Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

SHBA- 19 qershori është një festë amerikane, që shënon ditën kur skllavëria përfundoi në shtetet e konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane më 1865. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Sterns, kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Donald Trump po bëjnë fushatë rreth kësaj date të rëndësishme për të fituar mbështetjen e votuesve afrikano-amerikanë.
Presidenti Joe Biden organizoi një koncert për nder të 19 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.
“Historia jonë nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën, por edhe me të tashmen dhe me të ardhmen tonë. Pra, për një të ardhme për të gjithë ne, jo vetëm për disa prej nesh”, tha ai.
Presidenti Biden tha se kundërshtarët e tij politikë po përpiqen të "rishkruajnë historinë".
"Disa njerëz po përpiqen të na kthejnë mbrapa. Ata duan të kufizojnë liritë tuaja, duke e bërë më të vështirë pjesëmarrjen në votime për afrikano-amerikanët. Ata duan të mbyllin dyert e mundësive për ju, po sulmojnë vlerat e diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjen”, tha Presidenti Biden.
Drejtuesit e ekipit të fushatës së ish Presidentit Donald Trump themeluan koalicionin "Afrikano-amerikanët për zotin Trump" të shtunën në një kishë afrikano-amerikane në Miçigan. Në këtë ngjarje zoti Trump mbajti një fjalim drejtuar votuesve afrikano-amerikanë.
"Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për ne. Ne kemi bërë më shumë për afrikano-amerikanët se çdo president, që nga koha e presidentit Abraham Lincoln. Kjo është një deklaratë e madhe", tha zoti Trump.
Ish Presidenti Trump tha se votuesit afrikano-amerikanë po humbasin vendet e punës për shkak të ardhjes së siç tha ai "miliona imigrantëve të huaj në mënyrë të paligjshme".
“Çdo shtet është një shtet kufitar. Ju e keni dëgjuar këtë. Ata po vijnë në komunitetin tuaj dhe po marrin vendet tuaja të punës. Ardhja e tyre po ndikon negativisht afrikano-amerikanët dhe hispanikët më shumë se çdo grup tjetër”, tha zoti Trump.
Ish Presidenti Trump tha se komunitetet e afrikano-amerikanëve janë ndikuar nga rritja e krimit gjatë mandatit të Presidentit Biden.
"Krimi është më i shfrenuar këtu dhe në komunitetet afrikano-amerikane, dhe gjithnjë e më shumë njerëz më thonë se duan mbrojtje. Ne duam që policia të na mbrojë. Ne nuk duam të na grabisin, të na rrahin apo të na vrasin në rrugën për të blerë bukë", tha ai.
Të dhënat e FBI-së tregojnë se krimet e dhunshme në Shtetet e Bashkuara janë ulur në të gjithë vendin, si në qytetet e mëdha ashtu edhe në ato të vogla.
Presidenti Biden thotë se votuesit afrikano-amerikanë e zgjodhën atë katër vjet më parë dhe ai sërish ka nevojë për ndihmën e tyre.
"Falë votës së afrikano-amerikanëve Kamala Harris është Nënpresidente dhe unë jam President i Shteteve të Bashkuara. Kjo nuk është hiperbolë. Për shkak të votës suaj, Donald Trump është një ish-president i mposhtur. Dhe me votën tuaj në 2024, ne do ta bëjmë zotin Trump sërish humbës”, tha Presidenti Biden.
Katër vjet më parë, vetëm tetë për qind e votuesve afrikano-amerikanë e mbështetën zotin Trump.
Anketat e organizatës “Pew Research” këtë vit tregojnë se 18 për qind e votuesve afrikano-amerikanë e mbështesin zotin Trump, një rritje që mund të ketë një ndikim të madh në garat e ngushta në shtetet e pavendosura, përfshirë Miçiganin./VOA
KOSOVË- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se dy-tre vende të Bashkimit Evropian kanë kërkuar heqje graduale...
KOSOVË- Vizita në Kosovë dhe në Serbi e Mirosllav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dial...
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden njoftoi të martën se administrata e tij do të ofrojë mbrojtje për disa kategori emigrantë...
ANGLI- Më shumë se 800 emigrantë kanë mbërritur në Britanine e Madhe pasi kaluan La Manshin në një ditë të v...
Foto ilustruese ARABIA SAUDITE- Qindra pelegrinë vdiqën gjatë kryerjes së haxhillëkut këtë vit në Arabinë Saud...
FRANCË- Lideri i partisë franceze të ekstremit të djathtë, Rally National (RN), Jordan Bardella, tha sot se ai mbështet të ...
IZRAEL- Forcat izraelite mund të kenë shkelur në mënyrë të përsëritur parimet themelore të ligjeve të luft&e...
KOREJA E VERIUT- Vladimir Putin e çoi mikpritësin Kim Jong Un për një xhiro nëpër rrugët e Phenianit me një limuzin&...
SELANIK- Një 70-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën prej 26 vitesh në Selanik. Rsasti i rëndë &eum...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Një oficer i ushtrisë siriane u vra gjatë një sulmi ajror izraelit në jug të shtetit më ...