BOTA

Donbasi dhe më gjerë, pengesat territoriale për paqen në Ukrainë. Pse numri i madh i të vrarëve forcon vendosmërinë e Putin

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2025, 11:09
Donbasi dhe më gjerë, pengesat territoriale për paqen në

Midis një vale të shpejtë diplomacie lidhur me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje paqeje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 8 dhjetor se Kievi nuk ka as të drejtë ligjore e as morale të heqë dorë nga ndonjë pjesë e tokës së vet.

“Natyrisht, Rusia ngul këmbë që ne të heqim dorë nga tokat tona. Ne, pa asnjë dyshim, nuk duam të japim asgjë. Pikërisht për këtë po luftojmë”, tha Zelensky, vendi i të cilit është përballur me agresion ushtarak nga Rusia që nga viti 2014 dhe me një pushtim të plota qysh nga shkurti i vitit 2022.

Duket e thjeshtë. Megjithatë, në të njëjtën bisedë online me gazetarë, ai tha se bisedimet me Uashingtonin përfshijnë “çështje të ndërlikuara që lidhen me territorin” dhe se “ende nuk është arritur kompromis për këtë”.

Më poshtë mund ta lexoni një vështrim mbi kontrollin territorial në Ukrainë, që është një nga pengesat më të mëdha në rrugën drejt paqes.

Donbasi

Qëllimet dhe fiksimet që e nxitën presidentin rus, Vladimir Putin, ta niste pushtimin shkojnë shumë përtej thjesht grabitjes së tokave; ato përfshijnë një dëshirë për ta nënshtruar Ukrainën, për ta dobësuar Perëndimin dhe për t’i përmbysur disa nga rezultatet e Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së perandorisë sovjetike.

Por, kontrolli mbi rajonet Donjeck dhe Luhansk, që përbëjnë Donbasin, është qartazi synimi kryesor. 

Dhe, së bashku me sundimin e Krimesë dhe pjesëve të rajoneve Zaporizhja dhe Herson, kjo mund të jetë më e pakta që Putin beson se mund ta pranojë, të paktën për tani, pa u vlerësuar në atdheun e vet si një dështak i një lufte për të cilën në fillim shpresonte ta bënte Ukrainën të gjunjëzohet brenda javësh.

Telashi për Putinin është se forcat e tij nuk kanë qenë në gjendje ta pushtojnë të gjithë Donbasin. Përveç, disa pjesëve të vogla në rajonin Luhansk, pjesa tjetër është nën pushtimin rus, pjesë e pothuajse një të pestës së territorit të Ukrainës që kontrollohet nga Moska.

Por, Donjecku ka dalë të jetë më i vështirë: trupat ruse kontrollojnë rreth 77 për qind të rajonit, pasi janë zhvendosur me hapa të ngadaltë në një ofensivë të gjatë dhe rraskapitëse, por nuk kanë arritur të marrin përfundimisht qytetin e shkatërruar të Pokrovskut, dhe disa qendra të tjera të banuara mbeten nën kontrollin e Kievit.

Numri i madh i ushtarëve rusë të vrarë mund ta ketë forcuar vendosmërinë e Putinit për ta përfunduar kapjen e rajonit, nga frika se përndryshe gjakderdhja do të shihej si e kotë.

Në çdo rast, marrja nën kontroll të plotë e Donbasit tani është kërkesë themelore e tij në çfarëdo marrëveshje për paqe. Putin tha javën e kaluar se Rusia do të merrte me forcë pjesën e mbetur nëse përpjekjet diplomatike nuk sjellin tërheqjen e Ukrainës nga to.

Për Ukrainën, pjesa e Donbasit që ajo kontrollon është po aq thelbësore, në mos edhe më shumë.

Çdo marrëveshje për paqe që i jep tokë Rusisë ose forcon kontrollin e Kremlinit mbi tokën që ai pushton, do të shihej në Kiev dhe në Perëndim si shpërblim i agresionit të Moskës. Megjithatë, një pakt që i detyron forcat ukrainase të tërhiqen nga toka që kanë mbrojtur, gjithashtu me një kosto të madhe njerëzore, do të ishte edhe më i vështirë për t’u kapërdirë.

Një gjë e tillë mund të ketë pasoja të mëdha politike për Ukrainën dhe Zelenskyn, gjë që është arsye pse Putini e dëshiron.

Siç theksoi Zelensky më 8 dhjetor, është edhe një pengesë e fortë ligjore për t’i dorëzuar tokë një shteti tjetër: Kushtetuta e Ukrainës, e cila thotë se çdo ndryshim territorial “zgjidhet ekskluzivisht” përmes një referendumi kombëtar.

