Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve ka publikuar këtë të premte një pjesë të re të dokumenteve të lidhura me hetimin e Jeffrey Epstein, duke përfshirë mbi 3 milionë faqe, si dhe 2 mijë video dhe rreth 180 mijë imazhe. Publikimi shënon një hap të madh në përmbushjen e afatit të vendosur nga Kongresi, i cili kërkon që të gjitha dosjet të bëhen publike deri më 19 dhjetor 2025.
CNN shkruan se dokumentet e reja hapen me një faqe verifikimi për moshën, ku përdoruesit pyeten nëse janë mbi 18 vjeç.
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, tha se materialet e publikuara përfshijnë sasi të mëdha pornografie komerciale dhe imazhe të sekuestruara nga pajisjet e Epstein, por jo domosdoshmërisht të krijuara prej tij ose nga persona pranë tij.
“Ato përfshijnë sasi të mëdha pornografie komerciale dhe imazhe të sekuestruara nga pajisjet e Epstein, por që nuk i ka bërë ai, ose që nuk i ka bërë dikush pranë tij,” tha Blanche.
Çfarë nuk është publikuar
Blanche sqaroi se disa kategori dokumentesh janë mbajtur të fshehta, sipas ligjit:
-Informacion personalisht i identifikueshëm i viktimave.
-Dosje personale dhe mjekësore të viktimave, që do të përbënin shkelje të privatësisë.
-Çdo material që përmban abuzim seksual ndaj fëmijëve (CSAM) ose pornografi me të mitur.
-Çdo gjë që mund të rrezikojë një hetim federal aktiv.
-Imazhe që tregojnë vdekje, dhunë fizike ose lëndime.
-Dokumente të mbrojtura nga privilegje ligjore, si privilegji i procesit vendimmarrës, produkti i punës juridike dhe privilegji avokat-klient.
Blanche shtoi se, ndonëse ligji lejon mbajtjen e fshehtë të dokumenteve për arsye sigurie kombëtare ose politike të jashtme, asnjë dosje nuk është mbajtur e fshehtë për këto arsye. Departamenti i Drejtësisë ka pranuar më herët se deri tani ka publikuar më pak se 1% të dosjeve të lidhura me Epstein.
Publikimi i sotëm është një hap i madh drejt transparencës, por pritet që procesi të zgjasë edhe muaj të tërë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
30 Janar20:38
Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë 70 mijë palestinezë
Në një ndryshim të rëndësishëm të politikës, ushtria izraelite ka pranuar si të sakta shifrat e viktimave të p...
BOTA
30 Janar20:33
Djali i përfundoi në spital pasi konsumoi qumështin pluhur, babai kërkon përgjigje nga kompania
Një baba, djali i të cilit kishte nevojë për trajtim spitalor pasi iu dha një sasi e vogël qumështi formule për foshnje ...
BOTA
30 Janar19:48
Trump: Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten (30 janar) se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje, por nuk dha detaje...
BOTA
30 Janar19:46
Trump kritikoi ashpër marrëveshjen tregtare, Starmer: Do të ishte marrëzi të injoronim Kinën
Kryeministri Keir Starmer tha të premten (30 janar) se do të ishte marrëzi që Britania të mos angazhohej me Kinën, duke hedhur pos...
BOTA
30 Janar18:47
Tension në Lindjen e Mesme, forca ushtarake amerikane rrethon Iranin
Shtetet e Bashkuara po grumbullojnë një forcë të madhe ushtarake pranë Iranit, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon. Sipas...
BOTA
30 Janar18:43
Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar
Shefi i OKB-së ka deklaruar se organizata është në rrezik nga një “kolaps financiar i afërt”, duke përmendur tari...
BOTA
30 Janar18:14
Dashuria për të fejuarën i kushton jetën 30-vjeçarit, akti që bëri pas darkës romantike
Manuel Piazza, 30 vjeç, me origjinë nga Milano, ka ndërruar jetë. Ai u plagos rëndë në një aksident me makinë q&e...
BOTA
30 Janar18:09
Publikohen më shumë se tre milionë faqe nga dosja Epstein
Zëvendësprokurori i SHBA-së, Todd Blanche, ka mbajtur një konferencë për shtyp në Uashington. "Jam këtu sot për t&e...
BOTA
30 Janar18:08
U shtir si oficer i FBI-së për ta nxjerrë nga burgu! Dështon plani për lirimin e Luigi Mangione
Një plan i pazakontë për nxjerrjen nga burgu të Luigi Mangione është penguar nga autoritetet amerikane, pasi një burrë...
BOTA
30 Janar17:49
VIDEO/ Policia godet bandën e bankomatëve, shihni se si i kryen shpërthimet për të grabitur paratë
Karabinierët e Cerignola, të koordinuar nga Prokuroria Publike e Foggias, kryen një operacion të madh kundër grabitjes, duke çmo...