Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
SHBA - Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se dëshiron që Ukraina të shpaguajë miliarda dollarë që ia kanë dërguar Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur veten kundër luftës së nisur nga Rusia.
“Dua që ata të na japin diçka për gjithë paratë që u kemi dhënë. Jemi duke kërkuar për minerale të rralla të tokës – çfarëdo që mund të gjejmë”, ka thënë Trump në Konferencën e Konservatorëve për Veprim Politik, të mbajtur afër Uashingtonit.
“Po përpiqem t’i rikthej paratë”.
Trump i ka bërë këto komente teksa vazhdojnë negociatat mes Uashingtonit dhe Kievit për një marrëveshje që parasheh qasjen amerikane në mineralet e Ukrainës, përfshirë ato që janë të domosdoshme për prodhim të baterive për makina elektrike dhe pajisje tjera teknologjike.
I dërguari i posaçëm i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg ka udhëtuar në Kiev më herët gjatë javës dhe është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe ka thënë më vonë se Zelensky e kupton se sa është i rëndësishëm për SHBA-në nënshkrimi i marrëveshjes.
Kellogg e lavdëruar Zelenskyn si burrë “guximtar”.
Trump u ka thënë mbështetësve në Konferencën e Konservatorëve se beson që marrëveshja mund të arrihet.
“Do t’i rikthejmë paratë tona, sepse nuk është e drejtë”, ka thënë ai.
“Do ta shohim, por besoj që jemi shumë afër marrëveshjes, dhe është mirë nëse jemi afër”.
Sipas një dokumenti të propozuar, SHBA-ja do të fitonte qasje në mineralet e Ukrainës për të kompensuar ndihmën e ndarë për Kievin.
Zelensky është raportuar të ketë hezituar në nënshkrim të marrëveshjes në fillim, mirëpo të shtunën është raportuar se ai është duke shqyrtuar mundësinë e rishikimit të versionit të fundit të marrëveshjes.
E përditshmja amerikane The New York Times ka thënë se disa prej kushteve janë edhe më të ashpra sesa në draftin e parë.
Sipas propozimit të fundit, në të cilin gazeta ka thënë se ka pasur qasje, Ukraina do t’i japë qasje SHBA-së në minerale në vlerë të 500 miliardë dollarëve.
Ruslan Stefanchuk, kryetar i Parlamentit të Ukrainës, ka thënë për mediat ukrainase se një grup do të angazhohet për këtë marrëveshje më 24 shkurt, por që Ukraina dëshiron të pranojë garanci specifike të sigurisë, në këmbim të qasjes në minerale, sipas New York Times.
Strategjia diplomatike e Trumpit kundrejt Rusisë, përfshirë mundësinë e organizimit të një samiti mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin, e ka alarmuar Ukrainën dhe Evropën për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje që nuk do të jetë në të mirën e tyre.
Konflikti në Ukrainë ka arritur në fazë kritike në prag të shënimit të trevjetorit të nisjes së tij, pasi raportohet se forcat ushtarake të Kievit janë duke u tërhequr nga disa pjesë të vijës së frontit./REL
GREQI- Shkollat në Thira, Ios, Anafi dhe Amorgos do të qëndrojnë të mbyllura deri të premten, 28 shkurt. Hapja e mundshme e shko...
Foto ilustruese TIRANË - Një 52-vjeçar i dënuar për tentativë vrasje dhe grabitje, është arrestuar nga Polic...
SHBA- Punonjësit e qeverisë amerikane morën një email të shtunën pasdite, që u kërkonte atyre të listonin arritje...
PENSILVANI- Një oficer policie u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën, pasi një 49-vjeçar mori peng stafin mjekë...
Foto ilustruese GJERMANI - Pas një fushate të shkurtër dhe pjesërisht të polarizuar zgjedhore dimërore, Gjermania po zgj...
Friedrich Merz GJERMANI - Udhëheqja e SPD-së akuzon kandidatin për kancelar të CDU/CSU, Friedrich Merz, për ndarjen...
Foto ilustruese GJERMANI - Fushata elektorale ishte shkurtër, por e ashpër. Një fjalë u përsërit shpesh: ndryshim k...
Anija KOLUMBI- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në brigjet e Panamasë. Një anije me rreth 21 persona ...
Foto ilustruese GJERMANI - Kandidati me shanse më të mëdha për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz i&n...
foto ilustruese GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zel...