BOTA

"Gjermania më e polarizuar se katër vjet më parë"/ Analiza: Pse zgjedhjet e sotme konsiderohen të rëndësishme edhe për Europën?

b.z Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2025, 07:43
"Gjermania më e polarizuar se katër vjet më parë"/
Foto ilustruese

GJERMANI - Kandidati me shanse më të mëdha për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz i CDU-së, i ka quajtur këto „zgjedhje për fatin" përballë "zhvendosjes tektonike të qendrave politike dhe ekonomike të pushtetit në botë." Ai i ka quajtur edhe "një nga mundësitë e fundit për t'i zgjidhur problemet përpara se populistët (të fitojnë) shumicën". Në këtë kuadër, disa vëzhgues të huaj i shohin këto zgjedhje gjermane si zgjedhjet më të rëndësishme të Evropës.

Zgjedhjet zhvillohen në një atmosferë kur çështja e migrimit u katapultua, kryesisht nga atentatet, në çështje kryesore. Në radhë të parë perceptimi për migrimin ka çuar edhe në forcimin e AfD-së, një parti me tendencë kundër të huajve.

Partitë e qendrës nuk e përfaqësojnë më, si përpara, të gjithë spektrin politik. Por polarizimi në Gjermani nuk ka arritur përmasat e shteteve të tjera evropiane, ai është larg situatës së SHBA. Konsensusi vazhdon të jetë i preferuar nga forcat politike në Gjermani.

Tendenca e sondazheve të fundit për zgjedhjet

Tendenca e përgjithshme e sondazheve të fundit, sheh sot të parën CDU/CSU, parti e qendrës së djathtë, që arrin te 30.1%. E dyta vjen Alternativa për Gjermanin, AfD, parti pjesërisht ultra e djathtë, te 20.2 përqind. E treta renditet SPD, partia socialdemokrate, e qendrës së majtë, te 15.3%;Të Gjelbrit, parti me fokus ambjentin e klimën, janë te 13.2. %; partia E Majta, parti pjesërisht ultra e majtë, arrin 6.8%.

Kurse partitë e tjera, FDP liberale dhe Aleanca Sara Wagenknecht (BSW), sipas tendencës së sondazheve, nuk pritet të kalojnë 5%, prag për t'u futur në Bundestag.

Parashikimet në sondazhe, për partitë kryesore, thuajse nuk kanë ndryshuar muajin e fundit. Megjithatë, më shumë se një e treta, apo 3,9% e votuesve janë ende të pavendosur për kë do të votojnë.

Qeverinë mund ta formojë partia ose koalicionet partiake që arrijnë gjysmën e mandateve në Bundestag, pra që arrijnë të paktën 316 mandate.

I pyetur për preferencat, kryetari i CDU-së Friedrich Merz, u përgjigj së fundi: "ndoshta me SPD, ndoshta me Të Gjelbrit. Për FDP-në kam dyshime të mëdha".

Sipas sondazheve, gjasat më të mëdha i ka një koalicion mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve, SPD. Një koalicion i tillë e ka drejtuar Gjermaninë katër herë pas Luftës së Dytë Botërore.

Por mund të nevojiten edhe tre parti, për të formuar qeverinë. Pra është e mundur që të kërkohen edhe Të Gjelbrit në bord.

Kjo mund ta vështirësonte formimin e qeverisë. Sepse Merzi ka deklaruar se mund të kthehet te energjia atomike; se do të ndërtojë me shpejtësi 50 centrale me gaz dhe mund të zgjasë përdorimin e motorit me djegie në automjete. Kjo do të kërkonte tolerim nga Të Gjelbrit dhe negociata me ta.

Por Merzi dëshiron ta shohë të formuar shpejt qeverinë, më e vonta deri në 20 prill.

E veçanta e Bundestagut të ri

Pas reformës zgjedhore, të miratuar nga koalicioni tripartiak që u shpërbë, Bundestagu i ri do të jetë më i vogël. Ai do të ketë maksimumi 630 deputetë, pra mbi 100 deputetë më pak se aktualisht. Mandate shtesë nuk do të ketë më.

Në fletën e votimit mund të vendoset për dy preferenca, siç e kërkon sistemi proporcional i personalizuar i Gjermanisë. Me preferencën e parë zgjidhet kandidati direkt i zonës elektorale. Me preferencën e dytë zgjidhet një parti, nga lista e landit federal.

E re me reformën e kodit elektoral të vitit 2023 është që preferenca e dytë në fletën e votimit, ajo për partinë, bëhet më e rëndësishme. Është ajo që e vendos hyrjen në Bundestag të një kandidati që i ka fituar direkt zgjedhjet në zonën elektorale. Përbërja e Bundestagut tani korrespondon me rezultatin e preferencës së dytë në fletëvotim. Ndaj partitë bëjnë thirrje këtë herë që t'ua japin të dyja preferencat.

Të drejtë votimi kanë të paktën 59,1 milionë gjermanë, që janë të paktën 18 vjeç.

Për herë të parë mund të votojnë 2,3 milionë zgjedhës, sepse kanë mbushur moshën për votim.

