Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

TURQI- Teksa në Turqi po zhvillohen protestat më të mëdha në më shumë se një dekadë, ka shumë spekulime nëse këto ngjarje do ta sfidojnë realisht presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, apo do të shkaktojnë lëvizje të mëtejshme drejt autoritarizmit. Protestat u nxitën nga burgosja e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, kandidati kryesor opozitar, nga Partia Popullore Republikane (CHP), për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Ajo që ndodh më pas mund të sjellë pasoja përtej kufijve të Turqisë.
Në fillim të luftës, Turqia arriti një sukses të rëndësishëm diplomatik duke ndërmjetësuar një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, duke u mundësuar të dyja vendeve që të eksportonin grurë përmes Detit të Zi.
Marrëveshja ishte faktor vendimtar në sigurimin e eksporteve jetike të grurit ukrainas për vendet e Jugut Global që varen shumë prej tyre. Marrëveshja zgjati një vit, para se Rusia të tërhiqej nga pakti.
Rëndësia e kësaj marrëveshjeje nënvizohet nga fakti që Uashingtoni e ka bërë rikthimin e tij një nga prioritetet kryesore në bisedimet me Moskën dhe Kievin. Ankara ka ndjekur një politikë të pavarur gjatë luftës.
Megjithëse Turqia është anëtare e NATO-s, Erdogan është përpjekur të mbajë marrëdhënie të mira me presidentin rus, Vladimir Putin. Të dy liderët kanë një stil autoritar të qeverisjes, që ndoshta ka forcuar mirëkuptimin mes tyre.
Por, kjo nuk e ka ndaluar prodhuesin turk të dronëve Bayraktar të vazhdojë me ndërtimin e një fabrike të planifikuar në Ukrainë. Produktet e kësaj kompanie luajtën një rol kyç në mbrojtjen e Ukrainës në fazat e hershme të luftës. Ihor Semyvolos, drejtor i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme në Kiev, tha se forca shtytëse e politikës së jashtme turke është ekonomia.
“Sa u përket çështjeve rajonale – Rusia, Ukraina, Lindja e Mesme – roli kyç luhet nga interesat e biznesit. Ato do të sillen rreth Imamoglut, njësoj siç sillen tani rreth Erdoganit”, tha ai për Current Time të Radios Evropa e Lirë.
Marrëdhëniet me BE-në dhe Uashingtonin
Kur flasim për biznes, partneri më i madh tregtar i Turqisë është Bashkimi Evropian, duke përbërë rreth një të tretën e tregtisë së saj, sipas statistikave të BE-së. Një ndryshim i qeverisë në Turqi pothuajse me siguri do të ndikonte në marrëdhëniet e saj me Brukselin, që pezulloi procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE në vitin 2018, mes kritikave për përkeqësimin e demokracisë.
Imamoglu ka të ngjarë të kërkojë raporte më të mira dhe për të rifilluar bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE. Por, marrëdhëniet mes Brukselit dhe Ankarasë mund të ngrohen gjithsesi. Ndërsa Evropa kërkon të reduktojë varësinë e saj ushtarake nga Uashingtoni dhe të formojë një mision ushtarak në Ukrainë, forcat e armatosura turke mund ta bëjnë Turqinë një lojtare kyç.
Liderët evropianë përballen me një zgjedhje të vështirë mes dënimit të veprimeve të Erdoganit në Turqi ose përfitimit nga një marrëdhënie e rëndësishme e sigurisë. Ekonomia ishte gjithashtu në krye të agjendës kur ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, zhvilloi bisedime me homologun e tij amerikan, Marco Rubio, në Uashington këtë javë. Erdogan shpresonte të siguronte lehtësim nga sanksionet e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, në vitin 2020, pasi Turqia bleu sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400.
Ngjarjet në Turqi po ndodhin në një kohë kur Teherani dhe Ankaraja kanë shkëmbyer akuza dhe kërcënime mbi ndërhyrjen në punët e brendshme të njëra-tjetrës.
Të dyja vendet shpesh kanë interesa të kundërta në çështje të ndryshme rajonale, si mbështetja e Turqisë për opozitën kundër regjimit të Assadit në Siri dhe përkrahja e saj për Azerbajxhanin kundër Armenisë. Megjithatë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë se ngjarjet në Turqi janë “çështje e brendshme”.
