Pas fjalimeve, protestuesit nisin marshimin në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Dhjetë vjet pas referendumit të 23 qershorit 2016, Britania ende po llogarit kostot e Brexit-it, jo në mënyrën që kundërshtar...
Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te Pallati me Shigjeta. Një burrë që po lëvizte me b...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës drejtuar mijërave e mijërave shqipta...
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i p&...
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar me tone të forta ndaj Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial...
Sipërmarrësi Johnny Palmer e ka shndërruar ish-avionin e Pablo Escobarit në një akomodim luksoz Airbnb ku një natë kushton ...
Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pis...
Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e R...
Zbardhen detaje të reja nga vdekja tragjike e një 19-vjeçareje me origjinë shqiptare në ishullin e Kefalonisë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik në Greqi. E reja, e identifikuar nga mediat greke si Myrto, u gjet pa ndjenja në orët e para të mëngjesit në qendër të Argostolit dhe, megjithëse u transportua me urgjencë në spital, nuk arriti të mbijetojë.
Nga të dhënat hetimore rezulton se mbrëmja fatale kishte nisur në një dhomë hoteli, ku vajza kishte shkuar rreth mesnatës në shoqërinë e një 23-vjeçari. Më vonë, në ambient janë bashkuar edhe dy të rinj të tjerë, një 26-vjeçar dhe një 22-vjeçar shqiptar. Dyshohet se gjatë natës është konsumuar lëndë narkotike, madje në më shumë se një rast, çka mund të ketë ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e saj shëndetësore.
Sipas dëshmive dhe pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë, në një moment kritik vajza ka humbur ndjenjat. Në vend që të kërkonin ndihmë mjekësore, tre të rinjtë e kanë nxjerrë nga hoteli dhe e kanë çuar drejt qendrës së qytetit. Njëri prej tyre shihet duke e mbajtur në krahë, ndërsa dy të tjerët e shoqërojnë. Ata e kanë lënë në gjendje të rëndë pranë një sheshi dhe më pas janë larguar. Hetimet tregojnë se 19-vjeçarja ka qëndruar për një kohë të konsiderueshme në rrugë pa marrë ndihmë, një faktor që dyshohet të ketë qenë vendimtar për humbjen e jetës. Ambulanca është njoftuar me vonesë dhe, kur mbërriti, e reja ishte në gjendje kritike. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për rreth një orë, nuk u bë e mundur rikthimi i saj në jetë.
Ekspertiza paraprake flet për arrest kardiak si shkak të vdekjes, ndërsa analizat toksikologjike pritet të përcaktojnë nëse dhe çfarë substancash janë përdorur. Ndërkohë, një tjetër element që rëndon pozitën e të rinjve është fakti se, pasi e lanë në rrugë, ata u kthyen në hotel dhe dyshohet se pastruan dhomën, si dhe morën telefonin e viktimës për të zhdukur çdo gjurmë. Policia i ka identifikuar tre personat përmes pamjeve filmike dhe ata tashmë përballen me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Ata pritet të dalin para gjykatës për t’u marrë në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes.
Familja e vajzës është në gjendje të rëndë emocionale dhe kërkon drejtësi. Prindërit këmbëngulin se ajo nuk kishte lidhje me drogën dhe hedhin dyshime se mund të jetë ndikuar ose mashtruar nga personat që e shoqëronin atë natë. Trupi i saj është dërguar për autopsi në Patra, e cila pritet të japë përgjigje më të qarta mbi shkaqet e sakta të vdekjes.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta në opinionin publik grek, sidomos mbi reagimin e vonuar për t’i dhënë ndihmë vajzës. Dyshimet mbeten: nëse do të ishte dërguar menjëherë në spital, a mund të ishte shmangur kjo tragjedi?
Pamje tronditëse janë publikuar nga një shkollë në Turqi, ku një sulm i armatosur ka lënë pas katër viktima dhe 20 ...
Një oficer policie qëlloi dhe vrau një grua pasi ajo sulmoi një djalë dyvjeçar me thikë në një...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se nuk do të përkulet para presionit për t’u pë...
BBC do të shkurtojë deri në 2,000 vende pune në një nga ristrukturimet më të mëdha për transmetuesin publik britani...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 19-vjeçare ka humbur jetën pas një mbidoze të dyshuar me drog&eum...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka vlerësuar se kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, Peter Magyar, do të bëjë një pun&eum...
Krimineli Ratko Mladić ka pësuar një goditje në tru dhe ndodhet në gjendje të rëndë, tha i biri i tij, Darko Mladić. Ai i ...
Të ardhurat potenciale për shtetin grek nga shfrytëzimi komercial i bllokut 2 në Detin Jon gjatë një periudhe 20-vjeçare ...
Më shumë se 10,000 trupa amerikane do të mbërrijnë në Lindjen e Mesme këtë muaj, sipas deklaratave...
Një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump nuk po merret në konsideratë akt...