Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
GAZA- Ushtria amerikane ka përfunduar ndërtimin e skelës lundruese në Gazë, e cila do të përdoret për dërgimin e ndihmave për civilët palestinezë, por kushtet e motit po e bëjnë të pasigurt zhvendosjen e objektit me dy pjesë në vendin e duhur, tha Pentagoni të martën. Porti i përkohshëm, të cilin ushtria amerikane filloi ta ndërtonte muajin e kaluar dhe e cila do të kushtojë të paktën 320 milionë dollarë, synon të rrisë dërgesat e ndihmave humanitare për civilët e zhvendosur në Rripin e Gazës. Operacionet ushtarake të Izraelit kundër Hamasit, që filluan shtatë muaj më parë kanë shkatërruar një pjesë të madhe të shtëpive dhe infrastrukturës në Rripin e Gazës.
"Që nga sot, ndërtimi i dy pjesëve të skelës lundruese JLOTS dhe skelës Trident, ka përfunduar dhe tani jemi në pritje të dislokimit të tyre në det", tha për gazetarët zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh.
"Sot parashikohen erëra të forta dhe valë të larta deti, duke e bërë të pasigurt lëvizjen e komponentëve të portit të përkohshëm. Kështu që seksionet e skelës dhe anijet ushtarake të përfshira në ndërtimin e tyre janë ende të pozicionuara në portin e Ashdodit në Izrael", tha zëdhënësja Singh.
Komanda Qendrore amerikane "është në gjendje gatishmërie për të zhvendosur skelën në pozicion e saj në të ardhmen e afërt", shtoi ajo.
Anijet dhe skela në ndërtim e sipër u zhvendosën në port për shkak të motit të keq javën e kaluar. Pas përmirësimit të motit, porti i përkohshëm do të ankorohet në bregun e Gazës nga ushtarët izraelitë, duke i mbajtur trupat amerikane larg territorit të Rripit të Gazës. Ndihma do të transportohet më pas nëpërmjet anijeve tregtare në një platformë lundruese në brigjet e Gazës, ku do të transferohet në anije më të vogla, të cilat më pas do të ankorohen në skelën lundruese dhe në fund ndihmat do të shpërndahen nga porti me kamion.
Planet për skelën u njoftuan për herë të parë nga Presidenti amerikan Joe Biden në fillim të marsit pasi Izraeli ndaloi dërgesat e ndihmave nga toka. Trupat dhe anijet e ushtrisë amerikane u nisën më pas drejt Mesdheut për të filluar ndërtimin e portit të përkohshëm. Rreth dy muaj më vonë, situata humanitare në Rripin e Gazës mbetet e rëndë. OKB-ja tha të martën se Izraeli i kishte mohuar hyrjen në vendkalimin kufitar në Rafah, pika kyçe e hyrjes për ndihmat humanitare në Rripin e Gazës./ VOA
Aleksandër Vuçiç dhe Xi Jinping SERBIA- Charles Parton, një analist britanik dhe ish-diplomat nëKinë, mendon se vizi...
Presidenti kinez në Serbi SERBIA- Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Serbi të martën në mbrëmje i shoqëruar ng...
Donald Trump SHBA- Gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump në Florida për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra ë...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara janë optimiste se një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës është end...
Foto ilustruese ITALI - Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Romë. Një 19-vjeçar ka hyrë n&...
foto ilustruese AMSTERDAM- Policia u përlesh me protestuesit pro-palestinezë ndërsa mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin hol...
Foto nga laboratori KOSOVË - Një laborator droge është zbuluar këtë të martë nga Policia në Leposaviç t...
Antonio Guterres GAZA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu të martën shqetësim të thellë p&e...
KOSOVË - Muajin e kaluar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi raportin për anëtarësimin e Kosovës n&e...
Donald Trump dhe Stormy Daniels SHBA- Pas takimit me Donald Trump në një turne golfi në vitin 2006, aktorja e filmave për të rritu...