Aydin Akhavan, një analist politik me bazë në Stamboll, tha për Radio Farda të REL-it se “Erdogan është paraqitur si një lider pragmatik, duke ndryshuar aleancat sa herë që i shërben interesave të tij... Opozita, nga ana tjetër, është eurocentrike dhe advokon për një sistem laik dhe demokratik. Bota që imagjinon Erdogani është padyshim më e përshtatshme për Teheranin”.
Gjeografia i jep Turqisë një ndikim të madh rajonal. Në fillim të luftës në Ukrainë, ajo mbylli Bosforin për anijet ushtarake ruse, duke komplikuar komunikimet e Moskës me forcat e saj në Siri. Ndikimi i Turqisë në Siri, ku ajo është një nga aleatet kryesore të qeverisë së përkohshme në Damask, i jep Turqisë shumë karta për të luajtur në diplomacinë ndërkombëtare. Forcat turke dhe ato të mbështetura nga Turqia kanë luajtur një rol të madh në konflikt dhe ka të ngjarë të vazhdojnë ta bëjnë këtë.
Ndikimi i Turqisë shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe në Azinë Qendrore, ku shumica dërrmuese në katër kombe flasin gjuhë turkike: Kazakistani, Kirgizi, Turkmenistani dhe Uzbekistani. Tri nga këto vende, me përjashtim të Turkmenistanit, janë të grupuara së bashku në Organizatën e Shteteve Turkike, e cila gjithashtu përfshin Azerbajxhanin.
Disa ekspertë rajonalë kanë thënë se Turqia përfaqëson një pol alternativ mes shqetësimeve se ekspansionizmi rus mund të fokusohet në zonat e Azisë Qendrore me popullsi rusishtfolëse, ashtu si në Ukrainë. Turqia është gjithashtu lojtare kryesore në tregjet e energjisë, dhe kjo është më e dukshme në Evropën Juglindore.
Hungaria, Rumania dhe Serbia janë të gjitha konsumatore të mëdha të gazit që transportohet përmes Turqisë. “Rrjedha Turke”, tani është i vetmi tubacion që sjell gazin rus në Evropë, duke kaluar drejtpërdrejt nga Rusia në Turqi nën Detin e Zi dhe më pas në Ballkan.
Turqia është gjithashtu investitore e madhe në Ballkan, veçanërisht në Serbi. Ajo ka promovuar plane ambicioze për një autostradë Beograd-Sarajevë dhe ka hedhur ide për ndërtimin e dronëve të saj të famshëm në Serbi.
Marrëveshje të ngjashme janë diskutuar edhe në Bosnje e Hercegovinë dhe Shqipëri. Në Ballkan, Turqia ka përdorur fuqinë ekonomike si një mjet për lëvizje politike, duke zgjeruar ndikimin e saj përtej vendeve me popullsi të mëdha myslimane./ REL
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi se gjatë një mandati të mundshëm të ri qeverisës, për Forc&e...
KAMERUN- Njëzet anëtarë të forcave të armatosura të Kamerunit u vranë të martën në një sulm nga xhihadi...
SHBA- Sipas një raporti të agjencive të inteligjencës amerikane të publikuar të martën Kina është ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur në lidhje me katër vrasjet që ja...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se nuk po përjashton mundësinë e kompensimit financiar të t&eum...
GJERMANI- Qeveria gjermane nën kancelarin Scholz është tani vetëm qeveri në detyrë. Presidenti gjerman, Steinmeier shkarkoi zyrt...
AUSTRI- Në vitin 2020 ish-ministri austriak i Financave, Grasser u dënua me tetë vjet burg, ndër të tjera për rryshfet. Gjykata ...
SHBA- Dhjetëra ligjvënës amerikanë më 25 mars i bënë thirrje presidentit Donald Trump, që të shfuqizojë urdh...
trump dhe zyrtaret amerikane SHBA- Presidentit Donald Trump i është kërkuar të shkarkojë Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Pe...
foto ilustruese KOSOVË- Në tre ditët e fundit, katër viktima janë shënuar nga vrasje me armë zjarri në Kosov&e...