Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Shtetet e Bashkuara akuzuan të mërkurën Rusinë se ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë duke përdorur kundër forcave ukrainase një substancë kimike mbytëse si dhe një sërë agjentësh (kimikë) për kontrollin e trazirave, si “mjete lufte” në Ukrainë.
“Përdorimi i këtyre lëndëve nuk është një rast i izoluar dhe ka të ngjarë të nxitet nga synimet e trupave ruse për të zhvendosur forcat ukrainase nga pozicionet e fortifikuara dhe për të arritur fitore taktike në fushën e betejës”, tha Departamenti i Shtetit nëpërmjet një deklarate.
Ambasada ruse në Uashginton nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia Reuters deri në publikimin e këtij artikulli. Substanca kimike kloropicrinë (PS) është një irritues me karakteristika të një gazi lotsjellës dhe është listuar si substancë e ndaluar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) me bazë në Hagë, e krijuar për mbikqyrur zbatimin e Konventës së 1993 për Armët Kimike.
Më herët gjatë këtij muaji, agjencia Reuters njoftoi se ushtria ukrainase kishte pohuar se Rusia kishte shtuar përdorimin e agjentëve (kimikë) për kontrollin e trazirave ndërsa synon të shënojë përparime në lindje të Ukrainës. Sipas të dhënave ukrainase, 500 ushtarë kanë marrë kujdes mjekësor për ekspozim ndaj substancave toksike dhe një ushtar ka vdekur si pasojë e mbytjes nga gazi lotsjellës.
Ndërsa gjatë protestave civilët mund t’i shpëtojnë substancave kimike për kontrollin e trazirave, ushtarët e bllokuar në llogore të pa pajisur me maskë ose duhet të largohen në rast sulmi nga armiku ose rrezikojnë të mbyten. Departamenti i Shtetit tha se do të njoftonte Kongresin mbi përcaktimin e tij se përdorimi nga Rusia i kësaj substance ndaj trupave ukrainase shkelte Konventën për Armët Kimike.
Përdorimi i gazit nga Moska është në vazhdën e operacioneve të saj të helmimit, helmimit të udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny në 2020 dhe Sergei Skripalit dhe të bijës së tij Yulia në 2018 me agjentin nervor Novichok. Rusia ka mohuar përfshirjen në të dyja rastet.
Në deklaratë thuhej se Departamenti i Shtetit ka përcaktuar se Rusia ka shkelur edhe ndalimin e përdorimit të agjentëve kimike për kontrollin e trazirave si mjet lufte. Departamenti njoftoi se do të vendoste sanksione ndaj tre entiteteve shtetërore ruse të lidhura me programet e armëve kimike dhe biologjike. Sanksione u vunë edhe ndaj 4 kompanive që mbështesnin këto tre entitete./ VOA
foto ilustruese GJEORGJI- Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për "agjentët e huaj" që ka shkaktuar prot...
Gustavo Petro KOLUMBIA- Presidenti kolumbian, Gustavo Petro tha të mërkurën se do të prishë marrëdhëniet diplomatike me...
foto ilustruese ODESA- Një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas të Odesës është raportuar mbrëmjen e sotme. Gjithasht...
NEW YORK- Në shkurt 2003 punonjës ndërtimi në një bodrum në Manhattan bënë zbulimin makabër të skeletit t&eu...
foto ilustruese TURQI- Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan tha se vendi i tij ka vendosur t'i bashkohet zyrtarisht çështjes lig...
foto ilustruese EVROPË- Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, do të vizitojë Evropën për herë të parë në gat...
Antony Blinken GAZA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se ai ende nuk ka parë një plan për ofensiv...
Ursula von der Leyen QIPRO- Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen ka postuar në rrjetet sociale një video me mesazhin e s...
foto ilustruese KALIFORNI- Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shm...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara lëshuan të mërkurën qindra sanksione të reja që synojnë Rusinë për l...