
Durim Bami, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri që vepron kryesisht në Fushë-Krujë dhe Tiranë, do ekstradohet nga Dubai në Tiranë. Njeriu që konsiderohet nga policia si “i forti” i Niklës, rezulton të këtë humbur gjyqin për qëndrimin e tij si resident në Dubai, ndaj që shumë shpejt Bami, do ketë të njëjtin fat si disa nga personat shqiptarë që fshiheshin në Dubai.
Lajmi për ekstradimin e Bamit në Shqipëri, konfirmohet nga burime të sigurta, të cilat thanë për gazetarin Elton Qyno, se i dyshuari për disa ngjarje të rënda kriminale në Shqipëri, ka humbur gjyqin final në gjykatën e Dubait dhe shumë shpejt, autoritetin do nisin praktikën për ekstradimin e tij në Shqipëri. Mbëritja e Durim Bamit në Tiranë, shihet si fitore në korridoret e SPAK, ku prokurorët e posaçëm kanë shpresa se 46-vjeçari mund të bashkëpunojë me autoritetet e hetimit.
Aktualisht çështja penale ndaj Durim Bamit është përfunduar dhe dërguar në gjyq nga SPAK. Ndërsa akuzat zyrtare kundër tij janë të rënda si ajo e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” të, Hektor alias Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasit kryer kjo në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Njëherësh, Durim Bami, akuzohet nga SPAK dhe për “Kultivim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Ndalimi i Durim Bamit në Dubai është kryer në datën 21 Tetor 2024. Kjo ishte hera e dytë që Durim Bami, u arrestua nga policia e Dubait, pasi ai kishte shkelur rregullat e paraqitjes në një nga rajonet e policisë së Dubait. Për herë të parë ai u ndalua në muajin qershor 2024, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK në muajin Maj 2024. Shumë shpejt ai u lirua nga gjykata duke përfituar një leje qëndrimi dhe garancie për tu paraqitur në komisariat sa herë ishte e nevojshme për tu verifikuar. Por tre thirjeve në E-Mail të policisë së Dubait për ta verifikuar, Durim Bami, nuk i është përgjigjur çka solli arrestimin e tij për herë të dytë. Bami ka pretenduar se nuk kishte parë E-mailet ndaj nuk ishte paraqitur fizikisht në polici, ditën dhe orën e planifikuar.
Por këto pretendime nuk e ndihmuan për tu liruar nga burgu. Tashmë Durim Bami, ka humbur dhe procesin gjyqësor, duke i hapur rrugën ekstradimit të tij në Shqipëri. Pikërisht në këtë vend ai do përballet me disa akuza që çojnë në rrezikun e tij për tu deklaruar fajtor dhe mund të dënohet deri në 20 vite burgim.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
14 Dhjetor16:14
I dënuar më parë për vrasje/ Kapet në një fermë kanabisi dibrani në Angli
Një shtetas shqiptar nga Dibra, i dëbuar më herët nga Britania e Madhe për vrasje, është arrestuar sërish pasi dyshohe...
BOTA
14 Dhjetor15:26
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur politikë, mes tyre aktivisten e njohur të opozitës Maria Kolesnikova dhe fituesin e Çmimit No...
BOTA
14 Dhjetor15:18
Hyri ilegalisht në Itali dhe ngriti bazë trafiku kokaine në bodrumin e lokalit, arrestohet shqiptari
Policia italiane arrestoi një 22-vjeçar në Piacenza, që kishte hyrë ilegalisht në vend dhe kryente trafik droge. Ai u kap duke...
BOTA
14 Dhjetor15:02
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik–Shkup
Pas më shumë se dhjetë vjetësh ndërprerjeje, naftësjellësi Selanik–Shkup po kthehet sërish në funksion, pas...
BOTA
14 Dhjetor14:34
Po planifikonin një sulm terrorist në tregun e Krishtlindjeve, arrestohen pesë persona në Gjermani
Autoritetet gjermane thanë kanë arrestuar pesë burra të dyshuar për planifikimin e një sulmi me makinë në një nga...
BOTA
14 Dhjetor14:03
Rëndohet bilanci i sulmit me armë në Australi, 12 të vdekur dhe 29 të plagosur! Mes viktimave një fëmijë
Rëndohet bilanci i sulmit terrorist në plazhin e Sidney në Australi, ku shënjestër ishin qytetarë hebrenj që po kremtonin f...
BOTA
14 Dhjetor13:27
Dalin pamjet/ Momenti kur studentët fshihen në bibliotekën e universitetit gjatë sulmit me armë në SHBA
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentet e tmerrit në Universitetin Brown, ku studentë janë fshehur në bibliotek...
BOTA
14 Dhjetor12:55
Pritën të takonin Messin por ai u ndalua nga sigurimi, tifozët e zemëruar qëllojnë karrige dhe shishe në një event të tij në Indi
Tifozët e zemëruar që morën pjesë në turneun e Lionel Messit në Indi, kanë grisur karriget kanë hedhur sende drej...
BOTA
14 Dhjetor11:46
VIDEO/ Sulmi me armë në Sydney, një qytetar çarmatos njërin nga autorët e krimit teksa ai po qëllonte
Mediat australiane raportuan se ndërsa njëri nga të dyshuarit hapi zjarr pranë parkingut Campbell Parade, kalimtari u zhvendos drejt tij. ...