
Moti i dimrit po mban në kthetrat e veta rajone të tëra në Europë. Në Holandë për të dytën ditë radhazi ka pasur anulime fluturimesh në aeroporte. Në Paris u ndërpre përkohësisht qarkullimi i autobusëve.
Reshje të dendura bore dhe temperaturat me ngrica po shkaktojnë probleme në mbarë Europën. Në Holandë në aeroportin e Amsterdamit Schiphol u anuluan mbi 700 fluturime gjatë dy ditëve të fundit. Mbi 1.000 pasagjerëve u është dashur të kalojnë natën në aeroport duke fjetur në dyshekë palosës, sikurse njofton aeroporti në faqen e vet të internetit. Autoritetet e aeroportit parashikojnë, që moti dimëror me erëra të forta do të vazhdojë. Edhe qarkullimi i trenave në Holandë ka pasur pengesa dhe anulime duke u paralizuar pjesërisht prej reshjeve të borës.
Bora paralizon qarkullimin e autobusëve në Paris
Edhe në Francë moti ka shkaktuar probleme në qarkullim. Në Paris përkohësisht në të gjithë qytetin u ndërpre shërbimi urban i autobusëve. Edhe në qarkullimin e tramvajeve, metrosë dhe trenave rajonal ka pasur pezullime. Në aeroportet e Parisit u reduktuan fluturimet. Rrallëherë vitet e fundit shtresa e borës ka qendruar kaq gjatë në Paris. Edhe në veri të Francës si në Lille ka pasur vështirësi në qarkullim. Në mbarë vendin në autostrada ka pasur pengesa me rreth 1.650 kilometra gjithsej, sikurse shkruan gazeta Le Parisien. Si pasojë e aksidenteve rrugore në Francë kanë humbur jetën gjithsej pesë vetë.
Stuhia e presionit të ulët “Elli” sjell më shumë borë
Gjermania ditët e ardhshme gjithashtu pritet të ketë mot të trazuar: Pas reshjeve të ditëve të fundit pritet një valë më intensive bore deri të premten. Më pas vala e presionit të ulët do të lëvizë drejt Europës Qendrore duke sjellë borë dhe akull, njofton shërbimi sinoptik i Gjermanisë (DWD). Meteorologët parashikojnë për të premten (09.01.2026) në veri dhe në lindje një valë stuhie me drejtim lindjen. Kjo do të çojë në uljen e temperaturave shoqëruar edhe me reshje bore.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
8 Janar08:26
Trump urdhëron tërheqjen e SHBA-së nga 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë agjenci kyçe të OKB-së
Presidenti Donald Trump ka urdhëruar Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë agjenc...
BOTA
8 Janar08:08
Pas tutave sportive të Maduros, virale bëhet bluza ‘patriotike’ e Origin
Imazhi i Nicolas Maduros të arrestuar nga Shtetet e Bashkuara, i veshur me një tuta gri Nike, është tashmë një nga më trond...
BOTA
7 Janar23:44
Abuzoi seksualisht fëmijët në jetimore, burri dënohet pas dëshmisë “nga” varri
Një burrë që ngacmoi, sulmoi dhe përdhunoi dy vajza të cenueshme ndërsa punonte në një shtëpi fëmijësh &e...
BOTA
7 Janar23:24
VIDEO tragjike nga momenti kur polici vret gruan 37-vjeçare në SHBA
Video të tmerrshme të kapura nga kalimtarë të rastësishëm kanë kapur momentin kur një oficer i Imigracionit dhe Doganave...
BOTA
7 Janar22:48
Sekuestrimi i anijes Marinera/ Moska ‘e ftohtë’ në reagim, thirrja për SHBA-në: Sigurojuni trajtim human rusëve
Rusia kërkon që Shtetet e Bashkuara të sigurojnë trajtim njerëzor të shtetasve rusë në bordin e anijes Marinera, t&eum...
BOTA
7 Janar22:26
Detaje/ Si ia dolën amerikanët të “verbonin” radarët dhe të hynin 20 kilometra brenda Venezuelës pa u zbuluar
Ishte një operacion direkt nga një manual ushtarak. Amerikanët, duke përdorur shërbimet e tyre sekrete dhe njësitë elitare ...
BOTA
7 Janar22:10
Po ktheheshin në Gjermani pas festave/ Aksidentohet rëndë familja shqiptare me pesë anëtarë
Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën në zonën e Waldshut-Tingen, pranë kufirit me Zvicrën, duke p&eum...
BOTA
7 Janar21:52
Burri godet gruan me pirun, arrestohet për abuzim
Një burrë 43-vjeçar me origjinë nga Bangladeshi u arrestua nga policia në Ankona për dhunë në familje. Duke u kthyer n...
BOTA
7 Janar21:09
Izraelitët protestë në Jerusalem për 7 tetorin
Izraelitët u mblodhën në Jerusalem të mërkurën me disa që kërkuan një komision të pavarur shtetëror hetim...
BOTA
7 Janar20:59
Pse Groenlanda, një ishull i mbuluar nga 80% akull, është dëshira e zjarrtë e Trumpit?
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka përsëritur pretendimin e Shteteve të Bashkuara për të kontrolluar Groenlandën.
“Ne k...