Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
VENEZUELË - I dërguari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, do të takohet të premten në Venezuelë me Presidentin Nicolas Maduro, sipas të dërguarit special amerikan për Amerikën Latine, Mauricio Claver-Carone.
Presidenti Trump tha javën e kaluar se administrata e tij ka të ngjarë të ndalojë blerjen e naftës nga Venezuela dhe se e kishte përqendruar vëmendjen tek vendi i Amerikës së Jugut.
Zoti Grenell, i dërguari i Presidentit Trump për misione speciale, është shprehur më herët se kishte biseduar me disa zyrtarë të ndryshëm venezuelianë dhe se do të fillonte takimet, disa ditë pasi administrata e kaluar e Presidentit Biden vendosi sanksione të reja ndaj qeverisë Maduro.
“Diplomacia është rikthyer”, tha zoti Grenell në një postim në rrjetin X, ndërsa njoftoi për bisedimet me zyrtarët venezuelianë. “Bisedat janë një taktikë”.
Gjatë fushatës presidenciale, zoti Trump e quajti diktator zotin Maduro. Gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti Trump ndërmori një fushatë të “trysnisë maksimale” ndaj zotit Maduro, përfshirë sanksione të ashpra ndaj Venezuelës dhe industrisë së naftës së atij vendi.
Pas marrjes së pushtetit, Presidenti Biden hoqi disa nga kufizimet e vëna nga administrata e Presidentit Trump pas premtimeve elektorale nga zoti Maduro, por më pas i rivendosi ato, duke thënë se udhëheqësi i Venezuelës nuk iu përmbajt premtimeve për zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Gazeta “Financial Times” njoftoi të premten se kompania “Chevron” po përpiqet të mbrojë licencën speciale amerikane që e lejon atë të operojë në Venezuelë.
Shefi ekzekutiv i kompanisë së naftës, Mike Wirth, i tha gazetës se “Chevron” do të angazhohej me Shtëpinë e Bardhë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se licenca duhet të rishikohet.
Nëse firma “Chevron” detyrohet të largohet, Kina dhe Rusia do të kenë ndikim në vendin anëtar të organizatës së OPEC-ut, tha zoti Wirth.
Vitin e kaluar eksporti i naftës venezuelase drejt Shteteve të Bashkuara u rrit me 64% ose rreth 220,000 fuçi në ditë, duke e bërë Amerikën tregun e dytë më të madh të eksportit pas Kinës, e cila importon 351,000 fuçi në ditë, 18% më pak se një vit më parë./VOA
SHBA- Selena Gomez ka humbur rreth 800,000 ndjekës në Instagram në muajin e fundit. Kjo vjen pas reagimeve të ashpra për videon e saj...
BRITANI E MADHE- Agjencia britanike e sigurisë shëndetësore (UKHSA) njoftoi këtë të premten se një rast tjetër i ...
GJERMANIA- Lehtësimi ishte i madh kur nënkryetarja e Bundestagut, Petra Pau, shpalli rezultatin e votimit të premten në mbrë...
SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt së fundmi ka dhënë një konferencë për shtyp...
SERBIA- Studentët serbë kanë mbërritur mbrëmjen e së premtes në Novi Sad, pas një marshi dyditor nga Beogradi, pë...
INDONEZI- Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur provincën Aceh në Indonezi të premten, sipas agjencisë gje...
Foto ilustruese GJERMANI - Numri i të papunëve në Gjermani shkoi në pothuajse tre milionë në janar, niveli më i lar...
Pamje nga protesta SERBI - Qindra studentë marshuan nëpër fshatrat serbe të premten teksa e çojnë protestën e tyre kun...
SIRI- Një kushëri i ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, është arrestuar për krime kundër popullit sirian. Gjeneral brig...
KIEV- Forcat ukrainase për operacione të veçanta nuk i kanë parë ushtarët e Koresë së Veriut në fushëbetej...