BOTA

DW: Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën!

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2025, 10:29

DW: Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të

Rusia po përdor rrjete kriminale për të sabotuar në të gjithë Evropën, duke rekrutuar kriminelë rusishtfolës nëpërmjet Telegramit. Qëllimi: destabilizimi dhe hakmarrja ndaj BE-së për mbështetjen e saj për Ukrainën.

Rusia ka krijuar një rrjet agjentësh për qëllimet e luftës së saj hibride kundër Evropës, ku institucionet shtetërore janë të lidhura ngushtë me botën kriminale. Sipas një studimi të përbashkët nga OJQ-ja GLOBSEC dhe Qendra Ndërkombëtare për Kundër-Terrorizëm (ICCT), njerëz me të kaluar kriminale që flasin rusisht po rekrutohen për të kryer operacione sabotimi në të gjithë Evropën. Rezultatet u prezantuan në Bruksel në një takim të Komitetit Special të Parlamentit Evropian për Mbrojtjen e Demokracive (EUDS).

Studimi i lidh këto taktika me luftën kundër Ukrainës, duke vënë në dukje se “operacionet hibride nuk janë një veprim anësor, por një shtyllë kryesore e strategjisë së Rusisë”. Studiuesit i krahasojnë këto taktika me metodat e Shtetit Islamik (IS), i cili më parë ka rekrutuar kriminelë në Evropë.

“Këtë herë, nuk është një organizatë terroriste, por një shtet që udhëheq rekrutimin dhe operacionet”, thotë studimi.

Nga janari 2022 deri në korrik 2025, 110 përpjekje sabotimi dhe sulmi të lidhura me Rusinë u regjistruan në Evropë, kryesisht në Poloni dhe Francë. Nga këto, 89 ishin të suksesshme ndërsa 21 u parandaluan mekohë. Autorët e studimit besojnë se numri i sulmeve të parandaluara ka të ngjarë të jetë më i lartë, sepse shërbimet e inteligjencës nuk i publikojnë të gjitha të dhënat.

Janë identifikuar 131 persona, të cilët janë të lidhur me incidentet, të paktën 35 prej të cilëve kishin dënime të mëparshme dhe u rekrutuan në burgje ose përmes organizatave kriminale. Kremlini më shpesh rekruton burra rreth 30 vjeç, nga vendet post-sovjetike, të cilët flasin rusisht dhe janë në rrethana të vështira jetese. Rekrutimi shpesh bëhet në internet, nëpërmjet “Telegramit”, por edhe përmes të afërmve dhe miqve.

Motivi kryesor për pjesëmarrje në sabotim është paraja – nga disa euro për shpërndarjen e fletëpalosjeve pro-ruse, deri te shuma të mëdha për sulme ndaj infrastrukturës kritike.

Hakmarrja ndaj BE për ndihmën e Ukrainës

Për të financuar këto aktivitete, Moska po përdor gjithashtu metoda të paligjshme për të anashkaluar sanksionet perëndimore për shkak të Ukrainës. “Këto kanale i lejojnë Kremlinit të shmangë kufizimet dhe të përfshijë më thellë rrjetet kriminale në strategjinë e tij të luftës hibride”, thotë studimi.

“Flukset e paligjshme të parave, krimi dhe operacionet hibride nuk janë të ndara, por elementë të një plani të vetëm veprimi.” Gjithashtu: “Fushata ushtarake e Rusisë – bombardimet, sulmet me zjarrvënie, përpjekjet për vrasje – duhet të shihen si ndëshkim për mbështetjen e BE-së për Ukrainën, por edhe si përgatitje për një konflikt të mundshëm më të madh.”

Dominika Hajdu nga GLOBSEC shpjegon se përdorimi i kriminelëve nga autoritetet ruse nuk është asgjë e re. Qytetarët që jetonin “në lindje të Perdes së Hekurt” kujtojnë se si mungesat në BRSS krijuan një varësi nga ekonomia ilegale. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ndryshe nga vendet e tjera post-komuniste, lufta kundër korrupsionit në Rusi nuk kishte përparësi. Në vend të kësaj, korrupsioni u bë normë dhe metodë funksionimi e institucioneve shtetërore.

Sipas Hajdu, në vitin 1994, mbi 500 grupe kriminale ishin aktive në Rusi, duke kontrolluar rreth 40.000 kompani. Në fillim të viteve 2000, ish-oficerët e KGB-së konsoliduan kontrollin mbi shtetin dhe lidhjet e tyre me botën e krimit u bënë pjesë e sistemit shtetëror.

Politikani polak Bartłomiej Sienkiewicz, anëtar i Parlamentit Evropian nga Partia Popullore Evropiane (PPE), beson se Kremlini ka përdorur prej kohësh metoda kriminale dhe botën e krimit për të rekrutuar agjentë në Evropë.

“Problemi është se si të reagojmë”, i thotë ai DW, duke përmendur shembullin e dronëve që kanë paralizuar aeroportet. “Askush nuk i ka rrëzuar. Ne duam të veprojmë kundër rekrutëve, por aktivitetet në “Telegram” ende nuk janë ndaluar, megjithëse BE duhet të kontrollojë platforma të tilla”, paralajmëron Sienkiewicz.

Rekomandime për BE-në

Autorët e studimit propozojnë një numër masash për reagimin e BE-së, duke përfshirë monitorim më të mirë të platformave online, veçanërisht “Telegram”. Ata gjithashtu sugjerojnë zgjerimin e përkufizimit të “kërcënimeve hibride”, sepse shumë strategji kombëtare nuk e marrin mjaftueshëm parasysh rolin e “aktorëve informalë si grupet kriminale, ndërmjetësit ideologjikë ose individët që veprojnë në interes vetjak”. Është pikërisht ky boshllëk ligjor që i lejon Rusisë të mohojë përgjegjësinë për sulmet dhe sabotimin.

Dominika Hajdu thekson rëndësinë e bashkëpunimit midis sektorit publik dhe privat: “Ata duhet të jenë partnerë, sepse kompanitë private në Evropë kanë mekanizma më të sofistikuar për zbulimin e aktiviteteve kriminale ruse”. Kjo është arsyeja pse ajo mbështet krijimin e një platforme koordinimi për të parandaluar sulmet hibride ruse ndaj vendeve evropiane./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan