BOTA

Cilat janë pasojat e mundshme të sanksioneve amerikane ndaj NIS-it?

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Shtator 2025, 08:19
Cilat janë pasojat e mundshme të sanksioneve amerikane ndaj NIS-it?

Sanksionet e SHBA-së ndaj kompanisë serbe të naftës, NIS, mund të ndikojnë në furnizimin me naftë dhe rritjen e çmimeve në Serbi.

NIS, që importon shumicën e naftës përmes Kroacisë, përballet me sfida për transportin dhe pagesat për shkak të pronësisë ruse.

Pas njoftimit se zbatimi i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara (SHBA) ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), kompanisë më të madhe të naftës në këtë shtet, mund të fillojë nga 1 tetori, rruga e naftës së papërpunuar që NIS-i e importon dhe transporton përmes Kroacisë, është vënë në pikëpyetje.

“Në përgjithësi, do të jetë e vështirë që NIS-i të marrë naftë, kufizimi do të përfshijë transportin përmes Kroacisë dhe pagesat”, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë ekonomisti Millan Kovaçeviq, duke folur për pasojat e mundshme të sanksioneve amerikane ndaj NIS-it.

SHBA-ja ka shtyrë gjashtë herë zbatimin e sanksioneve që nga janari, kur kompania NIS u vendos në listën e kompanive të sanksionuara për shkak të pronësisë ruse.

Herën e fundit që sanksionet u shtyn ishte më 26 shtator, dhe vetëm për disa ditë, deri më 1 tetor.

Zbatimin e sanksioneve amerikane nga 1 tetori e paralajmëroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një deklarimi për gazetarë në Nju Jork, më 25 shtator.

Ai tha se Serbia do ta paguajë “shumë shtrenjtë” çmimin e sanksioneve dhe se ky është “dëm kolateral” për shkak të raporteve mes SHBA-së dhe Rusisë.

“Pa dyshim na pret një kohë e vështirë dhe një dimër i ashpër”, tha Vuçiq.

Si reaguan qytetarët në Serbi ndaj lajmit për zbatimin e sanksioneve?

Fjalët e zyrtarëve dhe ekspertëve nuk e shqetësojnë Raden nga Beogradi, i cili, siç tha për REL-in, furnizohet me karburant “ekskluzivisht në stacionet e NIS-it”.

“Nuk kam frikë nga mungesat. Gjithmonë ka një rrugëdalje, ia dolëm mbanë në vitet ’90, do t’ia dalim edhe kësaj radhe”, tha Rade.

Megjithatë, ajo që e shqetëson atë është rritja e çmimeve të karburantit.

Qytetari tjetër nga Beogradi, taksisti Dragomir Antoniq, tha se nuk shqetësohet aspak.

“Po të isha më i ri, do të kisha frikë, por duke qenë se jam i moshuar dhe kam dalë [me taksi] për të plotësuar pensionin tim, kjo nuk më intereson”, tha ai për REL-in.

Kompania NIS njoftoi se “kemi siguruar sasi të mjaftueshme të rezervave të naftës së papërpunuar dhe të produkteve të naftës për furnizimin e tregut në këtë moment”, duke shtuar se pompat e benzinës janë “furnizuar rregullisht”.

“Kompania NIS respekton ligjet e Republikës së Serbisë dhe të shteteve të tjera ku operon dhe me veprimtarinë e saj nuk ka kontribuar në vendosjen e sanksioneve që kërcënojnë punën e kompanisë dhe stabilitetin social të më shumë se 13.000 punonjësve”, u tha në njoftimin e lëshuar më 26 shtator.

Sipas kompanisë, ajo ende pret përgjigjen e autoriteteve amerikane ndaj kërkesës për të hequr NIS-in nga lista e sanksioneve, proces që, sipas saj, është “i gjatë dhe kompleks”.

Ministria e Minierave dhe Energjetikës e Serbisë deri në publikimin e këtij teksti nuk ka kthyer përgjigje për REL-in se çfarë pasojash të drejtpërdrejta dhe të tërthorta mund të ketë për vetë NIS-in dhe për qytetarët e Serbisë në rast se SHBA-ja fillon të zbatojë sanksionet nga 1 tetori.

Cili është rruga nga zbatimi i sanksioneve deri te xhepi i qytetarëve?

Kompania importon pjesën më të madhe të naftës së papërpunuar, të cilën NIS më pas përdor për përpunim dhe shpërndarje të mëtejshme në stacionet e karburanteve. Kështu thotë edhe raporti gjashtëmujor i vetë kompanisë, sipas të cilit sasia e naftës nga prodhimi vendas përbënte një të tretën e totalit të sasisë së përpunuar dhe të hedhur në treg.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Energjetikë të Serbisë, që nga viti 2023, Serbia nuk importon më naftë të papërpunuar ruse. Megjithatë, sapo të zbatoheshin sanksionet, edhe disponueshmëria e naftës me origjinë tjetër do të vihej në pikëpyetje, sepse kudo që të blihet, ajo duhet t’i dorëzohet një kompanie në pronësi ruse, e cila iu nënshtrohet sanksioneve.

Nafta që dërgohet në rafinerinë e NIS-it në Pançevë kalon përmes naftësjellësit JANAF, në të cilin shumicën e aksioneve i ka shteti kroat. Kjo kompani, sipas deklaratave nga vetë JANAF-it dhe zyrtarëve kroatë, do të prekej gjithashtu nëse fillon zbatimi i sanksioneve të SHBA-së ndaj NIS-it, duke pasur parasysh se NIS-i është partneri i tyre më i madh i biznesit.

