Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
SHKUP - Për të katërtën ditë radhazi, Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve të Drejtësisë dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH), në Maqedoninë e Veriut vijon me protesta duke kërkuar nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive dhe rritjen e pagave me 30 për qind për nëpunësit e disa ministrive dhe institucioneve shtetërore.
Kryetari i Sindikatës, Trpe Deanoski, në protestën e së premtes përpara Ministrisë së Financave, njoftoi se kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare për takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Ai theksoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare me Qeverinë, do të fillojnë me protesta “më radikale, greva”, dhe se do të shfrytëzojnë “çdo mundësi ligjore” deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Nëpunësit presin që Qeveria të tregojë mirëkuptim dhe ta pranojë këtë dorë ndihme nga Sindikata për të gjetur zgjidhje për kërkesat tona”, tha Deanoski.
Por, Qeveria shpreh dyshime se protestat janë të motivuara politikisht. Ajo e pranon se pagat nuk janë të larta, por arsyetohet se buxheti është i kufizuar.
Aktualisht, paga mesatare e punonjësve në Ministrinë e Kulturës, Drejtësisë, Mjedisit, Ekonomisë dhe Punës, Transportit dhe Transformimit Digjital, si dhe Entin Shtetëror të Statistikave, është rreth 471 euro.
Paga mesatare në nivel shtetëror në Maqedoninë e Veriut është 684 euro. Protestuesit kërkojnë një rritje prej 100 eurove.
“Nëse Sindikata (AOGJSH) vërtet kujdesen për pagat e punonjësve, i ftojmë për bisedime me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve reale. Përndryshe, mbetet dyshimi se AOGJSH punon për interesa të partive të caktuara, që synojnë të fitojnë pikë politike në kurriz të qytetarëve,” tha Qeveria në një reagim më 15 janar.
Por, Deanoski tha se “formalisht nuk kemi marrë ftesë për vazhdimin e dialogut”, duke nënvizuar se takimet nuk mund të zhvillohen përmes njoftimeve për media, por përmes kërkesave zyrtare për takim.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje opozitës që të mos përfshihet në këto protesta, duke theksuar se këto parti kishin shtatë vjet në pushtet për ta zgjidhur problemin e pagave.
Protestuesit akuzuan Ministrinë e Financave për mosndërmarrjen e masave të nevojshme dhe për mosmiratimin e propozimeve të tyre.
“Ne nuk e pranojmë diskriminimin dhe do të vazhdojmë të luftojmë për një rritje të drejtë pagash për të gjithë. Ne kërkojmë një shpërndarje të vërtetë dhe të drejtë të burimeve që do t’u mundësojë të gjithë punëtorëve të jetojnë në mënyrë sa më dinjitoz”, tha Zoran Gjorgjievski, anëtari i sindikatës nga Ministria e Drejtësisë.
Kjo është dita e katërt kur mbi 2.400 administratorë nga institucione të ndryshme publike të vendit kërkojnë rritjen e pagave.
Ditë më parë, Sindikata raportoi se në disa ministri kanë nisur edhe kërcënime ndaj punonjësve që të mos marrin pjesë në protestë./REL
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kenë rol udhëheqës në botë p...
Aleksandër Vuçiç SERBI - Protestat e vazhdueshme të studentëve në Serbi kanë detyruar autoritetet serbe të p&eu...
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se miqësia e miliarderit të teknologjisë Elon Musk me të djathtën ekstreme v&eu...
SHBA- Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten vendosi njëzëri që të miratojë ligjin f...
Foto ilustruese KOSOVË - Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Komisionit të Pavarur për Media (KPM) të prem...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha se foli në telefon me presidentin kinez Xi Jinping të premten për Tik...
Richelle Ryan SHBA - Richelle Ryan, ylli pornografik në industrinë e të rriturve, e cila u bë virale për mbështetjen e saj nd...
BEOGRAD- Një i moshur ka tentuar të godasë me thikë një student gjatë protestës në Novi Sad. Konkretisht ngjarja ka nd...
Donald Trump SHBA - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se politikat ekonomike të SHBA-së nën presidentin e ardhsh&eu...
SHBA- Gjykata e Lartë në SHBA ka vendosur që TikTok do të ndalohet atje nga e diela nëse nuk shitet nga kompania e tij mëmë...