Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria në rënie për demokracinë dhe shtetin e së drejtës
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...

SHBA- Këtë javë Merilendi u bë shteti i fundit që njoftoi falje masive për persona të dënuar për krime të lidhura me marijuanën, në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar jetët e atyre që përfunduan në burgje për shkak të një lufte 10 vjeçare të vendit kundër drogës.
Sipas planit të guvernatorit Wes Moore, më shumë se 175 mijë të dënuar për posedim të kanabisit ose pajisje droge do të falen, por nuk do të fshihen përgjithmonë nga historiku penal i këtyre individëve.
Në vazhdim një vështrim mbi qëndrimet amerikane në trajtimin e rasteve të vjetra me të dënuar për marijuanë.
Një pjesë e dënimeve për kanabis janë shlyer ose falur
Grupi që mbështet legalizimin e marijuanës, ‘NORML’, thotë se rreth 2.5 milionë dënime për kanabis janë shlyer ose falur gjatë viteve të fundit.
“Është numër i vogël kur merret parasysh fakti se gjatë 50 viteve të fundit apo më shumë, mbi 30 milionë amerikanë janë arrestuar në nivel shtetëror ose lokal për marijuanë”, tha në një intervistë Paur Armentano, zëvendësdrejtor i grupit ‘NORML’.
Personat e falur rifitojnë të drejtat e tyre civile, si e drejta për të votuar, për të shërbyer në një juri gjyqësore, apo për të zotëruar armë.
Shlyerjet e dënimeve shkojnë më tej, duke fshehur plotësisht historikun dhe të dhënat e dënimeve; gjë që u mundëson individëve që përfitojnë marrjen e ndihmës federale për shkollim, kualifikimin për strehim publik dhe lejon ata që janë prindër të marrin pjesë në aktivitetet shkollore të fëmijëve të tyre, krahas edhe disa përfitimeve tjera.
Zyrtarët e degës ekzekutive siç janë kryetarët e bashkive, guvernatorët dhe presidenti mund të falin dikë, por pak drejtues kanë vepruar si ai i Merilendit. Vendime të ngjashme ka patur edhe në Masaçusets, Nevada, Oregon, Birmingham, Alabama dhe Kansas City.
Presidenti Joe Biden ka urdhëruar falje të shumta për ata që janë dënuar për posedim të kanabisit në zona në pronësi federale ose në Distriktin e Kolumbias.
Nuk është e qartë se kush dhe sa veta përfitojnë. Për të kuptuar nëse janë falur ose jo, të dënuarit duhet të aplikojnë për një certifikatë; që nga ky muaj, pak më shumë se 200 persona që kualifikoheshin për faljen e presidentit Biden e kishin bërë këtë aplikim.
Duhet një gjykatë, zakonisht e bazuar në një ligj, për të urdhëruar pastrimin e historikut penal, megjithëse Oregoni e siguron këtë së bashku me faljet dhe qasja e Merilendit e bën këtë më të lehtë.
Pastrimi i së shkuarës kriminale i ka rrënjët në legalizimin e marijuanës
Ligjet e marijuanës kanë ndryshuar shumë që nga fundi i viteve ‘90, kur shtetet nisën ta lejojnë përdorimin e marijuanës për shkaqe mjekësore, një praktikë që është përqafuar nga shumica e shteteve.
Njëzet e katër shtete e kanë legalizuar përdorimin rekreativ për të rriturit, 26 shtete e kanë dekriminalizuar dhe Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara këtë vit është hedhur në lëvizje për ta riklasifikuar atë si një drogë më pak të rrezikshme, duke u dhënë shpresë aktivistëve në mbështetje të legalizimit të marijuanës, për lejimin e përdorimit të saj në 12 shtetet qe e ndalojnë atë.
Legalizimi i marijuanës në Kolorado dhe Uashington, shtetet e para që ndërmorën një veprim të tillë, ngriti një pikëpyetje: A duhet që njerëzit e dënuar në të kaluarën të vazhdojnë të vuajnë pasoja për diçka që tani është e ligjshme?
