Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
BOSNJE HERCEGOVINË- Millorad Dodik, presidenti i entitetit të Republikës Sërpska (RS), ndodhet në Izrael ku më 26 dhe 27 mars do të marrë pjesë në një konferencë mbi antisemitizmin në Jerusalem, ndërkohë që ndaj tij është lëshuar një fletarrestim në Bosnje dhe Hercegovinë.
Dodik ka arritur në Izrael të martën me një avion të Qeverisë së RS-së, që ishte nisur nga Beogradi i Serbisë.
Një ditë më parë, në rrethana ende të paqarta, ai kishte kaluar kufirin mes Bosnjës dhe Serbisë për të shkuar në Batajnicë, afër Beogradit, ku mori pjesë në ngjarje të organizuara për përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.
Policia Kufitare e Bosnjë dhe Hercegovinës ka bërë të ditur se po zhvillon një hetim lidhur me kalimin e kufirit nga ana e Dodikut.
Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, Radovan Vishkoviq dhe Nenad Stevandiq, janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues, dhe ndaj tyre është lëshuar një fletarrestim qendror, siç është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë më 17 mars.
Nëse ndaj një personi lëshohet një fletarrestim qendror, secila prej 16 agjencive policore në Bosnje dhe Hercegovinë është e detyruar ta arrestojë atë. Praktikisht, të gjitha agjencitë policore në vend kanë në kompetencat e tyre parandalimin e kryerjes së veprave penale, zbulimin e autorëve, ndriçimin e veprave dhe bashkëpunimin me prokuroritë përkatëse.
Ndryshe, Dodik është përmendur si një nga folësit në konferencën në Jerusalem, që organizohet nga Ministria e Diasporës e Izraelit.
Përveç Dodikut, folës në konferencë janë edhe figura të ekstremit të djathtë francez, presidenti i Argjentinës, Javier Milei, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti Isaac Herzog.
Komisionari gjerman për çështjet hebraike, Felix Klein, e ka anuluar pjesëmarrjen në konferencë, gjë që është konfirmuar më herët për REL-in.
"Kur zoti Felix Klein e pranoi ftesën disa muaj më parë, ai nuk ishte në dijeni se kush do të merrte pjesë në konferencë", tha zyra e tij.
Eli Tauber, themelues i Shoqatës “Hagada”, historian dhe anëtar i komunitetit hebre në Bosnje, mendon se Dodiku nuk do të duhej të merrte pjesë në një konferencë të tillë.
Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se ata që e kanë ftuar Dodikun, do të duhej ta dinin se kush është ai dhe me çfarë merret.
“Nëse e kanë anashkaluar këtë qëllimisht apo rastësisht, nuk hyj në këtë, por atëherë faji është krejtësisht i tyre”, vlerëson ai.
Gjithashtu, ai mendon se qëllimi i Dodikut është të paraqesë situatën në Bosnje ashtu siç dëshiron ai, përfshirë edhe qëndrimet e zyrtarëve më të lartë të RS-së, të cilët pretendojnë se në Bosnje, konkretisht në Federatën e Bosnje e Hercegovinës, ekziston një politikë që mbështet Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL
foto ilustruese KOSOVË- Serbia ia ka ndalur vizitën ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku në Preshev&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë për zgjedhjet pa...
TURQI- Nuri Aslan u zgjodh sot kryebashkiak i përkohshëm i Stambollit për të zëvendësuar Ekrem Imamoglu. Kandidati i Partisë...
ARMENI- Parlamenti i Armenisë votoi sot për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, pasi vendi i K...
PRISHTINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 62-vjeçarit Naser Gashi në Prishtinë. Mediat në ...
PRISHTINË- Të shtunën më 5 prill, në Prishtinë do të mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të...
EVROPË- Komisioni Evropian po zbaton Strategjinë e re të BE-së për Përgatitjen e Bashkimit. Komisioni njoftoi se&...
foto ilustruese BRITANI- Në orën 09.00 të një mëngjesi të shkurtit 1947, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar ...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme ka zhvilluar me homazhe për dëshmorët dhe martirët e Krushës...
TURQI- Teksa në Turqi po zhvillohen protestat më të mëdha në më shumë se një dekadë, ka shumë spekulime n&eu...