BOTA

"Dy jetët politike të Friedrich Merz!" Zgjedhjet në Gjermani/ Kush është kandidati për kancelar i CDU-së?

M.B Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2025, 08:20

"Dy jetët politike të Friedrich Merz!" Zgjedhjet në

GJERMANIA- Kryetari i partisë konservatore gjermane Unioni Kristian-Demokratik (CDU) Friedrich Merz, dëshiron të bëhet kancelar i Gjermanisë.Friedrich Merz,  i cili në Parlamentin Gjerman, Bundestag, është kryetar i grupit parlamentar të Unionit, u kthye në Bundestag në vitin 2021 pas një ndërprerjeje dymbëdhjetëvjeçare. Tani, si kandidat për kancelar i partive simotra, CDU dhe CSU, ai synon të pasojë Olaf Scholz. 

Nëse ia del, në momentin e marrjes së detyrës, 69-vjeçari do të ishte kancelari më i moshuar që nga Konrad Adenauer. Ky i fundit ishte 73 vjeç kur u bë kancelar i Gjermanisë në vitin 1949. 

Dy jetët politike të Friedrich Merz

Merz ka pasur dy jetë politike: një përpara politikanes së CDU-së nga Gjermania Lindore, Angela Merkel, dhe një tjetër pas saj. Kur Merkel u vu në krye të grupit parlamentar të Unionit në vitin 2002 dhe më pas, në vitin 2005, u bë kancelare, Merz, i cili ishte dukshëm më konservator, u tërhoq dhe qëndroi larg politikës për vite me radhë. 

Friedrich Merz donte të bëhej kancelar që në vitin 2002. Por atëherë, grupi konservator, CDU/CSU, vendosi të emëronte si kandidat politikanin bavarez të Unionit Kristian-Social (CSU), Edmund Stoiber. Stoiber garoi dhe humbi kundrejt kancelarit të mëpasshëm socialdemokrat, Gerhard Schröder. Merz u largua nga politika dhe nisi të punonte si jurist. Në vitin 2009, ai nuk kandidoi më për Bundestagun.

Humbi betejën me Angela Merkel dhe u kthye pas largimit të saj

Ai është nga një krahinë malore e pasur e Vestfalisë, Sauerland – në perëndim të Gjermanisë – është katolik dhe jurist, ashtu si babai i tij. Deri më sot, jeton jo shumë larg nga vendlindja. Në moshën 33-vjeçare, në vitin 1989, u zgjodh deputet i CDU-së në Parlamentin Europian. Pesë vjet më vonë, kaloi në Bundestag. Atëherë u dallua shpejt si orator i mirë dhe i mprehtë. Ajo që thoshte në grupin parlamentar kishte peshë.

Pasi u largua nga politika, ai bëri karrierë në ekonominë e lirë. Nga viti 2005 deri në vitin 2021, ishte pjesë e një zyre ndërkombëtare avokatie dhe mori poste të larta në bordet mbikëqyrëse dhe administrative. Nga viti 2016 deri në vitin 2020, ka qenë kryetar i bordit mbikëqyrës të degës gjermane të agjencisë më të madhe në botë për menaxhim pasurish, BlackRock. Merz drejton si pilot një avion privat.

Pas largimit të parakohshëm të paralajmëruar të Merkelit nga politika, në vitin 2021, Merz u kthye dhe gradualisht u ngjit në karrierë. Në përpjekjen e tij të tretë, CDU-ja e zgjodhi kryetar partie në vitin 2022. Atë e paraprinte një reputacion si përfaqësues i politikave ekonomike liberale të krahut konservator të CDU-së.

"Probleme me të huajt" dhe "pashallarët e vegjël"

Merz votoi kundër liberalizimit të ligjit të abortit dhe kundër diagnostikimit paraimplantues në vitet 1990 në Bundestag. Kur parlamenti, në vitin 1997, kriminalizoi përdhunimin brenda martesës si çdo përdhunim tjetër, Merz nuk e mbështeti këtë masë në atë formë.

Deputeti i CDU-së është shprehur gjithmonë pro përdorimit të energjisë bërthamore. Është nxitës i politikave më liberale ekonomike dhe reduktimit të burokracisë. Gati 25 vite më parë, ka kritikuar politikat gjermane të migracionit, ka thënë se kemi "probleme me të huajt" dhe ka ngulmuar për një "kulturë prijëse". 

Shumë nga këto, ai i ka rikthyer në një kontekst të ndryshuar politik dhe shoqëror. Në fillim të vitit 2023, ai ka kritikuar mungesën e integrimit në Gjermani. "Ka njerëz që nuk kanë ç'kërkojnë në Gjermani që i tolerojmë prej kohësh duke mos i deportuar dhe pastaj habitemi kur ndodhin ekscese të tilla." Ai ka shtuar se baballarët u mohojnë mësuesve dhe sidomos mësueseve çdo autoritet mbi fëmijët e tyre, që sillen sikur të ishin "pashallarë të vegjël".

Deklarata të tilla nuk kundërshtohen më nga udhëheqja e CDU-së dhe grupit parlamentar të Unionit. Pas përfundimit të viteve Merkel, shumë nga shokët e saj politikë, që mbështesnin një kurs më progresiv, u larguan. Merz ka siguruar që grupi parlamentar i Bundestagut, siç thotë ai, të hyjë sërish në kursin e tij në pjesët kryesore të politikës gjermane. Ai thotë: "Kam nisur, shtyrë dhe përfunduar këtë proces paralelisht edhe në CDU me programin e ri të parimeve." Përfundimi i tij: "Tani jemi sërish në kursin e duhur."

Merz përfaqëson një Union që është bërë dukshëm më konservator.  Ngjashëm me 20 vite më parë, ai tani po shikon mundësinë e kthimit te energjia bërthamore dhe synon të kufizojë politikat e migracionit. Epoka e Scholzit me "koalicionin tripartiak të qendrës së majtë", sipas tij, i takon së kaluarës. "Koalicioni që nga mbrëmë është histori, ai nuk dështoi vetëm për shkak të liberalëve, por dështoi nga mungesa e përbashkët e bazës për një aleancë qeverisëse që në fillim."

Merz dëshiron tani të zëvendësojë Scholzin dhe qeverinë e tij minoritare. Me cilët partnerë koalicioni do ta bëjë këtë mbetet ende e hapur./ DW

gjermania

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan