese
Mbretëria e Bashkuar po ashtu kërkon të gjendet një marrëveshje për masa të mëtejshme për të ulur numrin e migrantëve që mbërrijnë ilegalisht në këtë vend. Mbretëria e Bashkuar është në bisedime e sipër me disa nga vendet për të pritur të ashtuquajturat qendra kthimi, ku Mbretëria e Bashkuar mund të dërgojë azilkërkuesit e refuzuar, përpara se të dëbohen. Përpara samitit, u tha, Kosova se ka shprehur gatishmëri për të pritur qendra të tilla migrantësh, ndërsa kryeministri i Shqipërisë përsëriti refuzimin e tij ndaj tyre dhe ai i Malit të Zi duket se sugjeroi se vendi i tij nuk po planifikonte të priste, por mund të ndikohej nga investimet në infrastrukturën e saj hekurudhore.
Samiti po mbahet si pjesë e Procesit të Berlinit, i nisur në vitin 2014 për të mbajtur gjallë integrimin dhe shpresën e vendeve të Ballkanit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që iu bashkua BE-së në më shumë se një dekadë është Kroacia, e cila u bë anëtare në vitin 2013. Progresi i integrimit për vendet e tjera ngeci me vite. Aspirantët janë në faza të ndryshme të udhëtimit drejt BE.
Që nga agresioni rus ndaj Ukrainës në vitin 2022 BE e ka gjallëruar procesin e integrimit me Ballkanin Perëndimor dhe është hapur më tej për të pranuar edhe anëtarë të rinj, si Ukraina. Ka mjaft shqetësime në BE se lufta në Ukrainë dhe konfrontimi në thellim i Rusisë me Perëndimin mund të përhapen në një rajon ende të prekur nga konfliktet./DW
Artikuj te sugjeruar
BOTA
23 Tetor08:49
BBC: Franca tërhiqet nga angazhimi për të ndaluar gomonet me emigrantë në Kanalin Anglez
Franca po tërhiqet nga zotimi i saj i fundit për të ndërhyrë më fuqishëm në det me qëllim ndalimin e varkave t&eu...
BOTA
23 Tetor08:32
Donald Trump: Është koha për të arritur një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është koha për të arritur marrëveshje për t’i dhënë fun...
BOTA
23 Tetor07:28
“Kievi të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi”/ SHBA i jep dritën jeshile Ukrainës
Administrata Trump ka hequr një kufizim të rëndësishëm duke lejuar Ukrainën të përdorë disa raketave me rreze t&e...
BOTA
22 Tetor23:37
Pamjet e kamerave të sigurisë kapin sulmin me dron rus në qytetin Ukrainës. Shihni shpërthimin e fortë (Video)
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një dron rus goditi një çerdhe në qytetin lindor të Kharkiv të...
BOTA
22 Tetor23:31
Paqja në Ukrainë, SHBA vendosin sanksione ndaj prodhuesve të mëdhenj të naftës së Rusisë
Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka njoftuar se dy prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Rusi janë përfshirë ...
BOTA
22 Tetor22:42
Nëna më e keqe në botë/ Dëshmia: E lejova partnerin të abuzojë deri në vdekje me fëmijën tim sepse e doja atë “princ simpatik”
Nëna e foshnjës P i ka thënë bordit të lirimit me kusht se e lejoi partnerin e saj të abuzonte me të birin sepse e donte "Pri...
BOTA
22 Tetor21:37
Tragjedi në brigjet e Tunizisë/ Përmbyset varka me emigrantë, 40 viktima
Një tragjedi e rëndë është shënuar pranë brigjeve të Salakta-s, në Tunizi, ku 40 emigrantë kanë humbur ...
BOTA
22 Tetor21:31
E pabesueshme/ Stërvitja del jashtë kontrolli në Gjermani, policia dhe ushtria qëllojnë me armë të vërteta
Një stërvitje ushtarake e ushtrisë gjermane (Bundeswehr) përfundoi në një incident real me armë zjarri, pasi policët e s...
BOTA
22 Tetor21:12
Goditet banda kriminale e karrigeve, dëmi mbi 60 mijë euro
Policia spanjolle ka shkatërruar një grup kriminal të dedikuar për të vjedhur karriget.
Policia Kombëtare e Spanjës tha t&...
BOTA
22 Tetor20:01
Sorosi derdhi miliona dollarë për protestat kundër Trump, por ato dështuan përsëri
Pavarësisht financimit prej 7.6 milionë dollarësh dhe pankartave të lëmuara, ish-presidenti Donald Trump tha se protestuesit ishin &ldq...