Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

LINDJE E MESME- Izraelitët dhe palestinezët u shprehën të lehtësuar dhe të kënaqur për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit gjashtë javor në Gazë ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, që filloi të dielën. Hamasi liroi tre pengje, ndërkohë që Izraeli liroi 90 të burgosur palestinezë. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës në Tel Aviv, Linda Gradstein, shumë izraelitë ia njohin meritat për arritjen e marrëveshjes Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Në sheshin, që tashmë njihet si Sheshi i Pengjeve në Tel Aviv, mijëra izraelitë kthyen shikimin drejt ekraneve e mëdha, duke pritur me shqetësim lirimin e tre pengjeve nga Hamasi dhe dorëzimin e tyre tek Kryqi i Kuq e më pas tek ushtria izraelite.
Brohoritjet shpërthyen kur tre vajzat e reja, që dukeshin në gjendje relativisht të mirë, u ribashkuan me familjet e tyre. Ato do t’i kalojnë katër ditët e ardhshme në spital, ku do pritet ta marrin veten nga përvoja e hidhur gjatë 471 ditëve që po mbaheshin nga Hamasi. Njëra nga pengjet, Emily Damari, shtetase britanike dhe izraelite, tha përmes një deklarate se është personi më i lumtur në botë tani që është e lirë.
Amit Soussana është njëra nga pengjet e liruara si pjesë e armëpushimit të mëparshëm dhe të vetëm deri më tani. Në tubimin në Sheshin e Pengjeve një natë më herët, ajo falënderoi presidentët amerikanë, Joe Biden dhe Donald Trump për angazhimin e tyre për të arritur marrëveshjen.
“Udhëheqja dhe angazhimi juaj ishte jetike për arritjen e këtij hapi të rëndësishëm. Megjithatë, kërkojmë nga ju të vazhdoni përpjekjet për të siguruar arritjen e fazës së dytë të marrëveshjes”, thotë ajo.
Gjithsej 33 pengje izraelite, të gjallë dhe të vdekur, pritet të lirohen gjatë fazës së parë gjashtë javore të marrëveshjes.
Gjatë kësaj kohe, palët duhet të angazhohen për fazën e dytë, e cila parashikon një armëpushim të përhershëm, lirimin e 65 pengjeve të tjera dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza. Shumë nga familjet e pengjeve janë të shqetësuara se nëse marrëveshja dështon para fazës së dytë, pengjet e mbetura kurrë nuk do të kthehen nga Gaza.
Në mesin e 33 pengjeve që pritet të lirohen në fazën e parë është edhe babai 84 vjeçar i Omri Lifshitz.
“Në fazën e parë janë 33 prej tyre dhe duhet t’i kthejmë të gjithë. Do të luftojmë për fazën e dytë. Shpresojmë që Presidenti Trump do të vazhdojë trysninë për t’i dhënë fund kësaj dhe për ta arritur fazën e dytë të marrëveshjes”, thotë ai.
Krahas lirimit të tre pengjeve izraelite, Izraeli liroi 90 gra dhe të mitur palestinezë nga Bregu Perëndimor që mbaheshin në burgjet izraelite. Sipas marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, Izraeli do të lirojë rreth 1,900 të burgosur palestinezë, disa prej tyre të dënuar me burg të përjetshëm për vrasjet e izraelitëve.
“Gëzimi ynë nuk është i plotë për shkak të asaj që u ka ndodhur njerëzve në Gazë dhe të rënëve të tyre dhe për shkak të të burgosurave të tjera që i lamë prapa në burg”, tha palestinezja e liruar nga burgu izraelit, Hanan Maalwani.
Analistët paralajmërojnë se përpara ka ende rrugë të gjatë për të siguruar përfundimin zyrtar të luftës dhe lirimin e pengjeve. Ata thonë se përtej euforisë fillestare, gjatë gjashtë javëve të ardhshme do të ketë tensione të shtuara në Izrael dhe në Bregun Perëndimor. Publiku izraelit është i përçarë rreth rrezikut që paraqet përfundimi i luftës dhe lirimi nga burgjet i një numri të madh të palestinezëve që kanë gjak në duart e tyre./ VOA
SHBA- Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump tha se kishte ende gjysmë dite për të gjetur një zgjidhje diplomatike për konflikt...
SHBA- Emigrantët shpërthejnë në lot pasi Trump mbylli aplikacionin CBP One disa momente pasi u betua si president. Siç shihet ...
Kuvendi malazez MAL I ZI - Opozita në Mal të Zi, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e bllokoi seancën e 21 j...
TURQI- Rritet bilanci i viktimave nga zjrri që përfshiu hotelin në një vendpushim skish në Turqinë perëndimore. A...
SHBA- Presidenti Donald Trump ka firmosur dje urdhërin ekzekutiv për rivlerësimin dhe rishikimin e ndihmës së huaj nga SHBA-ve.&...
SHBA- Orët e para të Donald Trump si president i ri i Shteteve të Bashkuara monopolizojnë titujt e shtypit ndërkombëta...
Foto ilustruese HAMAS - Hamasi do të lirojë të shtunën katër gra izraelite që i mban peng në Rripin e Gazës në...
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Sir Keir Starmer tha se sulmi që u mori jetën tre vajzave të reja në Southport korrikun e kalu...
ZVICRA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fajlimit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka kërkuar...
TIRANA- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka thirrur sot në seancë dëgjimore Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për t&e...