U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

AZIA- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar “prodhim masiv” të dronëve sulmues, raportoi media shtetërore më 15 nëntor, teksa shqetësimet po rriten lidhur me thellimin e bashkëpunimit mes Phenianit dhe Rusisë. Pheniani fillimisht bëri publik dronët e tij sulmues në gusht, teksa ekspertët thanë se aftësia për të prodhuar armë të tilla mund t’i atribuohet aleancës së Koresë së Veriut me Rusinë. Korja e Veriut ka ratifikuar një pakt të mbrojtjes me Rusinë, teksa po akuzohet se ka dërguar mijëra trupa në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës kundër Ukrainës.
Ky fakt ka shtyrë presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, që të paralajmërojë për mundësinë e transferimit nga Rusia te Koreja e Veriut teknologji të ndjeshme ushtarake. Kim një ditë më herët mbikëqyri dizajnimin e dronëve, që mund të shënjestrojnë edhe caqet tokësore dhe detare, e të cilat po prodhohen në kompleksin e Koresë së Veriut për prodhimin e dronëve, tha media shtetërore koreanoveriore, KCNA.
“Ai theksoi nevojën e ndërtimit të një sistemi të prodhimit serik sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të shkohet në prodhim në masë”, raportoi KCNA.
Drontë janë të dizajnuar që të bartin mjete shpërthyese dhe munden që të përplasen edhe me caqet armike dhe kështu të veprojnë edhe si raketa të telekomanduara. Sipas KCNA-së, në testimet e kryera të enjten, dronët goditën “në mënyrë precize” caqet e tyre.
“Drontë vetëvrasës që do të përdoren për rreze të ndryshme veprimi duhet të kryejnë misione për të sulmuar në mënyrë precize çdo objektiv armiku në tokë dhe në det”, tha agjencia.
Kim tha se dronët “janë të lehtë për të përdorur” për të kryer sulme dhe po ashtu kanë kosto relativisht të ulët të prodhimit. Ai tha se Koreja e Veriut “i ka kushtuar rëndësi kohëve të fundit” prodhimit të dronëve dhe integrimit të tyre në strategjinë e përgjithshme ushtarake të shtetit. Ekspertët kishin deklaruar se dronët – imazhet e të cilëve u publikuan në gusht nga Koreja e Veriut – dukeshin të ngjashëm me dronët HAROP, të prodhuara nga Izraeli, dronët Lancet-3 të prodhimit rus dhe dronët HERO 30 të prodhuara nga Izraeli.
Koreja e Veriut mund të ketë marrë teknologji për prodhimin e dronëve nga Rusia, e cila me gjasë i ka marrë nga Irani, teksa vet Teherani akuzohet se e ka vjedhur këtë teknologjinë nga Izraeli. Më 2022, Pheniani dërgoi dronë përtej kufirit dhe ushtria e Seulit nuk arriti t’i rrëzonte, duke thënë se fluturaket ishin shumë të vogla./ REL
Marine Le Pen PARIS- Prokurorira i Parisit ka kërkuar një dënim me 5 vjet burg dhe 5 vjet ndalim nga posti publik kundër lideres së...
BRITANI- Britania duhet ta mbështesë tregtinë e lirë dhe të rindërtojë lidhjet me Bashkimin Evropian ndërsa ekonomia g...
njerezit duke u evakuuar FILIPINE- Tajfuni Usagi përfshiu fshatrat rurale nga përmbytjet, rrëzoi energjinë dhe zhvendosi mijëra nj...
SHBA- Gati 90 ligjvënës demokratë i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Biden, t’i sanksionojë anëtar&eu...
Foto ilustruese SHBA- Rënia e vdekjeve në Shtetet e Bashkuara nga mbidoza e drogës duket se ka vazhduar edhe këtë vit, duke u dh&e...
kennedy, trump SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr Departamentin e Shëndet&e...
Ca Dario VENECIA- Pas një përpjekjeje të gjatë mësohet se është gjetur një blerës për objektin historik &...
Maska SHBA- Autoritetet e qarkut të Los Anxhelosit arrestuan katër persona që kishin gjetur një mënyrë unike për të...
Takimi KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara t&eum...
Shayne Coplan SHBA- Agjentët e FBI-së kanë bastisur apartamentin e drejtorit ekzekutiv të "Polymarket" në Manhattan të New&nb...