De facto, de jure

Një ndërlikim tjetër - të paktën sepse Putini ngul këmbë ta bëjë të tillë - është pretendimi i Moskës, i pabazuar në realitet por i mishëruar në ligjin rus për më shumë se tri vjet, se rajonet Luhansk, Donjeck, Zaporizhja dhe Herson janë pjesë e Rusisë, jo e Ukrainës.

Putini përpiqet ta theksojë këtë pretendim duke thënë se Rusia do ta “çlirojë” pjesën e mbetur të Donbasit, në vend se të thotë se do të marrë apo do të pushtojë toka ukrainase.

Kjo çështje e pazgjidhshme e Donbasit u përmend edhe në propozimin 28-pikësh për paqe të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, i cili shkaktoi një stuhi diplomacie kur u bë publik muajin e kaluar.

Drafti u cilësua nga shumë si tepër i favorshëm për Rusinë dhe Ukraina e kundërshtoi atë në bisedimet me zyrtarë amerikanë dhe udhëheqës evropianë, të cilët janë rreshtuar për t’i mbështetur përpjekjet e Kievit për shmangien e një marrëveshjeje të njëanshme.

Por, formulimi për Donbasin, i cili qartazi shkaktoi pakënaqësi në Ukrainë, duket se nuk do t’i pëlqente as Rusisë.

Së bashku me Krimenë, të cilën Rusia e pushtoi në vitin 2014, drafti propozonte që rajonet Donjeck dhe Luhansk të “njihen si de facto ruse”, e jo de jure, siç dëshiron Moska.

Ai gjithashtu kërkonte që Ukraina t’i tërhiqte forcat e saj nga pjesa e rajonit Donjeck që ajo mban, dhe që kjo tokë të kthehej në një “zonë neutrale të demilitarizuar” që do të ishte “e njohur ndërkombëtarisht” si tokë ruse, por që forcat ruse nuk do të lejoheshin të hynin.

Ndër pengesat e tjera të mundshme, si çështja e atyre që do ta mbikëqyrnin zbatimin e marrëveshjes në Donbas, disa analistë thanë se njohja de facto është kundërthënëse në terma: Njohja, sidomos e përcaktuar në një pakt paqeje, sugjeron pranimin formal, ndërsa de facto nënkupton pranimin joformal të fakteve në terren.

Zelensky tha më 8 dhjetor se drafti amerikan ishte kufizuar nga 28 pika në 20, dhe se disa prej pikave më pak të favorshme për Ukrainën ishin hequr.

Megjithatë, ai nuk është publikuar dhe mënyra sesi trajtohet territori mbetet e paqartë, megjithëse, nga komentet e Zelenskyt, dukej qartë se Kievi nuk është i kënaqur.

Më 9 dhjetor, Zelensky tha se Ukraina dhe mbështetësit evropianë do t’ia dërgojnë së shpejti një propozim të “rishikuar” Shteteve të Bashkuara.

Hersoni dhe Zaporizhja

Përveç Krimesë dhe Donbasit, rajonet Zaporizhja dhe Herson paraqesin sfidë për çdo përpjekje për paqe.

Rusia kontrollon pjesë të secilit rajon, duke krijuar një “korridor tokësor” nga kufiri rus deri te ngushtica që lidh Krimenë e pushtuar me Ukrainën, si dhe kontroll mbi termocentralin bërthamor të Zaporizhjas - i cili është më i madhi në Evropë dhe një çështje tjetër e ndërlikuar në bisedimet e paqes.

Por, pasi Ukraina rimori qytetin e Hersonit në një kundërofensivë të madhe në vjeshtën e vitit 2022, Rusia nuk mban nën kontroll kryeqytetin e asnjërit prej dy rajoneve.

Midis përpjekjeve të SHBA-së për paqe që nisën kur Trump mori detyrën në janar të këtij viti, Moska herë pas here është dukur e hapur për marrëveshje që do ta lejonte Ukrainën t’i mbajnë në kontroll tokat që i kontroll - ashtu siç parashikonte propozimi 28-pikësh.

Megjithatë, Putini hodhi dyshime mbi këtë ide në deklaratat e tij të ashpra javën e kaluar, duke pohuar se Rusia do t’i marrë me forcë jo vetëm Donbasin, por edhe “Novorossian”, nëse Ukraina nuk tërheq forcat e saj, duke përdorur një term shumë të kontestuar që i referohet sundimit të Rusisë cariste mbi pjesë të Ukrainës lindore dhe jugore.

Përveç Krimesë, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjas dhe Hersonit, Rusia kontrollon edhe disa zona shumë më të vogla në rajonet Harkiv, Sumi dhe Dnipropetrovsk. Plani 28-pikësh thoshte se “Rusia do të heqë dorë nga territoret e tjera që kontrollon jashtë pesë rajoneve”, por nuk jepte hollësi. /Rel/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan