
Kandidatët demokratë fituan zgjedhjet për guvernator në shtetet amerikane të Nju Xhersit dhe Virxhinias.
Sipas komisionit të zgjedhjeve Mikie Sherrill, 53 vjeçe, fitoi ndaj republikanit Jack Ciattarelli në Neju Xhersi. Ndërsa Abigail Spanberger, 46 vjeçe, gjithashtu fitoi në Virxinia kundër republikanes Winsome Earle-Sears, duke u bërë gruaja e parë që mban këtë post.
Fitoret në këto dy shtetet japin një shtysë për demokratët , ndërsa ata përgatiten për zgjedhjet e ardhshme të mesmandateve për Kongresin amerikan vitin e ardhshëm.
Për presidentin amerikan Donald Trump dhe republikanët, fitoret e demokratëve përbëjnë një pengesë. Kandidatët republikanë të humbur në të dyja shtetet kishin marrë qëndrime të qarta pro-Trump gjatë fushatës zgjedhore.
Fitoret erdhën ndërkohë që demokrat i majtë, Zohran Mamdani, fitoi gjithashtu garën për kryebashkiak të qytetit të Nju Jorkut.
Ish-presidenti demokrat Barack Obama uroi të gjithë kandidatët demokratë që dolën fitues në zgjedhje të ndryshme në të gjithë vendin, përfshirë votat rajonale dhe lokale.
“Është një kujtesë se kur bashkohemi rreth liderëve të fortë dhe të përparuar që kujdesen për çështjet që kanë rëndësi, mund të fitojmë,” shkroi Obama në platformën sociale X në mëngjesin e së mërkurës. “Ende kemi shumë punë për të bërë, por e ardhmja duket pak më e ndritshme”.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
5 Nëntor14:08
“Ministri gjerman trondit me deklaratën për Sirinë: ‘Më keq se Gjermania e 1945’”
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul ka shkaktuar trazira brenda bllokut të tij konservator pas një deklarate të fundit në lidhj...
BOTA
5 Nëntor12:22
Makina përplas turmën e këmbësorëve në Francë, lëndohen 10 persona
Një shofer përplasi makinën e tij në një turmë njerëzish në ishullin francez Oleron, duke plagosur 10 persona.
Sipas ...
BOTA
5 Nëntor11:28
Vladimir Klitschko: Vetëm rrëzimi i Putinit mund të shpëtojë Ukrainën
Për herë të katërt, vendi po përballet me një dimër shumë të vështirë, ndërsa sundimtari i Kremlinit...
BOTA
5 Nëntor11:06
Përplasen dy trena në Indi, 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Indinë qendrore të martën, duke rezultuar në një aksi...
BOTA
5 Nëntor11:03
Përshkallëzohen tensionet në Sudan/ OKB: 40 të vdekur pas sulmit në El-Obeid
Një sulm në qytetin strategjik të El-Obeid, kryeqytetit rajonal të Kordofanit të Veriut në Sudan, ka vrarë të pakt&eum...
BOTA
5 Nëntor10:45
Angli/ Shqiptari i arrestuar për shitje kokaine, ikje spektakolare policisë nga spitali
24-vjeçari shqiptar, Albjon Metlekaj, është dënuar me katër vjet burg nga Cambridge Crown Court më 31 tetor për posedim m...
BOTA
5 Nëntor10:42
U bllokua për shkak të dronëve/ Rihapet sot aeroporti i Brukselit
Aeroporti kryesor i kryeqytetit të Belgjikës pritet ta rifillojë punën të mërkurën, pasi ndaloi rreth 80 fluturime për...
BOTA
5 Nëntor10:36
Kush është Zohran Mamdani, migranti 34-vjeçar që do të udhëheqë Nju Jorkun
Në një rezultat historik për qytetin më të madh të Shteteve të Bashkuara dhe simbolin global të kapitalizmit, Zohran M...
BOTA
5 Nëntor10:22
Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ndodhi mëngjesin e së mërkurës. Lëkundjet u regjis...
BOTA
5 Nëntor10:20
Grabitja në Salamina, autorët torturuan për vdekje të moshuarën, i biri: E masakruan me urrejtje
Detaje të rënda kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e një të moshuare në Greqi, e cila u torturua nga gr...