“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
SHBA- SHBA-ja dhe BE-ja i kanë vënë limite platformës Tiktok, por këto qeveri nuk janë as të vetmet, as të parat. Në fakt, edhe vetë Kina e ka limituar platformën mjaft të përhapur të videove të shkurtra.
Senati i SHBA-së tashmë ka miratuar legjislacionin, që i kërkon kompanisë kineze Tiktok të lejojë kontrollimin e të dhënave të amerikanëve nga një kompani vendase, gjë për të cilën kanë një afat nëntë-mujor; në rast të kundërt platforma do të bllokohet në mbarë vendin.
Arsyeja? Kompania "byte dance” është e influencuar nga qeveria kineze dhe senati i trembet mundësisë reale që Byte Dance t'i japë regjimit të dhëna sensitive të qytetarëve amerikanë. Kompania fuqimisht e mohon përzjerjen e saj me regjimin në Pekin, por ligji i sipërpërmendur është firmosur tani nga presidenti Biden.
Ndërsa në Europë ka një perspektivë tjetër mbi arsyet se përse duhet limituar platforma: Diskutimi këtu është mbi efektet negative që ka kjo platformë dhe mbi varësinë e dëmet e tjera psikologjike që shkakton, veçanërisht tek më të rinjtë.
Si rrjedhojë në BE janë hequr tipare të platformës, përshembull funksioni "Spinoff”në Tiktok light mes të cilit përdoruesit fitonin karta për blerjen e produkteve reale nëse videot e tyre klikoheshin shumë.
Vendet që kanë bllokuar përfundimisht Tiktok-un
Fqinji i Kinës, India, ishte vendi i parë që e mbylli përfundimisht platformën së bashku me rreth 60 aplikacione të tjera të prodhuara në Kinë. Shtysë e parë për këtë u bë një konflikt ushtarak mes vendeve në zonën e Himalajeve. Mbyllja e plotë e aplikacionit qendron që në 2020, dhe motivi është siguria e të dhënave personale të qytetarëve indianë.
Vendet ku Tiktok është i ndaluar
Arsyet morale ishin motivi për bllokimin total të Tiktok në Afganistan në vitin 2022, një vit pasi talebanët rimorën kontrollin e vendit. As qytetarët e Iranit nuk mund ta përdorin aplikacionin.
Në Iran thonë se Tiktok ka bllokuar IP-të iraniane, por në fakt Irani ka bllokuar thuajse të gjitha platformat e rrjeteve sociale; si YouTube, X, Instagram, facebook dhe Telegram. Tiktok-u është bllokuar për arsye të ngjashme edhe nga qeveritë e Kirgistanit, Uzbekistanit, Nepalit dhe Somalisë.
Vendet ku Tiktok është pjesërisht i limituar
Thuajse të gjitha shtetet ku Tiktok është i limituar thonë, se e bëjnë këtë për të mbrojtur shtetasit e tyre; si nga abuzimi me të dhënat, lajmet e rreme dhe propaganda, edhe nga pasojat psikologjike që vijnë për shkak të varësisë.
Ndaj jo të gjitha vendet e ndalojnë plotësisht aplikacionin. Pakistani për shembull, e ka bllokuar disa herë përkohësisht programin për përmbajtje fyese, dhe më pas, kur kompania ka riorganizuar filtrat, aplikacioni është lejuar sërish.
Në Rusi p.sh. përmbajtje e papërshtatshme është çdo video që mund të pasqyrojë pushtimin e Ukrainës në një këndvështrim tjetër nga ai i Kremlinit. Ndërsa në Kinë, aplikacioni është i bllokuar në pajisje celulare që s'janë prodhim kinez, në mënyrë që të përdoret vetëm versioni i lejuar në vend. Edhe shtete të tjera e kanë bllokuar përkohësisht Tiktok-un, si për shembull Azerbaixhani më 2020, kur konflikti me Armeninë arriti kulmin; apo Senegali në 2023, fill pas arrestimit të politikanit opozitar Ousmane Sonko.
Marrë nga DW
Lydia Stepanivna Lomikovska UKRAINË- Një histori e pabesueshme është publikuar së fundmi nga mediat e huaja u tregohet rrugët...
Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen FRANCA- Në fjalimin e tij të fundit të vizionit mbi të ardhmen e Evropës, Emmanuel Mac...
Pamje nga vendi i ngjarjes SHBA- Momentet e tmerrshme të përjetuara nga fëmijët e shkollave fillore në Kolorado kur...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara akuzuan të mërkurën Rusinë se ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gja...
foto ilustruese GJEORGJI- Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për "agjentët e huaj" që ka shkaktuar prot...
Gustavo Petro KOLUMBIA- Presidenti kolumbian, Gustavo Petro tha të mërkurën se do të prishë marrëdhëniet diplomatike me...
foto ilustruese ODESA- Një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas të Odesës është raportuar mbrëmjen e sotme. Gjithasht...
NEW YORK- Në shkurt 2003 punonjës ndërtimi në një bodrum në Manhattan bënë zbulimin makabër të skeletit t&eu...
foto ilustruese TURQI- Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan tha se vendi i tij ka vendosur t'i bashkohet zyrtarisht çështjes lig...
foto ilustruese EVROPË- Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, do të vizitojë Evropën për herë të parë në gat...