U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

SHBA- Presidenti Donald Trump u zotua të martën se Shtetet e Bashkuara do të merrnin përgjegjësinë e rindërtimit dhe stabilizimit të Rripit të Gazës pasi palestinezët të zhvendoseshin diku tjetër. Kjo lëvizje do të mund të shkatërronte angazhimin dhjetëra vjeçare politik të Shteteve të Bashkuara ndaj konfliktit izraelito-palestinez.
Presidenti Trump njoftoi planin e tij të befasishëm, pa dhënë hollësi specifike, gjatë një konference të përbashkët për shtypin me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Njoftimi pasoi propozimin tronditës të zotit Trump më herët të martën për zhvendosjen e përhershme të palestinezëve nga Gaza në vendet fqinje, duke e quajtur Rripin e Gazës, “një zonë të shkatërruar”.
"Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin e Rripit të Gazës dhe ne do të bëjmë një punë të mirë atje", tha Presidenti Trump në konferencën për shtypin. "Ne do të marrim përgjegjësinë në atë zonë dhe do të jemi përgjegjës për çmontimin e të gjitha bombave të rrezikshme të pashpërthyera dhe armëve të tjera atje."
"Nëse është e nevojshme, ne do ta bëjmë këtë, ne do ta marrim atë pjesë, do ta zhvillojmë, do të krijojmë mijëra vende pune dhe do të jetë diçka me të cilën mbarë Lindja e Mesme mund të jetë krenare”, shtoi Presidenti Trump.
I pyetur se kush do të jetonte atje, Presidenti Trump tha se Rripi i Gazës mund të bëhet një shtëpi për "njerëzit e botës". Më herët, Presidenti amerikan Donald Trump propozoi zhvendosjen e përhershme të palestinezëve nga Gaza në vendet fqinje, duke e quajtur territorin palestinez një "zonë të shkatërruar" nga lufta, ndërsa po zhvillonte bisedime të rëndësishme me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Presidenti Trump përsëriti thirrjen e tij për Jordaninë, Egjiptin dhe shtetet e tjera arabe për të pranuar banorë të Gazës, duke thënë se palestinezët nuk kishin alternativë tjetër veçse të largoheshin nga brezi bregdetar, i cili duhet të rindërtohet pas gati 16 muajsh të një lufte shkatërruese midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit.
Por këtë herë Presidenti Trump tha se do të mbështeste zhvendosjen e palestinezëve "përgjithmonë", duke shkuar përtej sugjerimeve të tij të mëparshme, që udhëheqësit arabë tashmë i kanë kundërshtuar me forcë. Vetëm dy javë pas fillimit të mandatit të tij të dytë, Presidenti Trump priti kryeministri izraelit Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar të ardhmen e armëpushimit të brishtë në Rripin e Gazës, strategjinë kundër Iranit dhe shpresat për një shtytje të ripërtërirë për një marrëveshje normalizimi izraelito-saudite.
"Nëse ne do të mund të gjenim një vend të duhur toke dhe të ndërtonim disa vendbanime vërtet të bukura me shumë para në atë rajon, kjo do të ishte e sigurt. Mendoj se do të ishte një alternativë shumë më e mirë sesa të ktheheshin në Gaza. Unë nuk e di se si palestinezët mund të duan të qëndrojnë", tha Presidenti Trump kur u pyet për reagimin e udhëheqësve palestinezë dhe arabë ndaj propozimit të tij.
Në praninë e kryeministrit Netanyahun në Zyrën Ovale, Presidenti Trump më vonë bëri komente të ngjashme, por sugjeroi që palestinezët të largoheshin përgjithmonë nga Gaza "në shtëpi të bukura dhe ku mund të jenë të lumtur, nuk do të pushkatoheshin apo vriteshin".
Propozimi i Presidentit Trump u bëri jehonë dëshirave të së djathtës ekstreme të Izraelit dhe bie ndesh me angazhimin e ish-presidentit Joe Biden kundër zhvendosjes masive të palestinezëve. Disa aktivistë të të drejtave të njeriut e kanë kritikuar propozimin e Presidentit Trump për zhvendosjen e palestinezëve, duke thënë se ai ngjan spastrimit etnik. Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri dënoi thirrjet e Presidentit Trumpit për largimin e banorëve të Gazës, duke e konsideruar "dëbim nga toka e tyre".
“Ne i konsiderojmë ato një recetë për prodhim të kaosit dhe tensioneve në rajon, sepse populli i Gazës nuk do të lejojë që plane të tilla të kalojnë”, tha ai.
Takimi mes udhëheqësve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, i pari i Presidentit Trump me një udhëheqës të huaj që nga kthimi në detyrë më 20 janar, kishte për qëllim të theksonte lidhjet e ngushta midis presidentit dhe Netanyahut pas një periudhe të marrëdhënieve të tensionuara midis kryeministrit izraelit dhe ish Presidentit Biden mbi trajtimin e luftës në Rripin e Gazës nga Izraeli.
Por Netanyahu gjithashtu mund të përballet me trysni nga presidenti amerikan ndonjëherë i paparashikueshëm, qëllimet më të gjera të politikës së të cilit për Lindjen e Mesme mund të mos përputhen gjithmonë me interesat e brendshme dhe gjeopolitike të zotit Netanyahut.
Presidenti Trump ndërmjetësoi marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe katër shteteve arabe gjatë mandatit të tij të parë. Tani ai po synon arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë përmes të cilës Izraeli do të vendoste marrëdhënie me Arabinë Saudite.
Por Arabia Saudite ka thënë se do të pajtohet me një marrëveshje të tillë nëse përfundon lufta në Gazë dhe nëse ekziston një rrugë e qëndrueshme për krijimin e shtetit palestinez në Gazë, Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin lindor, territore që Izraeli i pushtoi në luftën e vitit 1967 në Lindjen e Mesme.
Shtetet e Bashkuara përkrahin krijimin e shtetit palestinez, por qeveria e Kryeministrit Netanyahu e kundërshton atë. Hamasi, që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ka liruar 18 pengje deri më tani, ndërsa Izraeli ka liruar qindra të burgosur palestinezë. Lufta në Gazë filloi me sulmin e militantëve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, gjatë të cilët ata vranë 1,200 persona dhe rrëmbyen 250 pengje. Kundërofensiva e Izraelit gjatë 15 muajsh luftime shkaktoi vdekjen e 47,500 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë. Ushtria e Izraelit thotë se kjo shifër përfshin 17 mijë militantë të vrarë./ VOA
SHBA- Ekipet e kërkimit kanë gjetur trupat e 67 personave që humbën javën e kaluar në një aksident ajror, kur një...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump të martën tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut...
SHBA- Qindra ushtarë meksikanë u dislokuan të martën në kufirin me Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një marrëveshjeje q...
TIRANË- Komisioni Evropian po shqyrton një ligj të ri të BE-së për kthimin e emigrantëve, me shumë vende që k&eum...
SUEDI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sulmin me armë të regjistruar në një shkollë në Suedi q&eum...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar sot një urdhër ekzekutiv për të tërhequr SHBA-në nga këshilli i ...
GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 22:00 nga rr...
SHKUP- Arben Taravari, ministër në qeverinë 7 mujore të Maqedonisë së Veriut thotë partia kryesore në pushtet, nuk &eu...
Foto ilustruese FRANCË- Një nxënës 17-vjeçar i shkollës së mesme u plagos rëndë pas një sulmi me t...
SIRI- Ish-ministri i Brendshëm sirian, Mohammed Ibrahim al-Saar, një nga zyrtarët më të lartë të regjimit të p&eu...