Sulm i ri me dronë ukrainas në Rusi, goditen depot e Wildberries, një i vrarë dhe disa të plagosur
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
TURQIA- Turqia ka pezulluar të gjitha importet dhe eksportet me Izraelin për shkak të veprimeve ushtarake në Gazë, duke u zotuar se ky vendim do të jetë në fuqi derisa Qeveria izraelite të lejojë dërgimin e ndihmës humanitare në rajon. Përmes një deklarate, Ministria turke e Tregtisë tha më 2 maj se “transaksionet e eksporteve dhe importeve në raport me Izraelin janë ndaluar dhe ndalesa përfshin të gjitha produktet”. Zyrtarët në Turqi do të koordinohen me Autoritetin Palestinez për t’u siguruar që palestinezët të mos preken nga pezullimi i importeve dhe eksporteve, tha Ministria turke e Tregtisë.
Ministria e Tregtisë e përshkroi këtë hap si “fazën e dytë” të masave kundër Izraelit, duke shtuar se ky vendim do të mbetet në fuqi derisa Izraeli “të lejojë dërgimin e papenguar dhe të mjaftueshëm të ndihmës humanitare në Gazë”. Muajin e kaluar, Turqia, një kritike e ashpër e veprimeve ushtarake të Izraelit, njoftoi për kufizimin e eksportimit të 54 llojeve të produkteve për në Izrael, përfshirë aluminin, çelikun, produktet e ndërtimit dhe plehrat kimike. Izraeli u kundërpërgjigj duke vendosur po ashtu pengesa tregtare.
Gjatë së enjtes, ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, akuzoi Turqinë për bllokimin e importeve izraelite dhe eksporteve nga portet turke. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, “po shkelë marrëveshjet duke bllokuar portet për importet dhe eksportet izraelite”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter. Qeveria e Erdoganit, që pësoi humbje të madhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në mars, po përballet me presion të madh brenda Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin. Kritikët e kanë akuzuar Qeverinë për dy standarde, përkatësisht se akuzon rëndë Izraelin, por edhe mban raporte tregtare me të.
Turqia e ka njohur Izraelin më 1949. Nën udhëheqjen e Erdoganit, tensionet janë rritur mes dy shteteve. Udhëheqësi turk ka intensifikuar kritikat e tij ndaj Izraelit pas ofensivës ushtarake në Gazë, duke e akuzuar Izraelin se po kryen krime lufte dhe gjenocid. Erdogan i ka përshkruar luftëtarët e Hamasit, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si luftëtarë të lirisë.
Gjatë kësaj jave, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se Turqia ka vendosur që t’i bashkohet rastit ligjor të ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke shtuar se shumë shpejt Ankaraja do të dorëzojë kërkesë formale për t’u përfshirë në rast. Afrika e Jugut ka ngritur një lëndë në GJND, duke e akuzuar Izraelin se ka shkelur Konventën për Gjenocid me ofensivën e saj ushtarake kundër Hamasit. Izraeli mohon se fushata e tij ushtarake në Gazë përbën shkelje të kësaj konvente./ REL
Harta SHBA- Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cil...
Gjatë shqyrtimit të projektligjit në senatin e Arizonës SHBA- Guvernatorja demokrate e Arizonës, Katie Hobbs, ka shfuqizuar nj&eum...
protesta SHBA- Përshkallëzimi i protestave në universitetet amerikane po detyron Presidentin Joe Biden të ndjekë një linj&eum...
fotot ilustruese BELGJIKË- Një belg 78-vjeçar është arrestuar me dyshimin për vrasjen e ish bashëshortes së tij 3...
foto ilustruese GAZA- Agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë (UNRWA) publikoi imazhe të Gazës, e c...
shqiprim arifi, ragmi mustafa PRESHEVË- Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka shprehur kritika për kryetarin aktu...
foto ilustruese GAZA- Një agjenci e OKB-së tha të enjten se rindërtimi i Gazës së shkatërruar nga lufta do të kusht...
foto ilustruese SHBA- Shteti amerikan i Floridës ka filluar të zbatojë një ligj të ri që ndalon shumicën e aborteve pas ...
foto ilustruese DUBAI- Shirat e dendur dhe stuhitë goditën Emiratet e Bashkuara Arabe ditën e sotme, duke çuar në anulimin e dis...
alicia kearns BRITANI- Dhoma e Ulët e Parlamentit të Britanisë së Madhe ka miratuar sot një mocion për Kosovën dhe Bosnj...