Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
EGJIPT- Pas muajsh negociatash, përpjekjet për armëpushim duket se kanë arritur në një fazë kritike dhe ndërmjetësit egjiptianë dhe amerikanë njoftojnë për shenja kompromisi ditët e fundit. Por shanset për marrëveshjen janë të lidhura ngushtë me faktin nëse Izraeli do të pranojë të ndërpresë luftën pa arritur objektivin e tij për shkatërrimin e Hamasit.
Propozimi i ndërmjetësve amerikanë dhe egjiptianë për Hamasin – me sa duket me miratimin e Izraelit – parashikon një proces me tre faza që do të sillte një pauzë të menjëhershme gjashtë-javore të luftimeve dhe lirimin e pjesshëm të pengjeve izraelite, por edhe negociata për mundësinë e një tërheqjeje izraelite nga Gaza, sipas një zyrtari egjiptian. Megjithatë nuk është e qartë se çfarë forme dhe përmasash do të kishte kjo tërheqje.
Hamasi po kërkon garanci për një tërheqje të plotë të Izraelit dhe përfundim të plotë të luftës. Zyrtarët e Hamasit kanë dërguar sinjale të përziera rreth propozimit ditët e fundit.
Por të enjten, udhëheqësi i lartë i grupit, Ismail Haniyeh, tha në një deklaratë se ai kishte biseduar me shefin e zbulimit të Egjiptit dhe theksoi se po e shqyrtonte me “një frymë pozitive” propozimin.
Sipas deklaratës, negociatorët e Hamasit do të shkojnë në Kajro "për të përfunduar diskutimet me synimin për të punuar drejt një marrëveshjeje".
Ndërmjetësit shpresojnë që marrëveshja t'i japë fund konfliktit që filloi pas sulmit të 7 tetorit në Izrael, ku u vranë rreth 1200 persona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi, kundërofensiva izraelite ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 34,000 palestinezëve dhe një krizë humanitare në territor.
Ata gjithashtu shpresojnë se një marrëveshje do të shmangte një sulm izraelit në Rafah, ku strehohet më shumë se gjysma e 2.3 milionë njerëzve të Gazës.
Nëse Izraeli pranon t'i japë fund luftës në këmbim të lirimit të plotë të pengjeve, kjo do të përbente një kthesë të madhe. Udhëheqësit e Izraelit janë zotuar se nuk do t’i ndalin bombardimet dhe ofensivat tokësore derisa grupi militant të shkatërrohet.
Ata gjithashtu thonë se Izraeli duhet të mbajë një prani ushtarake në Gazë dhe kontrollin e sigurisë atje pas luftës, për t’u siguruar që Hamasi të mos rigjallërohet. Të paktën publikisht, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vazhdon të këmbëngulë se ky është i vetmi skenar i pranueshëm.
Ai është zotuar se edhe nëse arrihet një armëpushim, Izraeli do të ndërhyjë në Rafah, për të cilin ai thotë se është bastioni i fundit i Hamasit në Gazë. Ai përsëriti vendosmërinë për ta bërë një gjë të tillë në bisedimet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ishte në Izrael këtë javë në një turne rajonal në përpjekje për të arritur marrëveshjen.
Nuk është e qartë nëse Hamasi do të pranonte një marrëveshje të shpejtë që nuk jep një zgjidhje përfundimtare, në favor të një pauze fillestare gjashtë-javore të luftimeve – dhe të paktën një shtyrje të një sulmi në Rafah, që mund të kishte pasoja shkatërrimtare për atë që dyshohet se do të ishte një sulm shkatërrues në Rafah. Egjipti e ka siguruar privatisht Hamasin se marrëveshja do të thotë një përfundim i plotë i luftës.
Por zyrtari egjiptian tha se Hamasi mendon se gjuha e tekstit të propozimit është shumë e paqartë dhe do që aty të thuhet shprehimisht se Izraeli do të tërhiqet plotësisht nga e gjithë Gaza./VOA
foto nga vendngjarja KINË- Të paktën 20 persona humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën të premten në nj&...
Netanyahu IZRAEL- Izraeli i ka dhënë Hamasit një javë kohë për të rënë dakord për një plan armë...
petar petkovic SERBI- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shefit ...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian dhe NATO kanë dënuar me forcë sulmet kibernetike të kryer nga APT28, një grup...
foto ilustruese RUSI- Rusia e gatshme të marrë në konsideratë bisedimet serioze të paqes për të zgjidhur konfliktin n&eu...
RUSI- Zëdhënësi i grupit operativ dhe strategjik të trupave Khortytsia të ushtrisë ukrainase, Nazar Voloshyn, ka njoftuar se n&e...
Tracy ANGLI- Një grua ka ndërruar jetë pasi flokët e saj extension morën flakë dhe u dogjën teksa ajo ndezi një...
Foto ilustrues SHBA- Shtetet e Bashkuara po punojnë për një plan për lirimin e pengjeve dhe arritjen e një armëpushimi midis ...
Gazetare amerikane SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë thirrje për lirimin e të gjithë gazetarë...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano BRUKSEL- Autoritetet më të larta të Kosovës po i kërkojnë me ...