BOTA

Cilat janë sanksionet e reja që BE-ja po përgatit ndaj Rusisë?

n.f Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 22:50
Cilat janë sanksionet e reja që BE-ja po përgatit ndaj
Foto ilustruese

RUSI- Më 8 maj, Komisioni Evropian ua prezantoi ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një rund të ri sanksionesh ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Propozimi, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, çuditërisht është ambicioz, marrë parasysh se në të kaluarën blloku ka miratuar një sërë paketash të dobëta sanksionesh.

Pyetja kyçe tani është nëse masat, nëse miratohen, do të ruajnë peshën e tyre. Pasi që masat duhet të miratohen në mënyrë unanime, ekziston rreziku që ato të dobësohen. Çuditërisht, masat e propozuara prekin energjinë ruse, sektor që nuk është prekur që kur BE-ja arriti të vendosë pothuajse një ndalesë ndaj importeve ruse të naftës më 2022, pas disa muajsh mospajtime diplomatike. Këtë radhë, Komisioni Evropian ka propozuar që të goditet me sanksione gazi i lëngshëm natyror rus (LNG).

Megjithatë, sanksionet e propozuara nuk sugjerojnë ndalim të importeve direkte për në BE, të cilat përbëjnë rreth 5 për qind të konsumit të energjisë të bllokut dhe mund të zëvendësohen menjëherë, sipas vlerësimeve të KE-së. Në vend të kësaj po sugjerohet një qasje graduale, duke ndaluar transportin, që do të thotë se vendet e BE-së nuk do të lejohen që të rieksportojnë LNG-në ruse dhe për rrjedhojë anijet ruse do të detyrohen të bëjnë udhëtime më të gjata që gazi të arrijë në destinacionin përfundimtar.

Gjithashtu ka një ndalesë për investime apo ofrimin e shërbimeve për projekte të mëdha infrastrukture ruse të LNG-së që janë duke u ndërtuar: Arctic LNG dhe Murmansk LNG. Shtetet e mëdha sikurse Gjermania, Franca dhe Italia veçse kanë kërkuar që të një vlerësim se çfarë ndikimi do të kishin masat e lidhura me LNG-në, nëse ato do të miratoheshin, duke sugjeruar se shtetet anëtare janë në siklet për këtë lëvizje.

Një tjetër çështje që mund të jetë e ndërlikuar që të marrë dritën e gjelbër nga shtetet anëtare të BE-së është propozimi për ndalimin e importit të heliumit. Deri më tani, importet e heliumit nga Rusia në BE janë në vlerë prej vetëm 1 miliard dollarë në vit, por Rusia ka ambicien që në të ardhmen të bëhet një prej furnizueseve më të mëdha në botë me helium.

Në propozim, po ashtu ka një përpjekje për të zgjeruar përgjegjësitë për shkeljen e sanksioneve ndaj kompanive partnere të BE-së jashtë bllokut, që mund të jetë një hap shumë i madh për shtetet anëtare të BE-së, pasi ato argumentojnë se është shumë e ndërlikuar që të gjurmojnë se apo respektohen të gjitha masat e vendosura nga Brukseli dhe se kjo do të ishte një barrë shumë e madhe për kompanitë.

Por, çfarë tjetër përfshin propozimi i KE-së? Është edhe ndalimi i përdorimit të Sistemit për Transfer të Mesazheve Financiare (SPFS), një lloj sistemi SWIFT me bazë në Moskë, ndalim i cili duhet të miratohet ,edhe pse Hungaria ka shprehur rezerva.

Pastaj edhe ka gjëra që duken se mund të miratohen lehtë, por potencialisht mund të mos pranohen nga shtetet anëtare. Një prej tyre ka të bëjë me kufizimin e përdorimit dhe transferimit në Rusi të të drejtave të varieteteve bujqësore, që u japin fermerëve kontrollin ekskluziv për mbjelljen, korrjen, shitjen, eksportin dhe importin e llojeve të caktuara. Për këtë gjë, shqetësim kanë shprehur Franca dhe Portugalia, duke argumentuar se një veprim i tillë mund të çojë në mungesë të ushqimit në botë.

Po ashtu do të jetë interesante të shihet nëse ndalesa e propozuar ndaj financimit shtetëror rus për partitë politike me bazë në BE, fondacionet, institutet, organizatat joqeveritare dhe ofruesit e shërbimeve mediale në bllok do të hiqet. Disa shtete, veçmas Hungaria dhe Sllovakia, gëzojnë raporte të ngushta me Kremlinin dhe mund të mos kenë vullnet ta miratojnë një ndalesë të tillë. Të tjerët, sikurse Holanda dhe Suedia, kanë kufizime kushtetuese sa i përket ndërhyrjes së shtetit në financimin e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile.

