“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
SHBA- Donald Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë me një mesazh të qartë për botën: "Amerika e Para". Tani, pak më shumë se 100 ditë në mandatin e tij të dytë, kjo doktrinë e politikës së jashtme - e dalluar nga skepticizmi ndaj aleatëve, përçmimi për institucionet globale dhe preferenca për diplomacinë transaksionale - është sërish nën llupë.
"Ka shpërputhje, të paktën kështu më duket mua, mes sloganeve ‘Amerika e Para' dhe ‘Bëje Amerikën Madhështore Sërish'", tha Clifford May, themelues i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive (FDD).
"Që të jetë 'e madhe përsëri', Amerika duhet të udhëheqë. Dhe, nuk mund të udhëheqë nëse i lëshon rrugë kundërshtarëve si Kina komuniste, sepse pikërisht ky është synimi i [presidentit] Xi Jinping", tha ai.
Radio Evropa e Lirë (REL) foli me May-in në kuadër të një serie intervistash për ndryshimet në politikën e jashtme të Amerikës.
Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump i qortoi anëtarët e NATO-s për shpenzimet e ulëta në mbrojtje, përballë rritjes së agresivitetit të Rusisë; ka dënuar sistemin tregtar global si të njëanshëm ndaj interesave amerikane dhe ka sanksionuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
Brenda vendit, Trump po lufton si emigracionin e ligjshëm ashtu edhe atë të paligjshëm, dhe po e kufizon ndihmën e jashtme. Këto veprime shihen nga kritikët si pjesë e një tërheqjeje më të gjerë të SHBA-së nga udhëheqja globale.
Derisa disa mbështetës të tij argumentojnë se Amerika duhet të përqendrohet brenda për të përballuar deindustrializimin, pabarazinë në rritje dhe emigracionin masiv, May thotë se tërheqja nga bota mund të jetë në kundërshtim me vetë qëllimin e presidentit për ta ruajtur përparësinë globale të SHBA-së.
May, i cili e themeloi FDD-në pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ka qenë prej kohësh mbështetës i angazhimit të fuqishëm amerikan në botë.
Organizata që ai drejton, e vetëpërshkruar si jopartiake, është i njohur për mbështetjen e fortë ndaj Izraelit dhe Ukrainës.
May e filloi karrierën si gazetar, shpesh duke raportuar jashtë vendit. Ai më pas shërbeu si drejtor për komunikim në Komitetin Kombëtar Republikan gjatë zgjedhjeve të vitit 2000 dhe në vitin 2008 u emërua nga presidenti George W. Bush në Bordin e Guvernatorëve të Transmetimeve, agjencia qeveritare amerikane përgjegjëse në atë kohë për REL-in dhe transmetues të tjerë të financuar nga shteti.
Në një bisedë me REL-in, May argumentoi se bota sot është më e rrezikshme se gjatë Luftës së Ftohtë - një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik garonin për ndikim global në një përballje bërthamore.
Ai thotë se SHBA-ja përballet jo vetëm me Moskën, por edhe me një "bosht agresorësh" që përfshin Pekinin, Phenianin dhe Teheranin.
Synimi i tyre i përbashkët, sipas tij, është ta rrënojnë rendin liberal të udhëhequr nga SHBA-ja dhe ta zëvendësojnë me një rend joliberal.
"Kjo është një Luftë e Ftohtë më sfiduese se e mëparshmja", tha May. Pavarësisht dallimeve ideologjike - komunizmi i Kinës dhe Koresë së Veriut, teokracia islamike e Iranit dhe neo-imperializmi i Rusisë - ai hedh poshtë idenë se bashkëpunimi i tyre është thjesht oportunist.
Kina, Koreja e Veriut dhe Irani po mbështesin materialisht luftën e Rusisë në Ukrainë me raketa, dronë dhe sisteme të tjera armësh. Pheniani madje ka dërguar mbi 11.000 trupa për të ndihmuar, ndërsa Rusia mund t’u ofrojë teknologji të ndjeshme për nëndetëse Kinës dhe Koresë së Veriut në këmbim, sipas admiralit Samuel Paparo nga Komanda Indo-Paqësore e SHBA-së.
Javën e kaluar, Trumpi e paraqiti një buxhet për mbrojtjen në vlerë prej 892 miliardë dollarësh për vitin e ardhshëm fiskal, së bashku me një shtesë të njëhershme prej 120 miliardë dollarësh që Pentagoni mund ta përdorë deri në vitin 2028.
Buxheti përfshin fonde për një mburojë raketore në hapësirë të quajtur "Kupola e Artë".
Disa republikanë në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve thonë se kjo shtesë nuk mjafton dhe se buxheti bazë duhet të rritet për t’u përballur me kërcënimet e sotme.
Anëtarët evropianë të NATO-s, nën presion nga Shtëpia e Bardhë dhe me luftën që po zhvillohet afër, gjithashtu kanë filluar t’i rrisin buxhetet për mbrojtjen. Megjithatë, përplasjet e vazhdueshme të Trumpit me Evropën për përgjegjësitë e përbashkëta mbrojtëse ndodhin paralelisht me mosmarrëveshjet tregtare, duke shkaktuar frikë për një përçarje transatlantike, ndërkoh që që kundërshtarët bashkohen gjithnjë e më shumë.
