Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha më 18 qershor se beson që festivali “Mirëdita, dobar dan” që pritet të mbahet në fund të qershorit në Beograd, duhet të anulohet.
Festivali organizohet që prej vitit 2014 dhe ka për qëllim krijimin e një platforme për bashkëpunim dhe dialog midis qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës. Daçiç tha se ngjarja nuk po organizohet “në hapësirën shtetërore” dhe se nuk mund të thotë në këtë moment se çfarë do të marrë përsipër shteti.
“Policia ka autoritet kur bëhet fjalë për tubime në ambiente të jashtme, kurse kur bëhet fjalë për tubime në ambiente të mbyllura ne nuk kemi asnjë rol. Mendoj se në përgjithësi është një tubim me rrezikshmëri të lartë dhe apelojmë që të anulohet e gjithë ngjarja”, tha ai në televizionin Pink.
Festivali prezanton për publikun skenën kulturore dhe sociale të Kosovës dhe këtë vit organizohet nga 27 deri më 29 qershor. Më herët, organizatorët e festivalit njoftuan se programi këtë vit do të modifikohet në mënyrë që të mos ketë ngjarje publike kur në Serbi festohet Vidovdani - më 28 qershor.
Paraprakisht, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Beogradit, Aleksandar Shapiç, deklaroi më 15 qershor se administrata e qytetit nuk do të japë asnjë lloj miratimi për mbajtjen e këtij festivali, ndërsa organizatorët i akuzoi se “ia kanë futur gishtin në sy shtetit serb” pasi “Mirëdita” po mbahet në Vidovdan.
Vidovdani është një festë fetare, që e shënon Kisha Ortodokse Serbe, si përkujtim të vuajtjeve të serbëve në betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë, në vitin 1389. Në të njëjtën ditë, zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se mbajtja e festivalit të kulturës së Kosovës në Vidovdan është "fyerje të cilës shteti i Serbisë duhet t'i përgjigjet".
“Nëse shteti nuk përgjigjet, do të ketë vend që qytetarët të thonë se çfarë mendojnë për një neveri të tillë”, tha Vulin.
Sipas njoftimeve të organizatorëve, edicioni këtë vit “do të përfaqësojë një ndërthurje të artit, skenës bashkëkohore kulturore, por edhe inicimin e çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe të ardhmen në kohë që paraqesin një sfidë të madhe për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”.
Festivali, prej vitesh, shoqërohet me thirrjet dhe përpjekjet e organizatave dhe të partive të djathta në Serbi për ndalimin e tij. Festivali “Mirëdita, Dobar dan” u mbajt për herë të parë me kapacitet të plotë në Prishtinë në vitin 2021. Ai organizohet nga OJQ Integra, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, Forumi ZFD, Festivali DAM dhe Iniciativat Qytetare, me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur.
Marre nga REL
BRUKSEL- Kryetarja e Komisionit Evroopian Ursula von der Leyen ka kërkuar të fsheh një raport zyrtar të Bashkimit Evropian që kritiko...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës nuk i ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ndërsa i ka cilësuar sp...
Foto ilustruese KOSOVË- Mbetjet e tre trupa të qytetarëve serbë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, pr...
Foto ilustruese RUSI- Një zjarr i madh ka përfshirë një depo nafte në qytetin jugor rus të Azovit, pas asaj që guvernato...
Wes Moore SHBA- Guvernatori i Maryland ka falur më shumë se 175,000 njerëz të dënuar për vepra penale që lidhen me ...
Foto ilustruese GJERMANI- Numri i armëve bërthamore operative u rrit përsëri vitin e kaluar. Kjo vjen nga raporti vjetor i Institu...
Foto ilustruese GJERMANI- Për një kohë të gjatë, vetmia dukej si një fenomen tipik i pleqërisë, por pandemia e koro...
Foto ilustruese KINË- Një zbulim i madh, historikisht i rëndësishëm është bërë nga Agjencia e Trash&...
Foto ilustruese BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian përfunduan pa marrëveshje një diskutim të hënën se kush d...
Biden SHBA- Presidenti Joe Biden pritet të shpallë të martën një masë të re gjithëpërfshirëse që do ...