Propozimi për ndalimin e blerjeve të mallrave kulturore ukrainase nëse ato dyshohen se janë mallra që ilegalisht janë larguar nga Ukraina, pritet të miratohet pa problem. Po ashtu përpjekja për të ndaluar operimin në BE të kompanive të transportit, kur 25 për qind e pronësisë së tyre është në duart e rusëve, po ashtu pritet të miratohet. Kjo masë është më e drejtpërdrejtë se status quo-ja, ku kompanitë mund të bllokohen nëse rusët kanë shumicën e aksioneve të tyre. Masat që godasin flotën “në hije” të Moskës – anijet që kanë pronësi të paqartë, të cilat Moska i përdorë për të shmangur ndalesën e transportit të naftës në bllok – po ashtu pritet të miratohet.

Po ashtu pritet që të propozohet ndalimi i transmetimit të rrjetit propagandues prorus, Voice of Europe, agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, gazetave ruse Izvestia dhe Rossiiskaya. Nëse vendoset një masë e tillë, këto katër kompani do të vendoseshin në listën e njëjtë të zezë të BE-së ku gjenden RT dhe Sputnik. Kjo nënkupton që qytetarët e BE-së nuk mund të kenë qasje në produktet mediale të këtyre mediumeve, por korrespondentët nga këto kompani do të kenë të drejtë të raportojë nga shtetet e bllokut. Një vendim i tillë mund të merret ndaras nga ambasadorët e BE-së kur ata të mblidhen sërish në Bruksel më 15 maj.

Po ashtu ka sugjerime për ngrirje të aseteve dhe vendosje të ndalesave të udhëtimeve ndaj dy personave të lidhur me Voice of Europe: Artem Marchevskiy dhe Viktor Medvedchuk. Në propozim thuhet se “Marchevskiy ka përdorur Voice of Europe si mjet për kanalizimin e burimeve të papërcaktuara financiare për shpërblimin e propaganduese dhe për të ndërtuar një rrjet ndikimi që e lidhë Medvedchukun dhe bashkëpunëtorët e tij me përfaqësuesit e partive politike në Evropë”.

Si gjithmonë, janë propozuar disa gjëra interesante. Një ndalesë për fluturimin e avionëve rusë mbi territorin e BE-së hyri në fuqi menjëherë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, udhëtarët rusë kanë përdorur mënyra kreative për të shmangur këtë masë, duke përdorur vendet sikurse Armenia, Gjeorgjia dhe Turqia, ose duke fshehur se kush qëndron pas kompanive të flurimeve. Tani, Komisioni Evropian po propozon që të forcohet kjo masë, duke shtuar kërkesën që operatorët e fluturimeve të bëjnë të ditur pronarin e avionit dhe kombësinë e pasagjerëve. Megjithatë, ka një përjashtim në këtë drejtim. Përjashtimi ndaj një kërkese të tillë është propozuar të bëhet në rastet kur avionët kanë më pak se katër ulëse. Por, një përjashtim i tillë duket se është ideal për avionët e vegjël privatë që përdoren nga rusët e pasur.

Më pas është rasti i Bjellorusisë. KE-ja po sugjeron masa për Minskun që veçse janë miratuar për Rusinë. Këtu përfshihen, veç tjerash, ndalesat për importe të komponentëve të navigimit detar, diamanteve, arit dhe thëngjillit. Po ashtu, është propozuar që të ndalohet ofrimi i disa shërbimeve të teknologjisë informative për Bjellorusinë.

Një tjetër përjashtim i rëndësishëm po ashtu është sugjeruar: mundësia që potasi bjellorus të lejohet – që përdoret për plehrat artificiale në agrikulturë – që të dërgohet përmes BE-së në shtetet e treta ku ka pasiguri ushqimore. Deri më tani, potasi bjellorus është ndaluar dhe do të vazhdojë të jetë i ndaluar, por tani është bërë një sugjerim që mund të miratohet një aneks i dokumentit, në të cilin emrat e shteteve të treta, që janë në rrezik, mund të shtohen në rast se në të ardhmen ato kanë mungesë potasi. Shtetet baltike janë kundër një lëvizjeje të tillë, pasi kanë argumentuar se një gjë e tillë do të shpërblente regjimin e Alyaksandr Lukashenkas dhe do t’i detyronte ata që të lejojnë kalimin transit të produkteve bjelloruse nëpër vendet e tyre. Shtete të tjera, sikurse Italia, Portugalia dhe Spanja kanë kundërshtuar, duke thënë se BE-ja duhet të bëjë më shumë që të shmangë akuzat se po shkakton mungesë të ushqimit në nivel global dhe që një aneks i tillë është zgjidhja e fundit dhe një zgjidhje e mirë.

Marrë nga REL

be rusia sanksione

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan