Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
BRUKSEL- Autoritetet më të larta të Kosovës po i kërkojnë me ngulm Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese duke argumentuar se tashmë de-eskalimi në veri të Kosovës ka ndodhur dhe s'ka arsye që të vazhdohet me masa ndaj Kosovës. Por Bashkimi Evropian akoma nuk po lëviz në këtë drejtim. Me sa duket as thirrjet e vazhdueshme të Prishtinës për heqjen e masave nuk po lenë përshtypje. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se për heqjen e masave ndëshkuese që BE i ka vendosur Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës.
Vendet anëtare të BE do të vendosin se a do të hiqen masat dhe kur
Sipas tij, mbajtja e votimeve në komunat në veri të Kosovës më 21 prill, ishte një prej disa kushteve që BE-ja vendosi për heqjen e masave ndaj Kosovës.
"Kur i kemi vendosur masat kemi thënë se ato janë të përkohshme dhe mund të hiqen. Por për këtë vendim vendosin vendet anëtare të BE-së, e jo Qeveria e Kosovës. Masat nuk ishin vendosur vetëm për një arsye, por për disa. Diskutimet për këtë janë në vazhdim e sipër në BE dhe vendet anëtare do të vendosin se a do të hiqen masat dhe kur, a do të hiqen të gjitha apo pjesërisht”, tha zëdhënësi Stano.
Sipas zëdhënësit të BE-së, vendimi për heqjen e mundshme të masave ndaj Kosovës kërkon një konsensus më të gjerë në gjithë BE-në. Komisioni Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit, duke e akuzuar qeverinë e Kosovës për veprime të pakoordinuara në veri megjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Jeffry Vovenier, tha se "vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas një mbledhje të qeverisë, se BE-ja miratoi Planin e Rritjes ekonomike, në vlerë prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, i cili një ndër synimet ka edhe përshpejtimin e anëtarësimit të rajonit në bllok. Në këtë linjë ai thotë se "masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të padrejta”.
"Masat, që janë në fuqi ndaj Kosovës, bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe në Planin e Rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në. Në këtë kontekst, kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, tha kryeministri Kurti.
BE nuk është e bindur
Por si e shohin analistët politik situatën aktuale dhe raportet qeveri e Kosovës BE, rreth pikëpamjeve të tyre për masat. Analisti politik Blerim Burjani, i tha DW-së se qeveria e Kosovës duhet me fakte ta bindë BE-në për heqjen e masave.
"Heqja e masave nuk po ndodh për arsye se BE-ja ende nuk është e bindur politikisht dhe nuk ka besim në Qeverinë e Kosovës se do të ketë de-eskalim të qëndrueshëm. Konsideroj se Qeveria e Kosovës, e sidomos njësia speciale duhet të shihet sa më pak në veri, dhe qeveria të vazhdoj të kontribuojë në qëndrueshmërinë e stabilitetit në veri. Vlerësimi i gjendjes në veri duhet të jetë i shkruar për t'i dërguar BE-së konstatim të gjendjes që duhet të jenë raporte korrekte dhe të faktuara. Pra, mendoj se duhet të ketë raporte objektive të faktuara për ta bindur BE-në. BE-ja nuk bindet vetëm me fjalë dhe konferenca shtypi, por me raporte të detajuara të deritashme për gjendjen në veri”, thotë analisti Burjani.
Masat ndëshkuese që BE-ja kishte vendosur ndaj Kosovës në qershor të vitit të shkuar përfshinë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor./ DW
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç SERBIA- Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeveri...
pamje nga ngjarja SHBA- Qyteti i vogël i North Bend në Uashington është i famshëm për jetën e tij të egër...
Foto ilustruese SHBA- Avokati mbrojtës i ish-presidentit Donald Trump përgatiti të enjten terrenin për pretendimin se Michael Cohen, i ...
Recep Tayyip Erdogan TURQIA- Turqia ka pezulluar të gjitha importet dhe eksportet me Izraelin për shkak të veprimeve ushtarake në Gaz&e...
Harta SHBA- Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cil...
Gjatë shqyrtimit të projektligjit në senatin e Arizonës SHBA- Guvernatorja demokrate e Arizonës, Katie Hobbs, ka shfuqizuar nj&eum...
protesta SHBA- Përshkallëzimi i protestave në universitetet amerikane po detyron Presidentin Joe Biden të ndjekë një linj&eum...
fotot ilustruese BELGJIKË- Një belg 78-vjeçar është arrestuar me dyshimin për vrasjen e ish bashëshortes së tij 3...
foto ilustruese GAZA- Agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë (UNRWA) publikoi imazhe të Gazës, e c...
shqiprim arifi, ragmi mustafa PRESHEVË- Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka shprehur kritika për kryetarin aktu...