Një numër në rritje i votuesve dhe ligjvënësve thonë jo. Shumica e shteteve që kanë legalizuar marijuanën kohëve të fundit, e kanë bërë pjesë të politikës së re mënyrën e pastrimit të dënimeve për posedim marijuane në të kaluarën.
Një dispozitë e shlyerjes së dënimeve për ata që kualifikohen ishte pjesë e një mase të miratuar nga votuesit që mbështetën legalizimin e marijuanës në Merilend më 2022.
Por në shumë raste këto dispozita kërkojnë që njerëzit e dënuar të kërkojnë shlyerjen e historikut të tyre, një proces që mund të marrë kohë dhe kërkon ndihmën e një avokati.
Politikat si ajo e Merilendit mund të trajtojnë pabarazinë gjinore
Avokatët thonë se faljet dhe shlyerjet e shumëfishta të dënimeve, si në rastin e Merilendit, është një mënyrë për të trajtuar pabarazitë e vjetra racore.
Sipas disa studimeve, afrikano-amerikanët kanë vuajtur më shumë pasojat e politikave kombëtare mbi drogën, krahasuar me amerikanët e bardhë, megjithëse të dhënat tregojnë se përdorimi i marijuanës nga të dyja grupet është në një shkallë të ngjashme.
Një analizë e Bashkimit Amerikan për Liritë Civile (ACLU) zbuloi se afrikano-amerikanë kishin tre herë më shumë shanse se sa të bardhët të akuzoheshin për posedim të marijuanës më 2018. Pabarazi janë vërejtur në çdo shtet.
Faljet dhe shlyerjet automatike të dënimeve mbulojnë të gjithë ata që kualifikohen, duke pakësuar mundësitë për pabarazi.
Një studim i vitit 2020 nga profesorë të Shkollës Juridike të Universitetit të Miçiganit zbuloi se përfituan më pak se 7 për qind e personave që kualifikoheshin për pastrimin e historikut penal. Shumica nuk aplikuan.
“Sipas modelit të vjetër, duheshin burime të shumta për të siguruar pastrimin e historikut penal”, tha Adrian Rocha, menaxher i politikave në Projektin “I burgosuri i fundit”, që, ngjashëm me grupet e tjera mbështetëse, angazhohet për politika faljeje dhe pastrim të historikut penale në shkallë të gjerë.
“Faljet e përgjithshme për të gjitha kategoritë e aktiviteteve që në të kaluarën ishin kriminale, ndihmojnë komunitetet me ngjyrë dhe lehtësojnë trajtimin e çështjeve me të cilët janë përballur komunitetet në të kaluarën”, thotë Cat Packer, nga Aleanca e Politikave të Drogës./VOA
TAJVAN- Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen prej 360 milionë dollarësh të më shumë se 1,000 dronëve të armatosur...
MALI I ZI- Prokuroria e Posaçme në Mali të Zi ngriti të mërkurën një akt-akuzë kundër policit Zoran Gashovi&cce...
Tifozë serbë gjatë ndeshjes së Serbisë kundër Anglisë në Euro 2024 GJERMANIA- Organi qeverisës i futbollit evr...
Ndërtesa e ish-Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe në Beograd. SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vu&cc...
Albin Kurti HAMBURG- Kroacia dhe Shqipëria u ndalën në një barazim 2-2 në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro2...
Rishi Sunak ANGLI- Një truprojë e Rishi Sunak është arrestuar pas një hetimi mbi bastet e supozuara për datën e zgjedhj...
BEOGRAD- I dërguari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në Beograd ka zh...
KINË- Pamje shokuese shihen në një video, ku rrufeja godet drejtpërdrejtë një Kinez. Gjithashtu mbetet ende e paqartë ...
POLONI- Ish-ministri i mbrojtjes Mariusz Blaszczak ka thënë se Polonia duhet të vendosë mina tokësore përgjatë kufirit...
SHBA- 19 qershori është një festë amerikane, që shënon ditën kur skllavëria përfundoi në shtetet e konfedera...