Në këto zgjedhje votojnë rreth 7 milionë votues me origjinë të huaj. Shumica e tyre si tendencë (76%) kanë zgjedhur SPD, pastaj CDU/CSU (71%) dhe pastaj Të Gjelbrit (57%). Afd-në e mbështesin rreth 21% e të huajve në Gjermani.

Europa, Ballkani e një qeveri gjermane Merz

Gjermania ofron një të katërtën e prodhimit për 450 milionë banorët e Bashkimit Evropian. Friedrich Merz mbështet mbështet tregtinë e lirë, mbështet tregjet e hapura dhe Aleancën Transatlantike.

Ai ka deklaruar se për të drejtuar Evropën do të riforcojë kontaktin me Francën, duke e zgjeruar drejtimin edhe me Poloninë.

Merzi ka mbështetur, në parim, idenë e "rrathëve koncentrikë" për organizimin e Evropës: disa vende ecin drejt integrimit më të thellë në BE; të tjera integrohen më pak, duke dorëzuar edhe më pak sovranitet në Bruksel.

Ballkanin Perëndimor Friedrich Merz dhe CDU/CSU e konsideron me rëndësi strategjike për t'u anëtarësuar në BE. Në një seri pyetjesh që Merzi dhe CDU/CSU në Bundestag i drejtojnë Ministrisë së Jashtme gjermane (30.01.2025) ata interesohen nëse qeveria federale ka ndërmarrë hapa konkretë, "për t'u ofruar kandidatëve strategjikisht të rëndësishëm për anëtarësim (veçanërisht shteteve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë)...një perspektivë evropiane, që siç mendojnë pyetësit, duhet të ishte e shpejtë dhe e ndjeshme".

Merzi do ta forcojë Gjermaninë. Ai ka deklaruar se "ne e dimë, të paktën që nga Bismarcku, se kjo Evropë funksionon vetëm nëse Gjermania luan një rol të fortë". "...pa ne, kundër nesh, asgjë nuk do të ecë përpara në Evropë".

Siguria e ndryshimi i strukturës së industrisë gjermane

Çështja e sigurisë ka qenë përgjithësisht e para në fjalimet elektorale të Merzit. Së fundi ai deklaroi se "vendimtare është që të jemi në gjendje të mbrohemi". 2% të PBB  për mbrojtjen ai e sheh si minimumin, që duhet të shpenzojë Gjermania. Për këtë ai nuk e përjashton reformimin e frenës së borxhit, në kushtetutën gjermane. Kjo do të lejonte marrjen e borxheve për të investuar, pasi Gjermania nuk do të detyrohej të shpenzonte vetëm aq sa prodhonte në një vit.

Përballë situatës gjeopolitike, buxheti shtesë për mbrojtjen mund të jetë nga hapat e parë të qeverisë së re. Sidomos pas tronditjes së re në marrëdhëniet me SHBA, te e cila Gjermania është mbështetur për sigurinë e saj që pas Luftës së Dytë Botërore.

Disa institutucione, si Instituti Ekonomik Ifo i Mynihut, presin një ndryshim të strukturës së industrisë gjermane në drejtim të sektorit të mbrojtjes. Disa analistë e shohin industrinë gjermane të armatimit në një bum zhvillimi.

Roli i pritshëm i AfD-së në politikën e Gjermanisë

Në nivel drejtimi federal nuk pritet që AfD të luajë ndonjë rol. Të gjitha partitë e kanë përjashtuar bashkëpunimin me të. Por prania më e madhe në Bundestag dhe në forume dhe retorika e AfD-së mund të ndikojë në normalizimin e radikalizimit të disa njerëzve në Gjermani.

Megjithë skepticizmin e kritikëve, Merzi e ka theksuar disa herë distancimin nga AfD. Kjo megjithë hapin e guximshëm të tij, marrjen parasysh të një vote të përbashkët me AfD-në për migrimin në Bundestag. Merzi thotë se një bashkëpunim me AfD-në do të thotë fund i CDU-së.

Mbështetja nga Uashingtoni për AfD-në, kërkesa për ta rrëzuar "kordonin sanitar” ndaj AfD-së, duket se ka forcuar distancimin nga AfD në CDU.

Synimi i Merzit është që AfD të bjerë nën 5% e të mos futet në të ardhmen Bundestag. Për këtë ai synon të zgjidhë problemin e migrimit, p.sh. me dëbime e sprapsje të emigrantëve të paligjshëm që në kufi. Dhe të nxisë ekonominë, p.sh. duke ulur taksat e burokracinë.

Kjo mund të shpresohet pasi është rritur numri i të zhgënjyerve nga politika tradicionale, që ia japin votën AfD-së. Gjithashtu për AfD duket se votojnë mjaft të rinjtë dhe shumë gjermanolindorë.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve

Të dielën, në orën 17.45 pritet të përcillet një rezultat i parë paraprak për votimin. Tendencën, partitë, e marrin megjithatë zakonisht që prej orës 12. Nëse do të kemi surpriza nga votuesit, kjo del e qartë më vonë./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan