Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
FRANCË- Pallati presidencial francez bëri publike përbërjen e një qeverie të re ku mbizotërojnë konservatorët dhe centristët, më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve që thelluan ndasitë politike, ndërsa Franca përballet me sfida financiare dhe diplomatike në rritje.
Një koalicion i krahut të majtë siguroi numrin më të madhe të vendeve në zgjedhjet parlamentare në qershor dhe korrik, por nuk arriti të fitonte një shumicë.
Grupet studentore dhe aktivistët e së majtës mbajtën protesta në mbarë vendin të shtunën kundër një qeverie që ata thonë se refuzon vullnetin e votuesve.
Presidenti Emmanuel Macron emëroi konservatorin Michel Barnier si kryeministër në fillim të këtij muaji, edhe pse partia republikane e tij pati një paraqitje të dobët në zgjedhje. Zoti Barnier e formoi qeverinë pas negociatave të vështira. Zoti Macron e dekretoi atël.
Partia e ekstremit të djathtë kundër imigracionit Bashkimi Kombëtar i politikanes Marine Le Pen nuk ka ministra në qeverinë e zotit Barnier, por ka vota të mjaftueshme në parlament për ta rrëzuar atë. Kjo parti siguroi një fitore jo të drejtpërdrejtë me emërimin e konservatorit të Bruno Retailleau si ministër të ri të brendshëm, detyra e të cilit përfshin çështje kritike të brendshme si siguria kombëtare, imigracioni dhe zbatimi i ligjit.
Përbërja dhe orientimi i qeverisë së Francës është i rëndësishëm sepse ky vend është një zë udhëheqës në politikën e BE-së, ndër ekonomitë më të mëdha të botës dhe anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ka armë bërthamore dhe të drejtën e vetos.
Kabineti prej 39 anëtarësh përfshin kryesisht ministra nga aleanca qendrore e zotit Macron dhe republikanët konservatorë. Jean-Noël Barrot, një politikan centrist i njohur për punën e tij në transformimin dixhital dhe çështjet evropiane, është ministri i ri i Jashtëm. Ai sjell përvojë të gjerë në çështjet komplekse ndërkombëtare, veçanërisht brenda BE-së.
Ministri i ri i financave është Antoine Armand, një figurë gjithjë e më e njohur në politikën franceze që tani ka për detyrë të drejtojë politikat fiskale të Francës dhe të menaxhojë buxhetin e ardhshëm të vitit 2025, mes presionit nga Brukseli për të trajtuar borxhin në rritje të Francës.
Sébastien Lecornu do të vazhdojë të mbajë postin e tij si ministër i mbrojtjes. Ai ka qenë i rëndësishëm në forcimin e aftësive ushtarake të Francës, përfshirë modernizimin e sistemeve të mbrojtjes dhe menaxhimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Udhëheqja e tij në mbrojtje do të jetë vendimtare për rolin e Francës brenda NATO-s dhe tensionet gjeopolitike në rritje nga luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.
Aftësia e zotit Barnier për të qeverisur në mënyrë efektive është tashmë nën vëzhgim. Kundërshtarët e tij politikë nga e majta zotohen ta sfidojnë atë në çdo hap, ndërsa e djathta ekstreme thotë se do të monitorojë nga afër qeverinë.
Sprova e parë e madhe politike për Kryeministrin Barnier do të vijë më 1 tetor, kur ai të mbajë fjalimin për politikat e tij në Asamblenë Kombëtare./VOA
donald trump SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë të transmetuar të dielën se nuk do të kand...
kamala harris SHBA- Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në të cilën një nga kandidatët kryesorë është g...
foto nga funerali LIBAN- Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, ka thënë se grupi kishte hyrë n&e...
kate middleton BRITANI- Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka bërë paraqitjen e saj të parë publike që kur njoftoi se kishte...
SHBA- Ligjet ekzistuese që mbrojnë lirinë e fjalës në internet po vihen në pikëpyetje nga i gjithë spektri politik t&e...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden priti këtë fundjavë udhëheqësit e Australisë, Indisë dhe Japonis&e...
NEW YORK- Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta...
foto ilustruese AFGANISTAN- Ligjet absurde të vendosura nga regjimi taleban në Afganistan ndaj grave kryesisht, tashmë nuk do të "kurse...
foto ilustruese BRITANI- Më shumë se 700 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me 11 varka të vogla ditën e djeshm, sipas shif...
LINDJE E MESME- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli i ka shkaktuar Hezbollahut “goditje që nuk mund t’i ketë ima...