Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
KOSOVË- “Djemtë e rinj zgjodhën të djathtën e Trumpit pas fushatës së dominuar nga mesazhe maskiliniste”... “Si i humbën aktivistët demokratë të brezit Gen Z votat e brezit të tyre”... Tituj të tillë gjendeshin në ballinat e mediave amerikane dhe ndërkombëtare nga 6 nëntori i vitit të kaluar - një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Të dhënat mbi zgjedhjen që kishin bërë qytetarët amerikanë, analizoheshin për të treguar se kush po bëhet pjesë e formësimit të së ardhmes së vendit dhe kush jo. Të dhëna të ngjashme janë të qasshme edhe për votuesit e shumë prej vendeve të zhvilluara perëndimore.
Në Kosovë, të dhëna të tilla nuk janë publikuar asnjëherë - as për zgjedhjet lokale e as ato parlamentare. Kur zgjedhjet përfundojnë, gjithçka që bëhet e ditur, është se sa qytetarë kanë votuar gjithsej dhe sa fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.
Radio Evropa e Lirë pyeti Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë nëse për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 9 shkurt, do të grumbullohen dhe publikohen të dhëna për votuesit, por nuk mori përgjigje.
Kelly Dittmar, nga Qendra amerikane për Gratë dhe Politikë, tregon se këto të dhëna kanë qenë të qasshme për publikun në SHBA që nga viti 1980. Por, çfarë ndodh kur këto të dhëna nuk grumbullohen apo publikohen?
“Në punën tonë, shpesh flasim për vlerën e të dhënave në përcaktimin e një problemi. Dhe, pasi ta kesh përcaktuar problemin, mund të fillosh të kërkosh zgjidhje”, thotë Dittmar për Radion Evropa e Lirë.
Ajo tregon se, në SHBA, kjo gjë ka çuar në ndryshime konkrete, si rritja e presionit mbi partitë për të nominuar gra në pozita udhëheqëse dhe adresimi i politikave që pasqyrojnë përvojat e jetuara të grave.
Në Kosovë, nuk ka pasur as ndonjë studim që tregon se sa për qind e grupeve më të cenueshme - si gratë, të rinjtë, dhe minoritetet etnike -marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Por, një studim i vitit 2022 nga Zyra e organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë tregonte se 76 për qind e grave të përfshira në mostër, nuk do të votonin.
Përqindja e grave që thanë se nuk do të merrnin pjesë në tubime apo protesta për vendime politike, ishte edhe më e madhe. Mungesa e të dhënave që do të dëshmonin se cilat komunitete nënvotojnë, e bën të pamundur ndërmarrjen e iniciativave për të nxitur pjesëmarrje më të madhe politike të tyre, thotë Dittmar. Megjithatë, ajo thekson se shpesh ka arsye për mungesën e këtyre të dhënave.
“Nëse të dhënat zbulojnë një hendek gjinor, por ka frikë se potenciali i grave vjen me një ideologji dhe parti specifike, atëherë mund t’i frikësohen definimit të problemit”, thotë Dittmar.
“Në anën tjetër, nëse gratë votojnë në shkallë të lartë, mund të ketë dëshirë të mos fuqizohet kjo gjë në shoqëritë ku burrat tentojnë ta parandalojnë një lloj uniteti në mesin e grave”, shton ajo.
Për këto dy arsye, beson Dittmar, “absolutisht që mund të ketë njerëz në fuqi, veçanërisht burra, që nuk duan që këto të dhëna të bëhen të ditura”. Në Kosovë, jo vetëm të dhënat e votuesve në zgjedhje, por edhe shumë të dhëna të tjera të ngjashme nuk bëhen publike as edhe kur ato grumbullohen, thotë Ernera Dushica nga Instituti për Studime të Avancuara - GAP.
Në dhjetor të vitit të kaluar, ky institut publikoi një raport, ku tregohet se si institucionet publike në Kosovë nuk i përmbushin kriteret për publikim të të dhënave të ndara gjinore.
“Mungesa e të dhënave të detajuara nuk është vetëm një problem teknik, është një pengesë strategjike për zhvillimin e politikave efektive. Kur nuk merren parasysh të dhënat, nuk mund të krijohen politika që i adresojnë nevojat e grupeve të ndryshme shoqërore”, thotë Dushica për Radion Evropa e Lirë.
E, si mund të përdoren të dhënat konkretisht? Dushica merr një shembull: Të dhënat e regjistrimit të vitit të kaluar të popullsisë në Kosovë tregojnë se në disa komuna, si në Kamenicë, mosha mesatare është më e lartë se mesatarja në gjithë vendin. Sipas Dushicës, duke u bazuar në këto të dhëna, agjenda në këto komuna duhet të ndryshojë, duke u larguar nga politikat me fokus te të rinjtë.
“Më mirë është që të sigurohet se shërbimet sociale janë më të qasshme për banorët e asaj zone. Nuk mund të jetë fokusi te politikat për të rinjtë, kur popullsinë e ke më të moshuar”, thotë Dushica.
Dushica beson se bazimi i politikave në të dhëna të tilla, do të ndihmonte në synimin që politikat t’i reflektojnë nevojat e të gjithë qytetarëve. Për ta arritur këtë, ajo vlerëson se hapi i parë duhet të jetë publikimi i të dhënave që grumbullohen nga institucionet, por nuk ndahen.
“Ne kemi hasur në një përgjigje që për këtë duhet resurse, por nuk është ashtu. Ne veçse kemi shumë të dhëna. Por, është kulturë institucionale që nuk e prioritizon këtë aspekt”, thotë ajo.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në Kosovë ishin mbi 1.8 milion votues të regjistruar. Por, në fund, vetëm 48.78 për qind e tyre votuan. KQZ-ja nuk ofron asnjë të dhënë se cilat grupe dhe komunitete kanë munguar më shumë në vendvotime./REL
Kryeministri i Groenlandës SHBA- Kryeministri i Groenlandës, Mute Egede ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratat e&nb...
Turqi TURQI- Zjarri që shpërtheu në orët e para të së martës në një hotel në vendpushimin e ski...
Foto ilustruese KOSOVË- Vetëm brenda një dite, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dhënë gjoba në vlerë p...
herzi halevi IZRAEL- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Izraelit, Herzi Halevi, njoftoi të martën se k...
Trump SHBA- Presidenti Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë të hënën, duke njoftuar veprime të shumta ekzekuti...
LINDJE E MESME- Izraelitët dhe palestinezët u shprehën të lehtësuar dhe të kënaqur për zbatimin e marrëveshjes s&...
SHBA- Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump tha se kishte ende gjysmë dite për të gjetur një zgjidhje diplomatike për konflikt...
SHBA- Emigrantët shpërthejnë në lot pasi Trump mbylli aplikacionin CBP One disa momente pasi u betua si president. Siç shihet ...
Kuvendi malazez MAL I ZI - Opozita në Mal të Zi, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e bllokoi seancën e 21 j...
TURQI- Rritet bilanci i viktimave nga zjrri që përfshiu hotelin në një vendpushim skish në Turqinë perëndimore. A...