"Trump ka të drejtë që kërkon që çdo anëtar i NATO-s të kontribuojë në mënyrë domethënëse për sigurinë kolektive të aleancës. Nuk mund të jetë një e drejtë që Amerika të të mbrojë dhe ti të bësh çfarë të duash", tha May. "Mendoj se [evropianët] po e kuptojnë këtë mesazh".
Toni i ashpër i Trumpit mund të jetë strategjik.
"Për t’i trembur, për t’u treguar se ai e ka seriozisht. Përndryshe, nuk do ta bëjnë", shtoi May, duke theksuar se nuk beson se administrata do të tërheqë mbrojtjen amerikane nga Evropa.
Një tjetër pikë përplasjeje transatlantike është Ukraina. Trumpi e ka bërë përfundimin e luftës prioritet, duke bërë trysni për një armëpushim 30-ditor dhe duke lënë mënjanë udhëheqësit evropianë në këtë proces, pavarësisht rrezikun e lartë me të cilin përballen ata në këtë konflikt.
Këmbëngulja e tij që Kievi dhe Moska duhet të bëjnë lëshime ka alarmuar zyrtarët në Ukrainë dhe Bruksel, të cilët kanë frikë se ai mund ta detyrojë Ukrainën të dorëzojë territore.
Në një intervistë së fundmi me revistën Time, Trump tha se Krimea - e aneksuar nga Rusia në vitin 2014 - "do të mbetet me Rusinë" në çdo marrëveshje paqeje, por nuk tha nëse SHBA-ja do t’i njohë zyrtarisht si territore ruse Krimenë ose territore të tjera të pushtuara.
May argumenton se SHBA-ja duhet të vazhdojë ta armatosë Ukrainën. Trumpi e ka kritikuar administratën e kaluar pse ia ka dhënë Kievit 177 miliardë dollarësh ndihmë. May thotë se ndihma e ardhshme mund të financohet nga Evropa, vetë Ukraina ose me asetet e ngrira ruse.
"Nëse po i shesim municione Ukrainës, kjo është mirë për ne", tha ai. "Mbështet fabrikat tona, forcon bazën tonë industriale të mbrojtjes dhe siguron që Putini të mos rigrupohet dhe të sulmojë sërish pas disa vitesh".
Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës, thotë May, duke sugjeruar se presidenti rus mund të kërkojë një urë tokësore për në Kaliningrad - një enklavë ruse e ndarë nga anëtarët e NATO-s, Polonia dhe Lituania - ashtu siç bëri me Krimenë.
Ky skenar, sipas May, paraqet test ekzistencial për NATO-n.
"A do të luftojmë për një rrugë nëpër Lituaninë jugore? Nëse jo, NATO-ja bie", tha ai.
May thotë se beson se lufta mund të përfundojë me një armëpushim në stilin korean, jo me paqe të plotë, me një zgjidhje përfundimtare që mund të ndodhë vetëm kur Putini të mos jetë më në pushtet. Luftimet midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut përfunduan në vitin 1953 pas tre vjetësh, pa një marrëveshje paqeje, dhe të dy vendet teknikisht janë ende në luftë.
Ka dy muaj që Putini e injoron ofertën e Trump për armëpushim. Derisa Trump zakonisht ka shmangur kritikën e drejtpërdrejtë ndaj Putinit, ai ka shfaqur shenja zemërimi për mungesën e përparimit.
"Mendoj se presidenti Trump është bërë më realist" në lidhje me synimet e Putinit, tha May.
"Shpresoj që ai ta kuptojë se [presidenti ukrainas Volodymyr] Zelensky nuk është problemi", shtoi ai.
Refuzimi i Putinit për të marrë pjesë në bisedimet për paqe në Turqi më 15 maj mund të jetë dëshmia e fundit për të cilën Trump ka nevojë për të kuptuar kë duhet të vërë nën presion./REL
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 18-të në përpjekje për t’u konstituuar, tre mu...
PORTUGALI- Aleanca e krahut të djathtë që ka qenë në pushtet në Portugali për një vit ka mbizotëruar n&...
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Joe Biden është diagnostikuar me një formë “agresive” të kancerit të p...
SHBA- Ish-Presidenti Joseph R. Biden Jr. u diagnostikua me kancerit të prostatës. Në një deklaratë, zyra e tij tha se demokrati ...
SHBA- Nesër, të hënën në orën 10:00 të mëngjesit (ora amerikane), Donald Trump, siç e ka njoftuar tas...
RUMANI- Kryebashkiaku qendror i Bukureshtit, Nicusor Dan, i cili është zotuar të luftojë korrupsionin dhe është i vendosur pro B...
GAZA- Ushtria izraelite njoftoi sot, të dielën, më 18 maj, fillimin e operacioneve tokësore në shkallë të gjerë pë...
VATIKAN- Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jasht...
VATIKAN- Papa Leoni XIV ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen parap besimt...
VATIKAN- Sytë e botës janë drejtuar sërish nga Vatikani pasi sot në sheshin e Shën Pjetrit mijëra besimtarë nga i...