Gjykata e Assizes në Milano ka dënuar me burgim të përjetshëm Pablo Gonzalez Rivas, i akuzuar për vrasjen me paramendim dhe rrethana rënduese të partneres së tij, Jhoanna Nataly Quintanilla Valle, si dhe për fshehjen e kufomës. Vendimi u prit me duartrokitje nga shoqet e viktimës, të pranishme në sallën e gjyqit.
40-vjeçarja, e cila punonte si kujdestare fëmijësh, u vra në natën mes 25 dhe 26 janarit në një apartament në zonën Bicocca të Milanos. Partneri i saj, 50 vjeç, ndodhet në burg që prej shkurtit të vitit të kaluar.
Pas vrasjes, trupi i viktimës u vendos në një valixhe dhe u hodh në lumin Adda. Gonzalez Rivas raportoi zhdukjen e partneres vetëm shtatë ditë pas vdekjes së saj. Kufoma u gjet më 2 mars, në zonën e komunës Zelo Buon Persico, në provincën e Lodit, më shumë se një muaj pas ngjarjes.
Gjatë gjithë procesit gjyqësor, i pandehuri ka mohuar se e ka vrarë qëllimisht partneren, duke pretenduar se ajo kishte vdekur gjatë një loje erotike.
Megjithatë, nga autopsia rezultoi se viktima dyshohet se fillimisht ishte dhunuar fizikisht dhe më pas ishte mbytur.
Hetimet, përfshirë analizimin e bisedave në telefon, zbuluan gjithashtu se Gonzalez Rivas kishte një lidhje paralele. Ai kishte blerë një biletë për të sjellë të dashurën tjetër nga El Salvadori, me qëllim që ajo të jetonte në të njëjtën banesë ku jetonte me Natalyn. Sipas hetimeve, viktima e kishte zbuluar këtë marrëdhënie.
Shoqet e viktimës: Drejtësia u bë, por ajo nuk kthehet më
Vendimi i gjykatës solli emocione të forta te shoqet e Jhoanna Nataly Quintanilla Valle, të cilat shpërthyen në lot pas shpalljes së dënimit.
“Është një emocion i madh. Edhe pse ky vendim nuk na e kthen atë, drejtësia u bë. Ajo nuk e meritonte këtë”, u shpreh Maira, një nga shoqet e viktimës.
Mes lotësh, ajo shtoi se Nataly do të ishte krenare për to, duke pranuar se ndoshta mund të kishin qëndruar më pranë saj.
“Ne nuk dinim asgjë. Ai doli krejt ndryshe nga njeriu që njihnim”, tha ajo.
Edhe Daniely, një tjetër shoqe e viktimës, shprehu lehtësimin pas vendimit të gjykatës.
“Jemi jashtëzakonisht të lumtura. Tani ajo mund të pushojë në paqe dhe ai të paguajë për atë që ka bërë, sepse askush, aq më pak ajo që ishte kaq e mirë, nuk e meriton të vdesë në këtë mënyrë”, u shpreh ajo.
Shoqet më të afërta të Natalyt ishin të gjitha të pranishme në sallën e gjyqit. Pas leximit të vendimit, ato shpërthyen në lot dhe duartrokitën. Disa prej tyre mbërritën në Gjykatën e Milanos me pankarta ku shkruhej: “Stop femicidit”. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
21 Tetor17:16
Deputetja australiane humbet të dyja këmbët pas sulmit me makinë, policia: Aksidenti ishte i qëllimshëm
Bashkëshorti i saj, Phil Haines, konfirmoi se ajo ka pësuar lëndime të rënda, por ndodhet në gjendje të mirë mendore.
N...
BOTA
21 Tetor16:16
Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Rrezik për trazira
Pas dy vitesh protesta, studentët në Serbi po përgatiten të sfidojnë Aleksandar Vuçiçin në zgjedhjet parlamentare t&...
BOTA
21 Tetor15:32
Macron akuzon liderët e huaj për shfrytëzimin e trazirave në Francë për qëllime politike
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar liderë të huaj, duke i akuzuar se po shfrytëzojnë trazirat e fundit në Francë p&...
BOTA
21 Tetor15:21
Putin mund të takohet me Trump në Kinë
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
BOTA
21 Tetor14:44
Macron akuzon liderët e huaj për shfrytëzimin e trazirave në Francë për qëllime politike
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar liderë të huaj, duke i akuzuar se po shfrytëzojnë trazirat e fundit në Francë p&...
BOTA
21 Tetor14:43
Si të përgatisim trurin për të ardhmen? Neuroshkencëtarja zbulon aftësitë kyçe në epokën e AI-së
“The 21st Century Brain”, është libri më i ri i neuroshkencëtares Hannah Critchlow, ku shpjegon se si njerëzit mund t&eum...
BOTA
21 Tetor14:21
Turqia, Katari, Pakistani dhe Indonezia nënshkruajnë memorandumin “Bedir” për bashkëpunimin në mbrojtje
Turqia, Katari, Pakistani dhe Indonezia kanë nënshkruar një memorandum shumëpalësh mirëkuptimi, të emërtuar “Bed...
BOTA
21 Tetor14:10
Rusia drejt dërgesës së parë të naftës në SHBA / 40 mijë tonë karburant nisen më 22 tetor
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara ndodhen në fazën përfundimtare të përgatitjes së kontratave për furnizimin me naftë, nd&eu...
BOTA
21 Tetor13:18
Putin pret Witkoff në Shën Petersburg për Ukrainën, njofton lirimin e shtetasit amerikan Stephen Hubbard
Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një takim me të dërguarin special amerikan Steve Witkoff në Shën Petersburg, ku bisedimet pritet...
BOTA
21 Tetor13:14
U godit qëllimisht me makinë jashtë zyrës, deputetes australiane i amputohen të dyja këmbët
Deputetes së pavarur australiane Helen Haynes i janë amputuar të dyja këmbët, pasi u godit nga një automjet jashtë zyrës...