Ministri kroat i ekonomisë, Ante Shushnjar, ka thënë më herët gjatë këtij viti se humbja e marrëveshjes së JANAF-it me NIS-in do të nënkuptonte humbje të një pjese të mirë të të hyrave dhe rritje të shpenzimeve, duke pasur parasysh ruajtjen e naftës që nuk do të mund të transportohej.

“Pra, furnizimi me naftë për NIS-in do të vështirësohet, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, pasi ka mjaft vende ku NIS-i ka eksportuar derivate të naftës, edhe kjo do të vështirësohet”, theksoi ekonomisti Millan Kovaçeviq.

E gjithë kjo, sipas tij, do të sjellë vështirësi dhe rritje të kostove të funksionimit të vetë NIS-it.

“Kjo mund të ketë si pasojë së pari shtrenjtimin e furnizimit të tregut të Serbisë me derivate, dhe herë pas here mund të ketë edhe mungesa”, shpjegoi Kovaçeviq.

NIS tashmë po shënon humbje. Në raportin financiar të publikuar në gusht thuhet se kompania, në fund të gjashtëmujorit të parë, ka operuar me humbje prej 3.6 miliardë dinarësh (30 milionë euro), ndër të tjera, për shkak të sanksioneve të SHBA-së, por edhe rënies së çmimit të naftës në tregun botëror.

Cilat janë sfidat për pagesat?

Një nga çështjet që, ndoshta, do të ndikonte më së shumti te qytetarët e Serbisë, është nëse pagesa me kartela në pikat e karburantit të NIS-it do të mund të realizohen pas fillimit të zbatimit të sanksioneve.

“Nëse kjo është pjesë e sanksioneve apo jo, nuk e dimë”, tha për Radion Evropa e Lirë bankieri dhe këshilltari financiar, Vlladimir Vasiq.

Ai theksoi se zbatimi i sanksioneve ndaj NIS-it mund të ketë pasoja për sistemin e pagesave të kësaj kompanie.

“NIS është një kompani e madhe, strategjike, aty qarkullojnë shumë para. Nga njëra anë, bankat që veprojnë në Serbi dhe që zbatojnë sanksione ndaj NIS-it për shkak të kompanive të tyre mëmë, të cilat janë në Bashkimin Evropian, nuk do të dëshironin t’i ekspozoheshin ndonjë kostoje shtesë ose ndalese të mundshme të biznesit nga ana e bankave të tyre amë”, shpjegon Vasiq.

Sipas tij, zgjidhja do të ishte që pjesa më e madhe e kryerjes së pagesave të transferohej te një bankë në pronësi të shtetit, në këtë rast, siç tha ai, Banka Kursimore Postare e Serbisë.

“Sfida për një bankë vendase është nëse ka mjaftueshëm kapital për të mbështetur funksionimin, pra për t’i dhënë NIS-it garanci prej disa qindra milionë eurosh ose dollarësh”, vlerëson Vasiq.

Ai shtoi se me vendosjen e sanksioneve, kostot e operimit të NIS-it do të rriteshin në çdo rast.

“Dikush duhet t’i paguajë ato shpenzime, dhe dihet kush do të jenë, qytetarët”, përfundoi Vasiq.

Çfarë i parapriu vendimit të SHBA-së?

NIS u përfshi në listën e sanksioneve të SHBA-së më 10 janar, për shkak të të ashtuquajturit “rrezik sekondar”, pasi shumica e pronësisë së kompanisë është ruse.

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara synojnë, ndër të tjera, të pengojnë financimin e luftës së Rusisë në Ukrainë përmes të ardhurave që vijnë nga kompanitë energjetike ruse.

Ndërkohë, struktura e pronësisë së NIS-it është ndryshuar disa herë. Kompania ruse Gazprom është larguar nga pronësia e NIS-it në shtator, dhe një nga pronarët e rëndësishëm u bë një tjetër kompani e menaxhuar nga Gazpromo, kompania Intelidzhens nga Shën Petersburgu.

Shoqëria aksionare Intelidzhens u bë pronare e 11.3% të aksioneve të kompanisë, sipas të dhënave të publikuara në faqen e Bursës së Beogradit më 21 shtator.

Pjesa më e madhe e pronësisë së NIS-it vazhdon të mbahet nga Gazprom Neft, filial i Gazpromit (44.9%), ndërsa shteti i Serbisë ka 29.9%. Pjesa tjetër i takon aksionarëve të vegjël.

Në janar, Vuçiq e hodhi poshtë mundësinë e nacionalizimit të NIS-it, duke shtuar se Serbia “nuk do të marrë pjesë në konfiskimin e pronës ruse”.

NIS është e vetmja kompani në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës dhe prodhimin e gazit natyror. Deri në vitin 2008 ishte kryesisht në pronësi të shtetit, kur Serbia shiti 51% të aksioneve të NIS-it te Gazprom Neft për 400 milionë euro.

Tre vjet pas fillimit të pushtimit, Serbia vazhdon të jetë e varur nga energjia ruse dhe pavarësisht përpjekjeve për të diversifikuar burimet e furnizimeve, sidomos në tregun e gazit përmes një marrëveshjeje me Azerbajxhanin, largimi nga kjo varësi ende mbetet larg, sipas ekspertëve.

Varësia nga energjia ruse ishte një nga argumentet kryesore të Qeverisë në Beograd për të mos iu bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Beogradi ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës pavarësisht thirrjeve dhe paralajmërimeve nga Uashingtoni dhe Brukseli./REL

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan