Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
GJERMANI- Me rastin e 2 gushtit, Ditës Evropiane të Përkujtimit të Holokaustit ndaj sintëve dhe romëve, kryetari i Këshillit Qendror të Sintëve dhe Romëve gjermanë, Romani Rose, tha për DW se anticiganizmi nuk duhet toleruar.
Romani Rose u lind në vitin 1946 në një familje sinti me origjinë nga Silesia. Shumë nga anëtarët e familjes së tij u vranë në Aushvic dhe kampet e tjera gjermane të shfarosjes naziste. Që nga vitet 1970 Rose angazhohet për të drejtat e sintëve dhe romëve dhe për analizën e krimeve naziste dhe gjenocidin kundër sintëve dhe romëve. Që nga viti 1982 ai është kryetar i Këshillit Qendror të Sintëve dhe Romëve gjermanë, të cilin e ka bashkëthemeluar.
Në Ditën Evropiane të Përkujtimit të Holokaustit ndaj Sintëve dhe Romëve, që këtë vit përkon edhe me 80-vjetorin e të ashtuquajturës "shpërbërja e kampit të ciganëve" Aushvic-Birkenau, ku gjatë natës së 2 gushtit deri më 3 gusht 1944 u vranë mijëra sinti dhe romë Rose thotë në një intervistë me DW: "nga familja ime u vranë 13 vetë, jo vetëm në Aushvic, por edhe në kampe të tjera përqendrimi si Dachau apo Bergen-Belsen. Për mua Aushvici është një varrezë e madhe, por gjithashtu mendoj se Aushvici është për ne sot një detyrim për t'u përballur me historinë dhe fatet e viktimave."
500.000 sinti dhe romë viktima të Holokaustit
Sipas tij ende shumë vetë në shoqërinë gjermane "nuk e dinë se gjatë Holokaustit janë vrarë edhe 500,000 sinti dhe romë në Gjermani dhe në Evropën e pushtuar nga nazistët. Në dekadat e fundit në Gjermani është bërë shumë në niveli politik. Por ne nuk e kemi arritur mjaftueshëm popullsinë përgjithshme. Prandaj duhet bërë më shumë. Megjithatë, duhet të bëhet po ashtu e qartë se racizmi dhe anticiganizmi nuk janë problemi ynë, janë problemi i shoqërisë shumicë.
Nacionalizëm i ri në Gjermani
Romani Rose thotë se tani në Gjermani ka "një nacionalizëm të ri, një ekstremizëm të ri të djathtë dhe këta njerëz po bëjnë sërish thirrje për koka turkut. Ne duhet të mbrohemi ndaj kësaj. Por mendoj edhe për situata në të cilat njerëzit mbyten, sepse varkat e tyre fundosen dhe ne negociojmë që këta njerëz të mos vijnë tek ne. Mendoj se është keq. Për mua është e qartë se një shtet i vetëm nuk mund ta zgjidhë problemin. Vetëm komuniteti evropian mund ta bëjë këtë gjë së bashku. Por bëhet fjalë për vlerat tona thelbësore. Ato janë themeli i bashkëjetesës sonë. Ne kemi qenë gjithmonë krenarë për këtë në Evropë. Nëse nuk i mbrojmë më, atëherë gjërat do të jenë të këqija për njerëzimin".
Romani Rose është prej gati 50 vjetësh aktiv në luftën për të drejtat e njeriut. Dhe kur hedh vështrimin prapa mendon se në Gjermani ka shumë ndryshime pozitive sa i përket pakicës së sitëve dhe romëve.
"Gjermania konsiderohet si model kur bëhet fjalë për pakicën tonë. Sot ne jemi pakicë kombëtare së bashku me danezët, frizianët dhe sorbët. Në Berlin, direkt pranë Portës së Brandenburgut ka një monument përkujtimor për sintët dhe romët e vrarë në Evropë. Po ashtu në Gjermani ka sot edhe një komisioner që merret me fenomenin e anticiganizmit, ashtu siç kemi edhe një komisioner për antisemitizmin. Gjithësesi e rëndësishme është që ne na duhet ende të arrijmë sa më shumë njerëz në popullsinë e përgjithshme të vendit."
Anticiganizmi nuk duhet toleruar
Sipas kryetarit të Këshillit Qendror të Sintëve dhe Romëve gjermanë "ajo që është e rëndësishme nga këndvështrimi i sotëm është se ne nuk e pranojmë më anticiganizmin, se mund të mbrohemi kundër tij dhe se ka shumë njerëz në shoqëri dhe në politikë që e dënojnë atë bashkë me ne. Gjithçka nuk do të ndryshojë brenda natës, gjithçka është një proces. Dëshiroj të theksoj se ne nuk na intereson të kërkojmë të drejta të veçanta për veten tonë, por të drejta të barabarta. Nëse edhe pas 600 vjetësh ne nuk do ta kemi të drejtën t'i përkasim këtij vendi, të cilit i kemi qëndruar gjithmonë besnikë me patriotizëm, sepse edhe gjyshërit tanë kanë qenë ushtarë në Luftën e Parë Botërore për Gjermaninë, atëherë ky vend. nuk do t'ia dalë kurrë. Dhe vendi ka problem me veten./ DW
Osmani SHKUP- Partia maqedonase opozitare, LSDM ka reaguar në lidhje me incidentin e mbrëmshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani n...
Osmani SHKUP- Kompania e cila menaxhon me Aeroportin e Shkupit, TAV ka reaguar në lidhje me incidentin e regjistruar me presidenten e Kosovës, Vj...
Foto ilustruese MAQEDONI- Ministëri i Shëndetësisë dhe një nga udhëheqësit e VLEN-it, koalicionit shqiptar në ...
Hovenier SHBA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se vendet e QUINT-it dh...
Navalny SHBA- Këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara kishin punuar pë...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Pas sulmeve me vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe Hisbollahut në Teheran dhe Bejrut disa vende të...
Osmani KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka dalë me një reagim në lidhje me i...
Instagram TURQI- Turqia ka bllokuar aksesin në Instagram. Lajmin e njoftoi rregullatori i IT dhe teknologjisë së vendit (BTK)...
Larva KINË- Një krijesë e vogël që jetoi rreth gjysmë miliard vjet më parë është gjetur e ruajtur pothuaj...
foto ilustruese RUSI- Lirimi nga Rusia i gazetarit të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, ish-marinsit amerikan Paul Whelan dhe gazetares ruso...