Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

SHBA– Departamenti i Drejtësisë njoftoi të hënën se ka shkarkuar mbi dymbëdhjetë punonjës që patën punuar me çështjet hetimore ndaj Presidentit Donald Trump, duke vepruar kështu me shpejtësi për të ndëshkuar juristët që u përfshinë në proceset hetimore.
Masat e shpejta ndaj prokurorëve të karrierës që punonin në ekipin e prokurorit të posaçëm Jack Smith janë shenja më e fundit e ndryshimeve brenda Departamentit të Drejtësisë dhe reflektojnë vendosmërinë e administratës për të larguar nga qeveria punonjësit që i konsideron jobesnikë ndaj presidentit.
Masat u ndërmorën në kundërshti me normat dhe pasuan transferimin e disa zyrtarëve të lartë të karrierës në divizione të ndryshme. Tradita e deritanishme mundësonte që prokurorët e karrierës ta vazhdonin punën në departament përgjatë administratave të presidentëve të ndryshëm dhe nuk ndëshkoheshin për përfshirjen në procese delikate hetimore. Shkarkimi i zyrtarëve u njoftua se hyri në fuqi menjëherë.
“Sot, prokurori i përgjithshëm në detyrë James McHenry i dha fund punësimit të një numri zyrtarësh të Departamentit të Drejtësisë, të cilët patën luajtur një rol domethënës në procesin hetimor ndaj Presidentit Trump”, thuhet në një deklaratë të qarkulluar nga një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë.
“Për shkak të veprimtarisë së tyre, prokurori i përgjithshëm në detyrë nuk beson se këta zyrtarë do të veprojnë për të zbatuar me besnikëri axhendën e presidentit. Kjo masë është në përputhje me misionin për t’i dhënë fund përdorimit politik të qeverisë”.
Nuk ishte menjëherë e qartë se cilët prokurorë do të prekeshin nga ky urdhër, apo se sa prej atyre që punuan me hetimet ndaj Presidentit Trump, do të vazhdonin në Departamentin e Drejtësisë. Nuk u mësua gjithashtu se sa prej prokurorëve të shkarkuar mund ta ankimonin masën me argumentin se departamenti nuk ka respektuar mbrojtjet për punonjësit e shërbimit civil në qeverinë federale.
Vetë prokurori i posaçëm Smith dha dorëheqjen nga Departamenti i Drejtësisë më herët këtë muaj, pasi paraqiti një raport voluminoz për dy dosjet hetimore ndaj zotit Trump, për përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij Mar-a-Lago, në Florida. Të paktën një prej anëtarëve kryesorë të ekipit të prokurorëve, Jay Bratt, gjithashtu dha dorëheqjen nga Departamenti i Drejtësisë këtë muaj, pasi shërbeu si prokurori kryesor për çështjen e dokumenteve të klasifikuara. Shkarkimet u njoftuan fillimisht nga kanali televiziv Fox News./ VOA
SHBA- Selena Gomez ka shpërthyer në lot gjatë një videoje në Instagram, ku ka reaguar ndaj kërcënimit të Presidentit D...
SHBA- Bill Gates ka kritikuar miliarderin e Teslas, Elon Musk. Themeluesi miliarderi i Microsoft-it sulmoi shefin e Tesla-s për promovimin e politik...
BRITANI E MADHE- Autoritetet shëndetësore britanike thanë të hënën se kishin zbuluar një rast të gripit të shpend...
KIEV- Disa gra nga qytete të rajonit të Kievit janë pjesë e një njësie ushtarake, duke mësuar në mënyrë vull...
SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën në një adresim publik se do t’i ...
SUEDI- Autoritetet suedeze kanë sekuestruar një anije që dyshohet se ka dëmtuar një kabllon nënujore me fibra optike midis Leton...
BRAZIL- Një incident i frikshëm është regjistruar në video nga një pasagjer i British Airways teksa priste fluturimin e tij n&eu...
Donald Trump SHBA - Presidenti i SHBA Donald Trump pritet që zyrtarisht të heqë iniciativat e diversitetit, barazisë dhe përfshirj...
IZRAEL- Forcat e Armatosura izraelite (IDF) thonë se kanë kryer një sulm me dron në qytetin Tulkarem të Bregut Per&eum...
Foto ilustruese MBRETËRI E BASHKUAR - Një person në Mbretërinë e Bashkuar është infektuar me gripin e shpendëve, n&...